Author: Hamdi Kumanova

Budapesti i dërgoi një kërkesë Bashkimit Evropian për nevojën për të rritur kapacitetin e infrastrukturës së gazsjellësit në Evropën Juglindore me qëllim rritjen e importit të gazit natyror nga Azerbajxhani, tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme, Peter Szijártó. “Ne kemi informuar Bashkimin Evropian për nevojën e rritjes së kapacitetit të rrjetit të gazsjellësit në Evropën Juglindore që të mund të blejmë më shumë gaz nga Azerbajxhani, Katari, Turqia, me të cilat tashmë kemi kontrata ose janë duke u përgatitur kontrata. Pa rritur kapacitetin e sistemit të gazsjellësit, ne nuk do të mund ta zgjidhim…

Lexo më Shumë

Vajza nëntëvjeçare u bë një nga më shumë se 728 mijë kandidatët që do të hyjë në provimin pranues në një Universitet në Francë. Ministria e Arsimit ka njoftuar se ajo ishte kandidatja më e re që ka aplikuar në Qendrën Kombëtare për Mësimin në Distancë (CNED). “Ka kohë që nuk kemi një aplikuese kaq të re. Kur dëgjova sa vjeç ishte, kërkova të kontrolloja informacionin sepse u habita shumë”, komentoi përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Francës, Edouard Geoffray. Në CNED, ajo studioi matematikë, fizikë dhe kimi, por dhënia e provimit pranues nuk garanton se do të hyjë në…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, pas votimit të ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive ka ironizuar me VMRO-DPMNE-në dhe BDI ku këta të fundit në deklarata për media theksonin se nuk do t’i mbështesin ndryshimet e reja ligjore. Petrovska në rrjetin social facebook shkruan: Ku jeni ju “patriotë”? Ku jeni, ku keni shkuar? Per juve qajnë… Ata janë në pushtet, mos i kërkoni❗️ DPMNE + BDI ❤️

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në Kuvend në diskutimin mbi riorganizimin e ministrive u shpreh se rritja e numrit të ministrive sjell joefikasitet. “Efikasiteti gjithmonë thotë me shpenzime më të vogla fitohet më shumë. Më shumë institucione sjellin më shumë burokraci, shpenzime të panevojshme dhe komplikime shtesë në koordinim me institucione të ndryshme. Në vend se të përmirësohet efikasitetit, por krijohet kaos dhe konfuzion”, tha Bytyqi. Ai shtoi se me këtë ligj nuk ofrohet diçka në institucione, por më shumë ka riemërime. “Kjo nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët. Pa ndryshim të vërtetë të strukturës së institucioneve krijon iluzion të…

Lexo më Shumë

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Ziadin Sela nuk votuan ndryshimet e propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht ministrive. Ky vendim i 4 deputetëve të ASH-së së Selës nuk është një një vijë me deputetët e tjerë të Frontit Evropian, që votuan propozimin e partisë më të madhe maqedonase. Megjithate, zëdhënësi Arben Zeqiri theksoi se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian. “Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me…

Lexo më Shumë

Është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive. Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian nuk votoi për ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive. I pyetur nga TV21 se a votoi mbrëmë në Kuvend, Zejdi për TV21 bëri të ditur se mbrëmë nuk ka qenë në Kuvend. “Isha në gjumë, që i bie se nuk isha në kuvend dhe as në votim”, tha Skender Rexhepi për TV21. Ndrshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive mbrëmë pas mesnate u votuan me 88 vota “pro”, 22 kundër dhe asnjë abstenim.

Lexo më Shumë

Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive. Me këtë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 16 do të ketë 20 ministri, ndërsa këto janë ministritë e reja sipas ndryshimeve të reja ligjore. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ministria për Punë të Jashtme dhe tregti të jashtme, Ministri për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës dhe minierave, Ministria e Bujqësisë, Pylltari dhe Ujrave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit…

Lexo më Shumë

Sot mbahet testi i dytë ekstern i maturës shtetërore. Më së shumti kandidatë ka në testin e gjuhës angleze 13198, matematikë 1356 nxënës, gjuhë gjermane 113, gjuhë frënge 37, 84 estetikë dhe me nga një kandidat në gjuhë ruse dhe filozofi. Javën e kaluar maturantët mbajtën testin e parë ekstern në gjuhën e tyre amtare, kurse deri më 8 korrik, Qendra Shtetërore e Provimeve do t’i publikojë rezultatet e testit. Në sesionin e qershorit 6341 maturantë gjimnazistë janë të paraqitur, 8230 nga shkollat profesionale dhe 263 nga shkollat e arteve. Mbajtja e provimit mbahet në hapësira më të mëdha për…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 788.909 persona, prej tyre 687.351 janë të punësuar, ndërsa 101.558 janë të papunë, transmeton Portalb.mk. Nga popullsia aktive 463.454 janë burra ndërsa 325.455 janë gra. Të punësuar janë 399.162 burra kurse 288.189 gra. Të papunësuar janë 64.292 burra kurse 37.266. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.1, shkalla e punësimit është 45.4, derisa shkalla e papunësisë është 12.9. Ndryshe, popullsia joaktive është 726.694 prej të cilëve 281.685 janë burra dhe 445.009 gra.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë kryetari i parë i ShKA “Jeta e Re” nga fshati Sllupçan dhe njëherësh edhe mësues, Vesel Osmani, raporto n Open-TV. Lajmin e ka bërë të ditur SHKA “Jeta e Re” në Sllupcan. Njoftimi: Të nderuar Bashk Fshatar dhe Antar të Shoqërisë Kulturore Artistike “Jeta e Re” fsh. Sllupçan. Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ka ndrrue jet Kryetari i par i Sh.K.A “Jeta e Re” fsh. Sllupçan Mësuesi Vesel Osmani. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më (08.06.2024) ditë e Shtune në Varrezat e Fshatit Sllupçan pas Namazit të Drekës. All-llahu e…

Lexo më Shumë

Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive. “Konstatoj se Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Meqë rendi i ditës është ezauruar, konstatoj se seanca e dytë e Kuvendit ka përfunduar”, tha Afrim Gashi. Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e OBRM-ODUKM-së, koalicioni VLEN, partia ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. OBRM-PDUKM dhe Fronti Evropian mbrëmë u shprehën se kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndryshimeve. closevolume_off Sipas LSDM-së, me…

Lexo më Shumë