Sektori per Pune te Brendshme (SPB) – Stacioni policor në fshatin Mateç të Likovës ka bere te ditur se e ka arrestuar një 39 vjeçar, nën dyshimin se ka gjuajtur në drejtim të një veture në të cilën gjendeshin dy veta. Sipas kumtesës per opinion te policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 6 mars 2026 (e premte). “Në datën 6 mars ne ora 06:15, policët e Stacionit Policor ne fshatin Matec, e kane arrestuar personin me iniciale A.M. 39-vjeç nga fshati Hotël i Likovës”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme. Sipas policise, personi ne fjale dyshohet se rreth ores…
Author: Hamdi Kumanova
8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita kur duam të tregojmë vëmendje, dashuri dhe respekt për gratë më të rëndësishme në jetën tonë. Kjo është ditë surprizash, gëzimi dhe momentesh që mbahen mend. Po sikur këtë vit të dhuroni diçka vërtet ndryshe – diçka që sjell emocion, shpresë dhe mundësi për një fitore të madhe? Lotaritë e çastit të Lotarisë Shtetërore, të paketuara në zarfet “Lumturi Plus”, janë një dhuratë origjinale që mund ta kthejë çdo urim në një përvojë të paharrueshme. Me një shenjë të vogël vëmendjeje, mund të dhuroni gëzim të madh – një shans për…
Policia e Kumanovës, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka arrestuar personin me iniciale F.J. (42), i cili kërkohej nga organet kompetente me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), personi në fjalë ka qenë i dënuar me 5 vite vuajtje dënimi me burg për vepër penale “plaçkitje”. Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në burgun e “Idrizovës” për vuajtjen e dënimit.
Rruga pas objektit të komunës së Gostivarit është asfaltuar tërësisht këtyre ditëve. Tashmë qytetarët do të mund të lëvizin më lirshëm dhe pa probleme sidomos banorët e kësaj zone të qytetit të Gostivarit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, tha se bëhet fjalë për një rrugë mjaft të rëndësishme, e cila dukshëm do të përmirësojë qarkullimin e banorëve. Limani tha se prioritet mbetet infrastruktura rrugore dhe siguria në komunikacion. Krahas kësaj, ai ka përmendur edhe investimet në infrastrukturën nëntokësore. “Është një rrugë në një gjatësi prej rreth 300 metrave, ku është punuar edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore,…
Edhe tre kompanive që merren me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore do t’u konfiskohet licenca, ndërsa po shqyrtohet vendimi edhe për një kompani. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili pa dhënë më shumë detaje theksoi se inspektimet janë ende në proces. Sipas tij, deri më tani janë kontrolluar gjithsej 23 kompani, ndërsa kontrollet pritet të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. “E dini se nuk dua të jap shumë informacione, i gjithë procesi është i ndjeshëm. Janë duke punuar juristët dhe komisioni, do të kemi pres konferencë dhe do ju informojmë…
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misjallovski sot u takua me Karl Ford, drejtor për planifikim të mbrojtjes në Aleancë dhe udhëheqës i ekipit të NATO-s që është pjesë e bisedimeve të rregullta vjetore bilaterale për mbrojtjen midis NATO-s dhe Maqedonisë. “Vazhdojmë të investojmë në Armatë, për të forcuar gatishmërinë e saj luftarake dhe për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s. Me një Armatë të fortë, ne gjithashtu kontribuojmë në forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës. Në kohë sfidash gjeopolitike globale, uniteti dhe aleanca janë mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e rajonit dhe zonën euroatlantike”, njoftoi Misajllovski në…
Sipas entit shtetëror të statistikave, indeksi i çmimeve në shërbimet e ushqimit është një tregues i rëndësishëm ekonomik që pasqyron ndryshimet në nivelin e çmimeve të shërbimeve të lidhura me ushqimin, si restorantet, baret, kafenetë dhe shërbimet e tjera të ngjashme. Prej të dhënave për muajin shkurt 2026, çmimet në shërbimet e ushqimit kanë shënuar një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin paraprak, janarin 2026. Kjo rritje, edhe pse relativisht e vogël, tregon një tendencë të vazhdueshme të rritjes së çmimeve në sektorin e shërbimeve të ushqimit. Ndryshime të tilla zakonisht lidhen me faktorë të ndryshëm ekonomikë,…
BDI ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili para disa ditësh tha publikisht se segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, si pjesë e Korridorit 8, mund të përjashtohet nga projekti për shkak të kufizimeve të lidhura me UNESCO-n. Nga partia e Ali Ahmetit vlerësojnë se një deklaratë e tillë është alarmante dhe e papranueshme, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt strategjik me rëndësi të madhe rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas BDI-së, Korridori 8 nuk është një projekt lokal infrastrukture, por një korridor strategjik që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke bashkuar Italinë, Shqipërinë,…
Lidhja hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të përfundojë brenda katër vitesh, njoftoi Ministria Bullgare e Transportit pas një takimi midis Ministrit në Detyrë të Transportit dhe Komunikacionit Korman Ismailov dhe ambasadores maqedonase në Sofje Agneza Rusi Popovska, transmeton Portalb.mk. Pasi marrëveshja për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar u ratifikua në parlamentet e të dy vendeve, tani pritet të formohet një Komitet i Përbashkët, i cili do të koordinojë përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e ardhshëm të objektit. Nga ana bullgare, po përshpejtohet puna për modernizimin e linjës hekurudhore Sofje – Pernik – Radomir – Gjueshevë. Nga ajo anë, mungon ndërtimi…
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në Podgoricë zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, në të cilin, siç informojnë nga kabineti i tij, u konfirmua angazhimi i fortë i të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor, në kontekstin e procesit të integrimit evropian. Vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të bashkëpunimit dypalësh midis Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u vlerësua se marrëdhëniet midis dy vendeve karakterizohen nga miqësia, besimi i ndërsjellë dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot me telefon ka biseduar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Shtetit Katar, Sheik Mohamed bin Abdulrahan Al-Tani. “Shpreh përkrahje për shtetin dhe mirëkuptim për ndërlikueshmërinë e situatës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, me ç’rast e theksuam rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit. Bashkarisht e theksuam angazhimin tonë për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona”, ka publikuar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Përsëri fillon funksionimi i tubacionit “Vardaks”. Fillimi i operacioneve ndodh pas përfundimit dhe verifikimit adekuat të të gjithë kërkesave të nevojshme teknike, operative dhe rregullatore, informojnë nga SHA VARDAKS. Prej atje ju bëjnë thirrje të gjitha kompanive të kualifikuara tregtare të cilat duan të bashkëpunojnë dhe ta shfrytëzojnë tubacionin, të informohen për procedurat të cilat janë në dispozicion në ueb-faqen e kompanisë. Tubacioni nga Selaniku deri në Shkup ishte lëshuar në funksion në vitin 2002 për transmetim të naftës së papërpunuar, ndërsa pas vitit 2013 ishte mjet i investimeve për ridedikim të tij në infrastrukturën për transport të karburanteve…

