Arabia Saudite njoftoi dje emërimin e një ambasadori të ri në Damask, i pari pas më shumë se një dekade përçarjeje, pas shpërthimit të luftës jashtëzakonisht të komplikuar në Siri. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve saudite SPA, qeveria emëroi Faisal bin Saud Al Mejfel si ambasadorin e ri të mbretërisë në Siri.
I dërguari i ri deklaroi se synimi i tij është të “forcojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve simotra”, pothuajse një vit pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Pas vitesh izolimi diplomatik, pasi shtypja e një kryengritjeje civile në vitin 2011 çoi në shpërthimin e luftës civile, Siria e Bashar al-Asad u ribashkua me Ligën Arabe në maj 2023. Arabia Saudite, e cila mbështeti grupet rebele kur shpërtheu lufta në Siri dhe mbylli ambasadën e saj në Damask në vitin 2012, që atëherë ka rivendosur marrëdhëniet me qeverinë e Asadit dhe ka rihapur misionin e saj diplomatik në kryeqytetin sirian.
Mbretëria fillimisht dërgoi një të ngarkuar me punë, ndërsa në Riad ai mori detyrën e ambasadorit të Sirisë në dhjetor.
(BalkanWeb)