Me 9 qershor të vitit 2024, bjeshkatarët e Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës u ngjitën në tetë Ujëvarat e Kamjanit. Ky rrugëtim ishte një parapërgatitje shpirtërore dhe fizike për të trokitur në “mrekullitë e botës” në një vend të vogël dhe të dashur si fshati Kamjan. 8 ujëvarat e Kamjanit janë si 8 portat e Xhennetit prej ku besimtarët trokasin për të shijuar botën e pafundme me shpërblime që as syri nuk i ka parë e as veshi nuk i ka dëgjuar. Ajo që ishte për t`u theksuar nga ky rrugëtim ishte kujdesi i diasporës…
Author: Hamdi Kumanova
Ka nisur sezoni i verës, ndërsa rezervimi i pushimit vjetor është tema kryesore e diskutimit. Dëshira të ndryshme, oferta dhe çmime, por bregdeti grek ende e mban veten në zgjedhjen e destinacionit veror. SN Shoqëria Financiare, duke e njohur nevojën e qytetarëve për relaks pa brenga në pushimin veror, është paraqitur me ofertë ndaj qytetarëve për kredi turistike pa kamatë. Oferta përfshinë zgjedhjen e destinacionit veror sipas Shijes tuaj përmes agjencionit turistik me renome JK Travel , ndërsa shumën e plotë mund ta paguani në pesë këste mujore pa kamatë dhe provizione tjera. Por, muaji qershor është muaji i dhuratave…
Babë e bir nga Afrika e Jugut krijuan dronin më të shpejtë në botë, me një shpejtësi mesatare maksimale prej 480.23 km/h. Luke Bell dhe babai i tij, Mike nga Western Cape, e quajtën kuadrotin Peregreen 2 sipas një modeli të mëparshëm që arrinte 40 km/h, raporton Rekordet Botërore Guinness. Droni është fibër karboni i printuar në 3D, funksionon me bateri dhe kontrollohet nga distanca. Dyshja përgjuan inxhinierin aerotermik, Chris Rosser për ndihmë në kontrollimin e tij. Për të kapur rekordin, ata fluturuan dronin në dy drejtime në drejtime të kundërta, duke demonstruar aftësinë e tij për të lundruar erërat…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova fillimisht do ta analizojë Ligjin për riorganizimin e ministrive, dhe më pas do të merr vendim nëse do ta nënshkruajë. Nga kabineti i presidentes thonë se pas analizës, presidentja do ta vendosë nëse do ta nënshkruajë ligjin. “Presidentja e shqyrton dhe analizon ligjin dhe në ditët në vijim do të merr vendim në lidhje me nënshkrimin e Dekretit dhe hyrjes në fuqi të ligjit”, thuhet në njoftimin e kabinetit. Ndryshe, me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.
Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar në mënyrë mizore e vrau Tankica Malladenovska nga Koçani, në mëngjes është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit. Nenad Cvetkoviq, drejtor i Burgut Kumanovë në fshatin Kshanje për MIA-n e konfirmon informatën se trupi i personit të dënuar është gjetur rreth orës 6. Ai potencoi se janë njoftuar prokuroria publike dhe gjykata, ndërsa trupi është dërguar për autopsi. Rashidov u dënua në burg të përjetshëm për veprën e kryer vrasje mizore, i cili vjet me 40 therrje e vrau Tankicën. Aktvendimi i Gjykatës themelore në Koçan ende nuk është i plotëfuqishëm, pasi…
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen. Meta shprehet se dënon ashpër sulmin fizik ndaj Frederksen. Ai shpreh solidaritet të plotë me kryeministren daneze, duke i uruar shërim sa më të shpejtë. “Dënoj ashpër agresionin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen! Duke shprehur solidaritetin më të zjarrtë me të dhe autoritetet e këtij vendi mik të Shqipërisë, i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë! 🇦🇱🇩”, shkruan Meta.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kontrollojnë pjesën më të madhe të Vovchansk, i cili ndodhet në veri të rajonit të Kharkiv. Pjesa tjetër e qytetit është nën kontrollin e zjarrit të ushtrisë ukrainase. Kështu deklaroi zëdhënësi i Grupit të Forcave Operacionale dhe Strategjike “Khortytsia” Nazar Voloshyn në TV ukrainas. “Pjesa më e madhe e qytetit është nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes, të cilat e mbajnë armikun nën kontrollin e zjarrit, duke u shkaktuar atyre humbje maksimale. Ne po përpiqemi të ecim përpara për të çliruar të gjitha territoret tona”, tha Voloshin.
Shkalla e lindshmërisë së Japonisë, e cila ka parë një rënie të shpejtë për shumë vite , ka arritur një tjetër rekord të ulët pasi qeveria shton përpjekjet për të inkurajuar të rinjtë të martohen dhe të krijojnë familje, madje duke lançuar aplikacionin e saj të takimeve. Sipas CNN vendi me 123.9 milionë banorë regjistroi vetëm 727,277 lindje vitin e kaluar, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies të premten. Shkalla e fertilitetit, e përcaktuar si numri total i lindjeve që një grua ka gjatë jetës së saj, ra nga 1.26 në 1.20.…
Deputeti i PL, Petrit Vasili është shprehur në rrjetet sociale se në nisjen e sezonit turistik në qytetin e Vlorës ka problematika si mungesa e ujit apo ndotja. Ai u shpreh se në qytetin bregdetar ka mungesë të ujit për ditë të tëra, ndërsa në Orikum “plehrat janë sheshit”. Sipas tij turizmi nuk mund të bëhet në këto kushte dhe turistët “nuk gënjehen dot me pamjet e lungomares që poston Rama”. Reagimi i plotë: Pamje tronditese nga Vlora, kaos ne sezon turistik, le ti postoje Edi Rama ne se ja mban! Shihni keto foto me pamje nga Vlora, jane vertet…
Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet. Megjithëse situata po bëhet alarmante, askush nga autoritetet kompetente nuk ndërmerr masa për të riparuar bregun. Bëhet fjalë për lokalitet të frekuentuar, prej ku kalojnë çdo ditë një numër i madh qytetarësh. Jo vetëm që nuk ndërmerret asgjë, por kjo pjesë e bregut që është shembur, nuk është as i shënuar. Sezoni turistik po vjen, kështu që frekuenca e njerëzve këtu do të jetë e madhe. Qytetarët thonë se nga një dallgë më e madhe edhe ajo ka mbetur do të shkatërrohet. “Kjo është katastrofë, por…
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu thotë se hapja e urës mbi Lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Ky veprim, sipas tij, reflekton në aspektin e sigurisë dhe si i tillë duhet të vlerësohet me kujdes. De Riu në një intervistë për KosovaPress, potencon se Italia nuk është kundër hapjes së urës, porse shton se kjo duhet të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi. “Hapja e urës, siç është thënë edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe të Quint-it, duhet të jetë një akt i përbashkët…
Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Një 30 vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit. Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios. Ndërkohë në Kordhelio të Selanikut, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona. Mjeti ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme. Gjatë ndjekjes nga xhami u automjetit është hedhur një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë. Pasi…

