Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja e ShBA-ve, Angela Ageler sot do të takohet me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Ky do të jetë takimi i parë i Gashit në cilësinë e kryeparlamentarit me ambasadoren amerikane Ageler. Ky takim pritet të jetë me mesazhe urimi dhe përkushtimi rreth bashkëpunimit dhe prioriteve që ka vendi në planin e legjislativit. Gashi po ashtu gjatë ditës do takohet edhe me ambasadoren zvicerane, Veronik Ulman dhe koordinatoren e përhershme të OKB-së, Rosana Duxhak.(INA)

Lexo më Shumë

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka rikthyer një deklaratë të Lumir Abdixhikut kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, gjatë kohës sa kryetari i LDK’së ushtronte funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku e kishte quajtur “naiv” dhe thoshte se Rama donte ta krijonte një “mini-Jugosllavi” me formimin e iniciativës së “mini-Shengenit ballkanik”. Ai këtë e kishte deklaruar në ‘Facebook’, postimi i së cilit nuk ekziston më pasi që është fshirë. “Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje në Austri dhe në një qytet në Styria, banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të rrezikut për jetën e tyre. Sipas meteorologëve, më shumë se 100 litra për metër katror kanë rënë në rajon në një kohë të shkurtër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Në qytetin me 4000 banorë në veri të Grazit, një përmbytje “rrëmbeu” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi. Madje, qendra e qytetit ishte përkohësisht e qasshme vetëm me varkë. Disa shoferë u bllokuan në automjetet e tyre, por mundën të shpëtoheshin, ka…

Lexo më Shumë

Katër persona janë arrestuar në portin e Durrësit pasi tentuan futjen e mbi 35 mijë eurove të padeklaruara në Shqipëri. Në pranga kanë rënë 32-vjeçari Denis Menelli, 25-vjeçari Frenki Fezo dhe dy shoferët e autobusit ku u gjetën paratë, 48-vjeçari Agim Idrizi dhe 54-vjeçari Tritan Biba. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e paligjshmërive në kufi. Finalizohet operacioni policor i koduar…

Lexo më Shumë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”. Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”. “Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark. Clark ka folur edhe…

Lexo më Shumë

Moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimorë. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 37 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi në Shkup, ku një 74-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes që mori nga një motoçiklist, transmeton TV21. “Më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, një motoçiklist me “Honda” me targa të Shkupit, me ngasës E.S.(26) nga Shkupi ka sulmuar këmbësorin A.I. (74) nga Shkupi. Pas lëndimeve të marra në vendin e fatkeqësisë ka ndërruar jetë A.I., kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”,…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit i ishte prezantuar viktimës si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepave të rrobave dhe në trup. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Skenderaj. Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”. “Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezantuar si…

Lexo më Shumë

Lufta e Kosovës mori fund më 10.06.1999, pasi NATO bombardoi pjesën e mbetur nga Jugosllavia. Ky ishte aksioni i parë luftarak i NATO-s pas mandat të OKB, që iu dha fund vrasjeve, por ndërhyrja mbeti e diskutueshme. Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve, të cilat kishin pushuar një ditë më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë. Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë…

Lexo më Shumë

Pasi mandatarin për formimin e qeverisë të enjten e mori mandatari Hristijan Mickoski, ndërsa natën e premte dhe të shtunë në Kuvend kaluan ndryshimet në Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore, po rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re. Gjatë marrjes së mandatit, Mickoski njoftoi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe sipas pritjeve të tij do të formohet para afatit ligjor. Synimi kryesor i qeverisë, siç tha ai, do të jetë që të merret me reformat, të paralajmërojë ecurinë e gjërave në ekonomi, cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi. “Jam…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që për disa ditë me radhë. Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian. “Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetën në Peshkopi. Sipas policisë, 62-vjeçari, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lexo më Shumë