Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, do të mbahet më 13 dhjetor sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Ai, gjatë një konference për media tha se protesta do të nisë nga ora 13:00. Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, pas atyre në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, respektivisht Departamenti i Brendshëm në Delçevë, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Delçev një kallëzim penal kundër D.C. (53) nga Delçeva, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 të Kodit Penal, përcjell TV21. “E kallëzuara, më 01.06.2023, ka siguruar një test të falsifikuar për njohuri të gjuhës angleze nga Bullgaria, dhe më 29.06.2023 e ka dorëzuar si pjesë e dokumentacionit për konkursin publik për zgjedhjen e drejtorit të shkollës së mesme “Metodi Mitevski Brico” në Delçev. Duke u bazuar në…

Lexo më Shumë

Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, i ka cilësuar si të gabuara pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik nga ana e ShBA-së dhe ato që i ka cilësuar provokime nga ana e Kosovës. Derisa ka komentuar marrëdhëniet mes dy shteteve, Joseph ka thënë se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me SHBA-në. Ai ka rikonfirmuar atë që tha në Komitetin për Punë të Jashtme për kryeministrin Kurti. “Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë të enjten Edward Joseph, ligjërues në universitetin…

Lexo më Shumë

Një vendim i Gjykatës Supreme i muajit nëntor, lidhur me tregun e hapur energjetik, nuk u lexua njëjtë si nga paditësi ashtu edhe nga e paditura. Supremja kishte aprovuar padinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRrE-së dhe kishte konstatuar se ajo shkeli ligjin kur mori vendim për t’i nxjerrë mbi 1300 biznese në tregun e hapur energjetik. Supremja shfuqizoi dy nene të vendimit të ZRRE-së. Megjithatë, vendimi i Supremes nxiti një tjetër përplasje mes Odës dhe ZRRE-së, meqë, Oda Ekonomike e Kosovës pas vendimit të Supremes, tha se tregu i hapur energjetik duhet të anulohet në tërësi. Ndërkohë,…

Lexo më Shumë

Sot, 5 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë pa kushte në shërbim të komunitetit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vë në dukje rolin thelbësor të vullnetarëve në forcimin e kohezionit social dhe në mbajtjen gjallë të vlerave të solidaritetit. “Ju jeni shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin”, shkruan Presidenti, duke theksuar se kjo ditë kujton forcën e një shoqërie të ngritur mbi ndihmën dhe përkushtimin, vlera që ai i konsideron pjesë të karakterit kombëtar. Begaj…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përsëritur paralajmërimin e tij se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbas, përndryshe Rusia do ta marrë me forcë, duke hedhur poshtë çdo kompromis për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen prej tyre”, tha ai për India Today. Aktualisht, Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar prerazi se nuk do të dorëzojë asnjë territor. Komentet e Putinit vijnë pas deklaratave të homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili tha se negociatorët, pas bisedimeve…

Lexo më Shumë

Anëtari i AAK-së dhe analisti Arton Demhasaj ka ngritur shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e votimeve që mbahen në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ai tha për “Front Online” se diplomatët përfshirë ambasadorët janë të obliguar të përfaqësojnë shtetin e jo të marrin pjesë në aktivitete elektorale. “Vet fakti që është lejuar me u mbajt votimet në përfaqësi diplomatike në anën tjetër përfaqësuesit diplomatik të Kosovës qoftë ambasador ose të rangut më të ulët që janë të thirrur me përfaqësuar Kosovën e jo me mbajt pjesë ne aktivitete elektorale të partive politike”, tha Demhasaj. Sipas Demhasajt, fakti që disa…

Lexo më Shumë

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin. Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mundësinë e një bashkimi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se koha nuk është pengesë, por se gjithçka varet nga vullneti politik. Limaj tha se ka kërkesa nga elektorati që Nisma të bashkohet me PDK-në. “Mërgimtarë, por edhe zyrtarë të PDK-së kanë kërkuar që të ndodhë bashkimi. Nga deputetë me përvojë dhe drejtues të luftës është kërkuar nga unë që të bashkohem me PDK-në. Unë nuk kam dashur të injoroj kërkesën e tyre dhe kam shprehur gatishmërinë time”, u shpreh ai. …

Lexo më Shumë

“Sot, Shefi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, së bashku me krerët e koalicionit, zhvilluan një vizitë pune në Gostivar, ku u pritën nga aktivistët dhe strukturat e VLEN në Gostivar. Atmosfera në Gostivar ishte e njëjtë me atë të fitoreve të 19 tetorit: e fuqishme, e qartë dhe plot besim se VLEN është drejt fitores së radhës. Rezultatet e zgjedhjeve lokale treguan pa asnjë dilemë se qytetarët shqiptarë zgjodhën ndryshimin, duke na dhënë besimin në gati të gjitha komunat shqiptare. Gostivari nuk bën përjashtim, përkundrazi, është gati t’i bashkohet valës së re që ka përfshirë të…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit te Pakices Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025. Ky vleresim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, perkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci. Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll te Gostivarit, prej vitesh eshtë një nga emrat më të respektuar ne fushën e urologjisë ne Zagreb. Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgezuar për këtë sukses të madh,…

Lexo më Shumë

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit. “Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues…

Lexo më Shumë