Author: Hamdi Kumanova

Kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, si dhe ish-zyrtarët Koço Angjushev, Sasho Mijalkov, Nikola Gruevski, Katica Janeva… janë vetëm disa nga zyrtarët që u futën në “listën e zezë” amerikane të sanksioneve për shkak të korrupsionit. Ata për momentin nuk do të dënohen më tej sipas ligjeve të shtetit, sepse deputetët e kësaj përbërje parlamentare nuk i kanë shqyrtuar ndryshimet në ligjin për masat kufizuese, të cilat i ka propozuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ndryshimet ligjore parashikuan zgjerimin e listës maqedonase të personave të sanksionuar me persona tashmë të vendosur në “listën e zezë” amerikane,…

Lexo më Shumë

Dje në rrugën “Bregallniçka” në Shtip automjeti “Opel Vectra” me targa të Kriva Pallankës, drejtuar nga K.I. (64) nga Shtipi ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari D.J. (29) nga Strumica, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer policia e SPB Shtip./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave të deputetëve në KShZ, ndërsa të mërkurën partitë do të nënshkruajnë deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike. Nesër në mesnatë mbaron afati për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 parlamentare. Deri në këto momente asnjë parti politike nuk ka dorëzuar në formë zyrtare listat e tyre të kandidatëve për deputetë, por tradicionalisht këtë gjë partitë politike e bëjnë ditën e fundit, thonë nga KShZ-ja. Gjatë fundjavës së kaluar koalicioni për “Ardhmërinë Evropiane” e udhëhequr nga koalicioni i LSDM-së, “Maqedonia e juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE,…

Lexo më Shumë

Barnatoret po mbeten pa staf. Për pesë vjet, më shumë se 100 farmacistë të licencuar u larguan nga vendi për të punuar për pagë më të mirë në vendet evropiane. Nga Oda e Farmacistëve thonë se numri është shumë më i madh, farmacistët fillimisht largohen dhe pas një kohe pasi u njihet diploma dhe licenca, kthehen për të marrë certifikatën për punë jashtë vendit nga Oda e Farmacistëve. Migrimi më i madh është evidentuar në Gjermani, ku paga mujore e një farmacisti arrin deri në tre mijë euro. “Ikja e stafit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kuadro të…

Lexo më Shumë

Banorë të Haraçinës për gazetën KOHA thonë se të shtënat me kallashnikov ndaj kryetarit të Haraçinës duket se kanë ardhur nga personat e njëjtë që vitin e kaluar u futën në zyrën e kryetarit Ridvan Ibraimi dhe e goditën. Bëhet fjalë për një të dyshuar – një djalë të familjes Ajvazi, i njohur për disa vepra penale dhe që kërkohet nga drejtësia e Maqedonisë. Të lënduar, përveç kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka mbetur edhe A.A. djelai i shoferit të kryetarit dhe një tjetër me emrin Eshtref. Të lënduarit janë dërguar në Qëndrën Urgjente në Shkup. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Misioni kryesor i Frontit Evropian është që të ndryshoj modelin zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Kështu është shprehur kandidati për president nga ky bllok politik, Bujar Osmani, gjatë një aktiviteti partiak të organizuar nga PDSH. Ai tha se, për herë të parë një bllok multietnik i udhëhequr nga shqiptarët, nuk garon për t’u bërë partner koalicioni, por kërkon mandat për të udhëhequr shtetin dhe kjo sipas tij, është një ndryshim kualitativ i statusit të shqiptarëve në vend. “Kandidatura ime nuk është vetëm kandidaturë e një politikani që ka eksperiencë vendore dhe ndërkombëtare por, është para së gjithash një…

Lexo më Shumë

Sot gjatë ditës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Haraçinë ku është gjuajtur me armë ndaj kryetarit Ridvan Ibraimi dhe kanë ngelur të plagosur disa persona. Një vit më parë Ridvan Ibraimi ishte kërcënuar me jetë dhe në disa raste e kishte ndërprerë edhe punë. Deklarata e tij me 25 Maj 2023. “Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës. Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë. Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të…

Lexo më Shumë

Më datë 01.04.2024 në ora 02:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova. Ata janë kapur duke tentuar të kryejnë “vjedhje të rëndë” të një motoçiklete “Aprilia” me shenja regjistrimi të Tetovës, në pronësi të G.C.(44) nga Tetova. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tyre do të vijojë një parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mohon fuqishëm spekulimet, pasaktësitë dhe pretendimet e paraqitura nga VMRO DPMNE lidhur me tekstet elektronike në konferencën e tyre për media. Tekstet dixhitale interaktive janë pjesë përbërëse e Konceptit të arsimit fillor dhe programit të arsimit fillor,mbështetur nga Qeveria dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e kanë mbështetur në mënyrë aktive procesin. MASH gjatë 2 viteve të fundit, renovoi rreth 100 shkolla fillore, pajisi me pajisje TIK dhe lidhje interneti çdo klasë dhe për herë të parë në vend, digjitalizoi tekstet shkollore për klasat 4, 5 dhe 6 në të gjitha gjuhët mësimore.…

Lexo më Shumë

Me vendim të Komisionit Rregullativ për Energji, nga mesnata çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 den. dhe do të shitet me çmim prej 87,50 den/litër. EURODIZELI (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) më lirë për 1,00 den. dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) do të jetë 76,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 75.00 den/lit. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Lexo më Shumë

Dy persona gjatë ditës së djeshme me një përleshje fizike kanë shkelur fizikisht rendin dhe qetësinë publike në qendër të Kumanovës. – Me datë 31.03.2024 në ora 09:15 në RSV Kumanovë është raportuar se në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë është prishur rendi dhe qetësia me një përleshje fizike në mes J.S.(31) dhe M.L.(24), të dy nga Kumanova, njoftojnë nga MPB-ja. Siç shtojnë nga aty,pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë një dorëzim përkatës.

Lexo më Shumë