Qeveria amerikane pezullon të gjitha aplikimet për imigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare. Kritikët paralajmërojnë se kjo masë do të lërë mijëra njerëz në situatë pezull. Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin. Të martën, qeveria amerikane pezulloi përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigrim nga 19 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës asnjë veprim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka mundur të realizohej pa koordinim dhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj tha se ata që kanë qenë pjesë e asaj periudhe e dinë se roli i SHBA-së ka qenë vendimtar dhe se pa të, organizimi ushtarak i UÇK-së nuk do të kishte qenë i mundur. “Për ne që kemi qenë pjesë e asaj kohe në luftë, d.m.th. qaq rol sa kemi pas, këto nuk kanë qenë as lajme, sepse është ditë që pa një koordinim…
Dy gra janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje të mërkurën. Në raportin 24-orësh të policisë, për këtë rast është iniciuar vepra penale “dhunë në familje”. Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime apo edhe tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë ditës së djeshme ka komentuar deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin. Rutte është shprehur i rezervuar në atë që tha për Putinin, madje duke ironzuar situatën deri diku. “Unë nuk do të reagoj ndaj çdo gjëje që thotë Putini. E kemi parë të veshur me uniformë ushtarake, si një ushtar në front, por jo në front. Dy ditë më parë ishte mjaft larg vijës së frontit. Pra, nuk do të reagoj ndaj çdo deklarate të tij”, është shprehur ai.
Policia italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë forcat e rendit nëse kanë informacion ose e kanë parë Nazif Muslijën, i cili aktualisht është në arrati. Ai po kërkohet pas ngjarjes së rëndë në provincën e Ankonës, ku bashkëshortja e tij, Saxhidje Muslija, u gjet e vdekur në banesën e tyre. Nazif Muslija ishte liruar nga burgu në korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas. Prej momentit të ngjarjes, ai është bërë i pakapshëm dhe është shpallur në kërkim të nivelit të lartë nga autoritetet italiane. Policia apelon për kujdes dhe…
Komunikacioni këtë mëngjes në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…
Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj se është momenti për t’u zgjedhur një person si lider për të udhëhequr në aspektin formal VLEN-in. Por realisht mendoj që pasi të zgjidhet, cilido qoftë ai, unë mendoj se të gjitha vendimet brenda VLEN-it do të vazhdojnë të merren në frymën e njëjtë një bashkëpunim që rrallë herë e kemi parë në skenën shqiptare të partive shqiptare dhe me jetëgjatësi siç e kishte VLEN-i. Kështu që do të shohim si do të rrjedhin punët. TV21: A janë liderët në një linjë? Sepse dëgjojmë deklarata të ndryshme, nga njëra anë dikusht thotë se do të…
Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima S.M gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, N.M, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte…
Një grua është arrestuar në Prishtinë. Ajo dyshohet për kanosje. Prishtinë / 03.12.2025 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. E dyshuara po ashtu dyshohet se ka dëmtuar disa shishe qelqi si edhe veturën e viktimës. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se të mërkurën në Malishevë është raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur 800 euro një qytetari. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se personat në fjalë janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në fjalë është duke vazhduar për t’u hetuar.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo marrëveshje parasheh futjen e dy emrave të PD-së dhe tre të AKR-së në listën e LDK-së për deputetë. Abdixhiku, këtë bashkim e konsideroi të natyrshëm “mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës”. “Në këto zgjedhje të 28 dhjetorit, LDK ndërton një front të përgjegjësisë. Një aleancë për qeverisje të mirë, për rikthimin e institucioneve, për zbardhjen e transparencës, për ekonominë, për…
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Sekerinska, ka folur për rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, si dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë prioritet për Aleancën, veçanërisht pas tensioneve në komunat veriore. “NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, sepse është rajon i rëndësishëm strategjik për ne. Prania jonë më e dukshme, përkushtimi ynë më i qartë, është me anë të misionit tonë të KFOR-it. Është misioni më i madh i Aleancës dhe kjo nuk është rastësi, sepse…

