Author: Hamdi Kumanova

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas shqiptarë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37 nga…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se pandemia e koronavirusit uli jetëgjatësinë globale me 1.8 vjet, në një total prej 71.4 vjetësh. “Pandemia e koronavirusit ka përmbysur trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lindje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, thuhet në një raport të publikuar nga OBSH. Një person mesatar pritet të jetojë 61.9 vjet të shëndetshëm, 1.5 vjet më pak nga nivelet e vitit 2012.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë. Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. “Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar. Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga…

Lexo më Shumë

Të shtunën, më 1 qershor, hyn në fuqi faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar të huaj, e cila do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha një kuotë të dyfishtë të punëtorëve nga rajoni të cilët do të mund të gjejnë më lehtë punë në Gjermani.Vitin e kaluar qeveria gjermane prezantoi Ligjin për Imigrimin e Punëtorëve të Kualifikuar (FEG), dispozitat e të cilit hyjnë në fuqi gradualisht.Në fakt, bëhet fjalë për zgjatjen e ligjit nga viti 2016, i cili u mundësoi qytetarëve…

Lexo më Shumë

Të hënën në mesditë një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, nga data 17 deri më 23 maj, janë raportuar 34 raste të reja të kollës së keqe, duke shënuar një rënie prej 22.7% krahasuar me javën e mëparshme, ku u regjistruan 44 raste. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, tre prej këtyre rasteve të reja kanë kërkuar trajtim spitalor. Shumica e rasteve janë identifikuar në Shkup, me një total prej 27 rastesh, ndërsa katër të tjerë janë shënuar në Tetovë dhe nga një rast në Prilep, Kërçovë dhe Veles. Rastet përfshijnë individë nga një muaj deri në 73 vjeç, me pjesën më…

Lexo më Shumë

Sot deputetët e rinj edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika. Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim…

Lexo më Shumë

Artan Hoxha ka dhënë detaje nga kapja e 320 kg kokainë në Portin e Pireut, që vinte nga Amerika Latine, ngjarje që çoi në pranga edhe disa shqiptarë nga Patosi, mes tyre 54 vjeçarin Asdren Muharremi. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi. Gazetari e përshkroi shqiptarin e kapur, Muharremi, si një biznesmen me “biznese të rregullta” në Shqipëri. ” Rasti i fundit i Pireut, kemi trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Mediat greke u munduan ta…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka folur për punën një vjeçare të kryetarëve të komunave veriore dhe po ashtu për punën e kuvendeve komunale. Ai e konsideron vit të vështirë, por që thotë se ka pasur sukses dhe progres gjatë këtij viti. ‘’Ka qenë vit i vështirë, sidomos kur kemi marr detyrën si kuvendar dhe si kryesues i kuvendit, kemi punuar në proces 6-7 mujor, derisa kryetarët i kanë marr postet, e kemi marr në gjendje me 12 punëtorë, dhe ne kemi përgatite terrenin për marrjen e detyrës’’, shprehet ai. Ugljanin thotë se Kuvendi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka bërë thirrje indirekte për vrasjen e tij. Vuçiq ka komentuar deklaratat e Konakoviqit, në të cilat ka përmendur se Vuçiq duhet të vijë në Srebrenicë më 11 korrik ose në OKB, ku do të përkujtohet përvjetori i gjenocidit. Vuçiq e interpretoi këtë si thirrje për vrasje. “I lexova ato deklarata, por nuk munda t’i shikoja. Do të shpjegoj në disa pika. E para është se fajin për gjithçka e ka Vuçiqi, që sipas tyre është mirë. E dyta është se ata janë…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve së sigurisë, Drizan Shala, derisa flet për një vjetorin e katër kryetarëve në komunat veriore, e konsideron të qetë gjendjen në Veri dhe thotë se Policia e Kosovës e ka nën kontrolle atë pjesë. ‘’Sa i përket gjendjes se qeverisjes në katër komunat veriore, mund të konstatojmë se Policia e Kosovës ka në duar, kontrollin e saj në katër komunat veriore, që ishin vatër e aktiviteteve kriminale dhe strukturave të Serbisë’’, thekson ai. Ai shton se situata edhe pse është nën kontrolle, mund të ketë nga momenti në moment nxitje të situatës nga Serbia. ‘’Mund të vijmë…

Lexo më Shumë