Sot në Kumanovë ka filluar ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, përcjell TV21. Për projektin në fjalë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u siguruan 50 milionë denarë për vitin 2023, ndërsa për këtë vit janë paraparë 70 milionë denarë.
Author: Hamdi Kumanova
U kap në flagrancë duke në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari. Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti: E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit këtë të hënë për të prezantuar projekt-rezolutën anti-korrupsion. Ai tha se kjo draft-rezolutë është pikërisht ajo që i duhet Shqipërisë për të shkuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2030. “Kjo draft-rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptar, për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK, apo është propaganduar se ne jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Ne jemi në luftë prej 10 vitesh,…
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup sot kanë kryer aktivitete për largimin nga deponia e gjerë e egër që ndodhet në parkingun e varrezave të qytetit “Butel”, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit “59”, informojnë nga ndërmarrja publike. Në kuadër të aktiviteteve, përafërsisht 80 metër kub kryesisht mbetje komunale të hedhura në mënyrë të paligjëshme. Në të njëjtën kohë është fshirja manuale dhe makinerike, si dhe larje me makinë në hapësirën e parkingut duke përdorur një autocisternë. Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup apelojnë që të ndalohet hedhja e paligjshme dhe e pakujdesshme e…
Më 27.05.2024 në orën 00.40 në SPB-Tetovë, personi M.S. (19) nga Tetova, ka raportuar se ditën e mëparshme rreth orës 22.50 para një ndërtese banimi ku jeton në Tetovë është sulmuar fizikisht nga E.E. nga Tetova dhe disa persona të tjerë. Janë marrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.TS
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski, tha sot ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, transmeton Portalb.mk. “Kam marrë konstatime se shkalla e vdekshmërisë në Klinikë është rritur. Kam formuar një komision dhe raportin e kam marrë të premten dhe nuk ka pasur devijime të rëndësishme. Por sot mora një tjetër informacion, se për 170 pacientë nuk është paraqitur asnjë informacion në ‘Terminin tim’ për letrat e lirimit dhe vdekjet, ndaj supozoj se shifra e vdekshmërisë mund të ndryshojë. Unë jam ministër në largim dhe kam dashur ta shtyj këtë, por sot vendosa ta shkarkoj Shokarovskin përkundër…
Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se i ka vjedhur makinën një 62-vjeçari. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.T., banues në fshatin Mëzez, Tiranë. Ai dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, në Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari, që u gjet i braktisur dhe dëmtuar në rrugë në këtë qytet. “Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Mëzez, Tiranë. Pasi nga veprimet hetimore dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari. Automjeti u gjet në lagjen…
Kosova tashmë është anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kjo pasi Asambleja me shumicë votash ka miratuar statusin e Kuvendit të Kosovës. Për këtë ka reaguar edhe kryesuesi i delegacionit kosovar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni. Deputeti Hyseni ka thënë se “letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”. “Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit…
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e quan lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar. Por, Hamza thotë se duhet të rriten përpjekjet drejt strukturave të NATO-së, sic është Parneriteti për Paqe. Postimi i plotë: Është lajm i mirë që Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Ne tani duhet t’i rrisim përpjekjet që t’i bashkohemi strukturave të aleancës veriatlantike, duke nisur nga Partneriteti për Paqe. Nga një konsumuese e sigurisë, Kosova duhet të bëhet kontribuese në paqen dhe sigurinë…
Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se është i bindur se qeveria VMRO-DPMNE-VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë. “Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin patjetër, do të thotë nuk ka mundësi të mos ndodhin. Ajo çështje është e kryer dhe është e marur vesh, ka dakordësi për atë pjesë”, theksoi mes tjerash Sejdiu.
Me rastin e rënjes heroike të Dëshmorit Arif Ibrahimi në fsh. Strim më dat 27.05.2001, ftoheni sot 27.05.2024 ora 17 për homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fsh. Sllupçan. Arif Ibrahimi u lind në fshatin Llopat. Me fillimin e luftës ai do t’i përgjigjej zërit të atdheut dhe do të kyçej në UÇK, në Brigadën 113 “Ismet Jashari”. Më 27 Maj 2001 ra heroikisht në fushën e nderit. Arif Ibrahimi u varros në Likovë kurse, në mars të vitit 2003, u rivarros në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Sllupçan.
Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), këtë fundjave në Stamboll realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Omer Bollat “Jemi shumë të kënaqur që patëm mundësinë për të forcuar shtesë marrëdhëniet tregtare mes vendeve tona. Këto marrëdhënie të forta, të bazuara në relacionet historike të dy vendeve, na e bëjnë më të lehtë ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe investimeve. Në përputhje me qëllimin tonë për të rritur vëllimin e tregtisë tonë nga 875 milionë dollarë në 1 miliard dollarë në vitin 2023, u konfirmua zgjerimi i shtrirjes së…

