Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov, veprimtarit Adem Demaçi, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Duke e pranuar çmimin si homazh për popullin e Kosovës, Demaçi tha se “liria e fjalës është hapi i parë, vendimtar drejt demokracisë. Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog, pa dialog e vërteta nuk mund të vendoset dhe pa të vërtetën përparimi është i pamundur.” Këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharov, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung…
Author: Hamdi Kumanova
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet këtë të enjte (4 dhjetor) në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Takimi vjen menjëherë pas vizitës pesëorëshe të Witkoff-it në Kremlin të martën, ku ai bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas Moskës, diskutimet nuk prodhuan “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Donald Trump i cilësoi bisedimet me Putinin, ku mori pjesë edhe Jared Kushner, si “mjaft të mira”, por paralajmëroi se është ende herët për të pritur rezultate konkrete. “Duhen dy…
Grupi rebel kolumbian ELN liroi të mërkurën 28 persona që i mbante peng që nga janari, pas një sulmi në shkallë të gjerë ndaj një grupi tjetër rebel që vrau më shumë se 100 persona në një sektor të kufirit me Venezuelën, tha avokati i popullit. Midis pengjeve të dorëzuara në një komision humanitar janë pesë të mitur, tha në një deklaratë kreu i organit të pavarur përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendin e Amerikës Latine. Sulmi nga ELN (Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Guevara) në fillim të vitit në departamentin e Catatumbos ishte më i përgjakshmi që…
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se qeveria do të investojë 35 miliardë euro në krijimin e një arkitekture të sigurisë hapësinore gjatë disa viteve. Mertz e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në Berlin Space Technologies. “Gjatë viteve të ardhshme, qeveria gjermane do të investojë gjithsej 35 miliardë euro në krijimin e një arkitekture sigurie hapësinore. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen, por edhe me inovacionin dhe ekspertizën tonë në këto teknologji”, theksoi Merz. Ai gjithashtu vuri në dukje se Ministria e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Hapësirës vepron në vend:…
Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Kilit , José Antonio Cast, duket se përjashtoi një goditje ndaj emigrantëve në vendin e Amerikës Latine , si në Shtetet e Bashkuara të Donald Trump, të mërkurën gjatë një debati me kundërshtaren e tij, kandidaten e një aleance të krahut të majtë, Janet Jara. Në debatin e parafundit para raundit të dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 dhjetor, kandidatët u përballën në një debat radiofonik, ku çështjet kryesore ishin migracioni i parregullt dhe siguria, të cilat monopolizuan dialogun parazgjedhor. Politikani 59-vjeçar ultrakonservator kryeson në sondazhet e…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik edhe këtë vit organizoi Mëngjesin Tradicional të Shtypit, si çdo vit edhe këtë vit u realizua takimi vjetor që synon forcimin e bashkëpunimit me komunitetin mediatik të Maqedonisë së Veriut dhe promovimin e transparencës institucionale. Ngjarja mblodhi përfaqësues të shumtë të mediave dhe partnerë të universitetit, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për dialog të hapur dhe komunikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet dhe planet strategjike të IBU-së. Takimi nisi me një mëngjes rrjetëzimi, ku gazetarët bashkëbiseduan me udhëheqësinë e Universitetit rreth iniciativave aktuale, prioriteteve për periudhën e ardhshme dhe mundësive për bashkëpunim të vazhdueshëm. Në aktivitet mori…
Një “Ford Fiesta” doli nga rruga më 01.12.2025, duke lënduar rëndë shoferin A.L. (34), i cili u dërgua në Spitalin Klinik të Shtipit.TS
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal ndaj A.H. (31) dhe F.M. (22) për grabitje të një 82-vjeçari, të cilit pas përdorimit të forcës i morën 14.000 denarë.TS
Ne kërkojmë që Prokuroria Publike të ndërmarrë veprime për skandalin e madh të korrupsionit që përfshin tendera me vlerë gati 9 milionë euro, të dhëna një kompanie me vetëm dy punonjës, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. “Ne tashmë e kemi paraqitur të gjithë skemën e korrupsionit publikisht dhe në detaje, para qytetarëve, me fakte dhe prova. Të gjitha provat janë të disponueshme publikisht, të publikuara, të verifikueshme dhe më se të mjaftueshme për të filluar një hetim. Gjithashtu kemi paraqitur një raport në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Prokuroria Publike nuk duhet të heshtë, por të…
Agjencia për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor në Maqedoninë e Veriut operon me vetëm tre të punësuar, por megjithatë siguron një nivel pagash që tejkalon ndjeshëm mesataren kombëtare, sipas programit të saj vjetor të paraqitur në Kuvend. Dokumenti zyrtar parashikon që gjatë vitit të ardhshëm stafit aktual t’i shtohen edhe dy pozita të reja, shkruan Faktor. Pavarësisht rolit relativisht të kufizuar të agjencisë – për shkak se tregu hekurudhor në vend mbetet i neligjësuar dhe qarkullimi i trenave është minimal – shpenzimet për paga arrijnë nivele të konsiderueshme. Sipas të dhënave financiare, punonjësit aktualë marrin paga bruto deri në rreth…
Maqedonia ka IKT potencial të madh, kuadro të shkëlqyera digjitale që dalin nga universitetet. Tani është shansi që t’i sfrytëzojmë në sekorin privat, që pastaj ata t’i ndihmojnë shtetit në transformimin digjital, porositi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pas fillimit të konferencës MASIT 2.0 – “Recode Reality”. Qeveria, siç deklaroi Andonovski, vendosi që të mbështetet në sektorin privat në procesin e digjitalizimit dhe tani dy palët duhet së bashku të ndërtojnë projekte që do të fillojnë realizimin në shtëpi, por edhe eksport të produkteve. Sipas kryetarit të MASIT, Jordan Dimitrovski, industria e IKT-së…
Adem Çuçul është kryetar i ri i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Kuvendi me 81 vota për miratoi zgjedhjen e tij, pas procedurës së intervistimit të disa kandidatëve. Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median. /Alsat.mk

