Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai shumë lehtë mund të kthehet në të tillë. Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por mungesa e ndryshimit politik demokratik, pasi “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”. Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia…
Author: Hamdi Kumanova
Moti me vranësira dhe reshje të shiut, më të dendura në pjesët jugore të vendit (mbi 40 l/m2 për 24 orë). Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperature minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 12 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11…
Sot në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. Në seancën e kaluar Ilir Meta ishte vetë i pranishëm, por seanca u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, sikurse Veliaj, edhe kreu i PL kërkoi që të mos…
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë. Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për…
Në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në ora 10:00. Konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL UÇK-së, ku pritet të adresohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e fundit rreth organizatës. Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar se protesta e radhës për përkrahjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, do të zhvillohet edhe në Shkup më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”. “Më…
Me konkluzion të miratuar në seancën e djeshme qeveritare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka autorizuar Zëvendëskryeministrin Arben Fetai që, në emër të Kryeministrit Hristijan Mickoski, ta përfaqësojë Qeverinë në sesionin plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 dhjetor 2025 në Venecia, Itali. Në rend dite të këtij sesioni është shqyrtimi i Projektligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të cilin Qeveria e ka miratuar si zgjidhje ligjore për rregullimin e plotë të parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore dhe publike. …
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka siguruar punonjësit e administratës publike dhe të gjitha institucioneve shtetërore se pozitat e tyre janë të sigurta dhe nuk do të preken nga proceset e fundit reformuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u ka bërë thirrje të gjithë të punësuarve që të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme. “Punëtorë, kudo që jeni të sistemuar, punoni, flini dhe zhvilloni jetën tuaj të qetë, sepse ashtu si sigurova vendet tuaja, ashtu do t’ju garantoj edhe vendime të përhershme”, ka deklaruar ministri Limani, duke theksuar se…
Mbetet në fuqi obligimi për prodhuesit dhe tregtarët privatë që deklaratat apo etiketat e produkteve të tyre së bashku me dokumentacionin shoqërues, përveç në maqedonisht, t’i kenë edhe në shqip. Gjykata Kushtetuese nuk siguroi shumicë votash për ta rrëzuar ose mbështetur iniciativën e avokatit Valentin Pepelugoskit, e cila mbi dy vite qëndron në sirtarët e gjykatës. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar me lëndën, do të vendoset sërish në ndonjërën prej seancave të radhës, pasi dje votimi ishte baras. Katër gjyqtarë nuk u pajtuan që të hiqen pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me të cilat rregullohet…
Gjatë ditës së djeshme, më 03 dhjetor, në territorin e SPB Tetovë është realizuar një aksion i zgjeruar kontrolli ndaj automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, policia ka konstatuar numër të konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të komunikacionit. Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-17 dhe GV-8) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë larguar nga hapësirat publike me automjetin special “merimangë”. Përveç këtyre masave, janë regjistruar edhe 59 kundërvajtje të tjera në trafik (TE-35 dhe GV-24), të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e dispozitave të sigurisë rrugore. Nga…
Më 04.12.2025, rreth orës 02:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur 20-vjeçari L.M. nga Gostivari, i cili ka raportuar se rreth orës 01:00, në rrugën “Goce Dellçev”, është goditur nga një automjet udhëtarësh. Sipas denoncimit, menjëherë pas goditjes nga automjeti, nga mjeti kanë dalë dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht. Nga SPB Gostivar njoftojnë se janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në sulm.
Me datë 03.12.2025, në orën 10:19, në SPB Manastir, një grua 70-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 20,000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar dhe e ka njoftuar se vajza e saj ka rënë nga shkallët dhe e ka thyer nofullën dhe këmbën dhe se duhej t’i viheshin shufra ari. Siç është denoncuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar, ndërsa më vonë kur i është lajmëruar vajza e saj, ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Pa Censurë

