Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit deklaroi se pret që propozimi që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të mbështetet nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që ai të jetë personi i parë i shtëpisë ligjvënëse. Lidhur me deklaratën e liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, se do të japë mbështetje blanko për projektet nëse Afrim Gashi nuk bëhet kryetar, ai u përgjigj se Apasiev më herët ka pasur ofertë nga VMRO-DPMNE për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas. “Dimitar Apasiev kishte një ofertë blanko për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas, ai vendosi…
Author: Hamdi Kumanova
Universitetit Bujqësor i Tiranës në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi 4-vjeçar, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rama risolli në vëmendje transformimin e universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas standardeve europiane. “Ky është një moment realisht historik për universitetin tuaj dhe një nga momentet jo të shpeshta kur marrja me politikë që ka gjithë ato siklete dhe rëndon, të bën të mendosh se; ç’mu desh kjo punë. Kjo të jep një sadisfaksion që të gjitha të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishit një situatë jo të lehtë me rekrutimet…
SPB Tetovë njofton se në rrugën Mavrovë-Dibër ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilën lëndime të rënda ka marrë një 49-vjeçare. “Më 27.05.2024 në orën 10.50 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, pranë livadheve të Senës, një automjet pasagjerësh “Golf” me shenja regjistrimi të Gostivarit, të drejtuar nga T.M.(76) nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtarja L.M. (49) nga Gostivari të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar”, thuhet në njoftimin e…
Gjatë punimeve ndërtimore pranë ish-garnizonit në Manastir, janë gjetur 1408 pushkë të vjetra, me origjinë nga luftërat e kaluara ballkanike, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Armët e gjetura, shton QKM, janë marrë dhe janë ruajtur në mënyrë të sigurt nga ekipet e zyrës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) Manastir. Qendra u bën thirrje qytetarëve nëse rastësisht gjejnë armë, bomba, granata dhe pajisje të ngjashme ushtarake të pashpërthyera nga luftërat e kaluara, të mos i prekin apo lëvizin, por të lajmërojnë në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. “Pas kësaj,…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se pret mbështetje që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit. “Pres nga të gjithë që janë nënshkruar mbrapa mbështetjes që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, tha Mickoski.
Një tërmet me intensitet 2.4 ballë sipas shkallës Rihter ka dridhur Maqedoninë e Veriut sot para orës 11:00, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit është 21 kilometra në veriperëndim të Shkupit, pra në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.
Ekipi i volejbollit të Maqedonisë sot është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu për në Shkup, njofton Ekipa. Për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih ku bëri një ulje emergjente. Volejbollistet tanë po qëndrojnë në hotel dhe nesër në mëngjes do të marrin një fluturim të ri për në Shkup, transmeton Lideri.mk. “Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë…
Kryetari i Levicës edhe njëherë shpalosi qëndrimin e subjektit që ai drejton se nuk do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit. Ai madje i ofroi mbështetje pa kushte kreut të VMRO-DPMNE-së për siç u shpreh vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë. “Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi njëherit pjesë e Frontit Evropian në prag të seancës konstituive të Kuvendit i pyetur nga gazetarët nëse do të mbështes Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, nuk dha përgjigje. Ndërkohë i pyetur nëse është i koordinuar me BDI-në, tha shkurt. “Le vëlla BDI-në, Fronti Evropian, Fronti Evropian”, tha shkurt Thaçi.
Deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri deklaroi sot se është obligim moral që Fronti Evropian të mbështes kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, sepse sipas tij bëhet fjalë ëpr një kandidat shqiptar, shkruan Alsat. “Për vet faktin që bëhet fjalë për një kandidat shqiptar, ne si Alenacë asokohe kemi dhënë dëshmi se kemi mbështet kandidaturën e zotit Talat Xhaferi, si kandidat për kryetar të Kuvendit, konsideroj se edhe ata e kan për obligim moral që të japin mbështetje ndaj zotit Afrim Gashi. Prioritet e qeverisjes veçse i ka treguar edhe kryetari jonë se do të jetë lufta kundër korrupsionit…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair, ku një automjet ka goditur një motoçikletë, përcjell TV21. Nuk ka persona rëndë të lënduar, ndërkaq aksidenti ka bërë që të krijohen kolona të gjata.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas shqiptarë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37 nga…

