Author: Hamdi Kumanova

Dobrila Kacarska, aktualisht Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, do të japë sot një konferencë për media ku pritet të pasqyrojë mandatin e saj trevjeçar si udhëheqëse e institucionit më të lartë gjyqësor në vend. Kjo shënon përfundimin e mandatit të saj, që skadon më 2 qershor, dhe hedh dritë mbi procedurat e ardhshme për zgjedhjen e pasardhësit të saj. Procesi i zgjedhjes së Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese është i përcaktuar qartë nga Rregullorja e Punës së Gjykatës. Çdo gjyqtar në gjykatë ka të drejtë të propozojë një kandidat për kryetar, dhe kandidati për kryetar përzgjidhet nga një komision i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka njoftuar se në Manastir ka nxjerrë udhezim për kryerjen e hetimit ndaj një personi 23-vjeçar i dyshuar për veprën penale – Abuzim seksual ndaj një personi të paaftë nga pika 1 e nenii 187 të Kodi Penal. Më 23 prill, në shtëpinë e tij në Mansatir, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me një person me sëmundje mendor të përjetshme, duke e shtyrë atë të kryejë veprim seksual, ndërsa akti është regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt në një kanal të regjistruar në Youtube. Prokurori përgjegjës ka paraqitur propozim për vendosjen e masës së paraburgimit për të dyshuarin para gjyqtarit…

Lexo më Shumë

Volodymyr  Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie, e cila përfshin një angazhim nga Brukseli për të furnizuar Kievin me 30 avionë luftarakë F-16. Ukraina do të marrë 977 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë) ndihmë ushtarake nga Belgjika gjatë vitit 2024 në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe dhjetëvjeçare, pretendoi Zelensky në një postim në X (ish-Twitter) pas takimit të tij me De Croo në Bruksel të martën. Belgjika iu bashkua të ashtuquajturit ‘koalicion F-16’ me Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë vitin e kaluar. Por pakti i sapo nënshkruar “për herë të parë… specifikon numrin…

Lexo më Shumë

Një mosmarrëveshje mes dy familjeve përfundoi me sulm të hënën në mbrëmje në Klinë. Tre të rinj u arrestuan nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht tre persona e madje kanë shkaktuar edhe aksident. Të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet. Media ka mësuar se incidenti dyshohet se ndodhi pasi njëra nga viktimat, e cila është gruaja e një familjari të personave të dyshuar vendosi të largohej nga shtëpia e burrit, pasi ky i fundit ishte në burg. Bazuar në informacionet e para, gruan kishte shkuar për ta marrë me taksi nëna e saj me një…

Lexo më Shumë

Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë një prokuror gjatë argumenteve mbyllëse në gjyqin penal kundër ish presidentit lidhur me manipulimin e të dhënave të biznesit. Pala mbrojtëse e cilësoi dëshmitarin kryesor të çështjes si “gënjeshtarin më të madh të të gjitha kohërave” ndërsa i kërkoi jurisë që ta hedhin poshtë akuzën ndaj klientit të tyre. Deklaratat kundërthënëse, të akuzës dhe palës mbrojtëse, jashtëzakonisht të ndryshme lidhur me vlerësimet e tyre për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe fuqinë e provave, u ofruan të dyja palëve një shans të fundit për ta bindur jurinë. Pas mbylljes…

Lexo më Shumë

Dyfish është rritur numri i rasteve emergjente që marrin ndihmë mjekësore në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën. Naum i Ohrit” në Shkup. Drejtori i Klinikës, Luben Arsenkov, në një prononcim për mediat sot tha se për shkak të situatës me sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nëna Tereza” janë pranuar rreth 170 pacientë urgjentë, prej të cilëve 150 janë trajtuar në mënyrë kirurgjikale. “Mesatarisht në bazë ditore rreth 250 pacientë ekzaminohen vetëm në Ambulantën emergjente dhe duke marrë parasysh që në ambulantat e specializuara janë rreth 100 deri në 150 pacientë në ditë, që do të thotë…

Lexo më Shumë

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit: F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem. Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A. Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Lexo më Shumë

Dy ditë pas incidentit të armatosur në rrugën e plastikave ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u lënduan, akoma nuk dihen motivet. Ministria e Brendshme thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet së bashku me Prokurorinë Publike për gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e këtij incidenti të armatosur. Dy personat që mbetën të plagosur në këtë incident janë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e të riut 19 vjeçar O.B i plagosur në incidentin në rrugën e plastikave është e qëndrueshme por vazhdon të mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, Xh.D, nën dyshimin se e ka dhunuar një 18 vjeçare me aftësi të kufizuara mendore. Prokuroria ka dhënë detaje të aktakuzës së ngritur. “Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 Maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën…

Lexo më Shumë

Deputetët e Frontit Europian kanë braktisur seancën konstitutive në Kuvend, ku si pijë e katërt ishte propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që si propozim i 75 deputetëve, është Afrim Gashi.              https://m.facebook.com/watch/?v=8433309393363061&paipv=0&eav=AfbC9dL23lTsNQmIYNsNEhJgq1o4BRhWZmvIg4Rm803lVRJOfPiaeiMx4nPHGA3zf7o&wtsid=rdr_0Wk1pGzUJwGJjEEOt&ref=embed_video&_rdr

Lexo më Shumë

Në muajin mars të këtij viti në Maqedoni janë konsumuar gjithsej 576.974 megavat orë energji elektrike, 22.692 milionë metër kub standard gaz natyror, 454.378 ton qymyr dhe 81.059 ton produkte nafte. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 79 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga prodhimi vendor, ndërsa 98,1 për qind e gjithsej thëngjillit të konsumuar përdoret për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Levica vazhdon të kundërshtojë zgjedhjen e Afrim Gashit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Deputeti i kësaj partie, Mecinoviq, gjatë fjalës së tij në seancë parlamentare deklaroi se VMRO DPMNE-ja po e hap rrugën që në të ardhmen ta bëjë kryeministër Afrim Gashin në fund të mandatit. “Afrim Gashin nuk po e zgjidhni vetëm kryetar të Kuvendit, por edhe kryeministër të ardhshëm në 100 ditët e fundit të mandatit”, deklaroi Mecinoviq.

Lexo më Shumë