Propozimi i Hristijan Mickoskit për ndryshime ligjore për riorganizimin e ministrive është tërhequr nga Kuvendi për shkak të kërkesës së parashtruesit për ndryshime shtesë. Sipas informacioneve të TV21, janë bërë ndryshime në ndarjen dhe kompetencat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës që tashmë do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë për Administratë dhe në Ministrinë për Digjitalizim. Kërkesa për ndryshime shtesë ka qenë e Stefan Andonovskit, i cili përmendet si emër për ministër në Ministrinë për Dixhitalizim. Propozimligji i ndryshuar tashmë është rikthyer në procedurë parlamentare.
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli Gjyqësor dje ka zgjedhur dy anëtarë të rinj që janë gjykatësi nga Gjykata Supreme, Isamedin Limani dhe gjykatësi nga Gjykata e Apelit në Manastir, Aleksandar Kambovski. Në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor votuan gjithsej 15 gjykatës suprem.(INA)
Pas hetimit paraprak, Prokuroria Themelore në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 28-vjeçari për vrasjen e gjyshes së tij. Prokuroria gjithashtu kërkon nga gjykata që shkupjanit 28 vjeç t’i vazhdohet masa e paraburgimit. “Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me paramendim ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Derisa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Mirela Bogdani është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo mori miratimin e anëtarëve të këshillit, ku u votua me 10 vota pro. Bogdani shpalosi gjatë seancës që nisi në orën 09:30 platformën e saj për mënyrën se si do të drejtojë këtë institucion. Bogdani vjen nga radhët e shoqërisë civile. Ajo ka qenë pedagode në Universitetin e Drejtësisë dhe i është bashkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt të vitit 2022. “Seanca ka nisur prej orës 09:,30, ku e vetmja kandidate është Mirela Bogdani, e cila po shpalon para KLP platformën për drejtimin e…
Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së thotë se angazhimi i asistentëve personal të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është nismë e Vetvendosjes dhe kanë bërë punësim të një numri të madh të tyre. “Asistentët e deputetëve që janë nxjerrë me rregulloren e re e cila praktikisht është në funksion si rezultat i nismës së deputetëve të Lëvizjes Vetvendosje dhe konsideroj që është bërë një numër i madh I të punësuarve. Në këtë relacion i ka konvenuar shumë mazhorancës sepse mbi 50 asistentë janë të punësuar direkt për deputetët e shumicës”, tha deputeti i PDK-së. Shala shpjegon se…
Sot, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU) organizoi panair humanitar për të treguar solidaritet dhe mbështetje për Palestinën. Ky aktivitet, tërhoqi pjesëmarrjen entuziaste nga studentët dhe stafi, shfaqi një shumëllojshmëri tezgash që ofronin vepra artizanale të punuar me dorë, ushqime dhe artikuj kulturore. Ky panair, i organizuar për të mbledhur donacione dhe për të ngjallur ndërgjegjësim për përpjekjet humanitare në Palestinë, ishte një dëshmi e përkushtimit të studentëve ndaj solidaritetit global dhe përgjegjësisë sociale. Të pranishmit shijuan një atmosferë të gjallë të mbushur me muzikë dhe aktivitete interesante, të gjitha që synonin të nxisnin një frymë uniteti dhe dhembshurie. Falenderojmë nga…
MPB Maqedoni njofton se dje (06.06.2024) rreth orës 16:30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë e kanë arrestuar B.P (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. “Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufirit të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, ai me dokumentet ka dhënë paratë si ryshfet për të lejuar bashkëudhëtarin e tij K.S (25) nga Republika e Turqisë të dalë nga shteti”. “Paratë i janë konfiskuar me vërtetim për sendet e konfiskuara dhe personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Departamentit…
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka dalë me sqarim në lidhje me deklaratën e tij mbi atdheun, pas reagimit të mandatarit Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistë për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij. Reagimi i plotë i Gashit: Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së…
Fatmir Bytyqi, deputet dhe deputet i LSDM-së, në Facebook ka njoftuar se nuk do të kandidojë për kryetar të LSDM-së, në mënyrë që, siç thotë ai, të parandalohet “fragmentimi dhe polarizimi i mëtejmë në radhët e anëtarëve”. “Jam i vetëdijshëm se shumë nga bashkëpartiakët e mi, si dhe një numër i madh i miqve të mi që janë përkrahës të LSDM-së, presin nga unë të jem njëri nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme për kryetar, dhe ky është një nder i madh për mua. Besoj se, shumë prej tyre jetojnë dhe kontribuojnë në shoqërinë tonë përmes të njëjtave vlera që…
Avokati Tomë Gashi, njihet për deklarata e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti si dhe Qeverisë Kurti në përgjithësi. Këtë herë Gashi i thuri edhe disa vargje. Këtë Gashi e bëri gjatë komentimit në një status të Kurtit, ku ndër të tjerash thotë se ai është më i miri, më i drejti. “Albini jonë për shqiptarë, më i drejti, më i miri. Për Serbinë më i vështiri”, ka thënë Gashi.
Gazetari, Ridvan Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arrestimit të dy personave të dyshuar për spiunazh. Berisha tha se nuk përben lajm për të se ‘mbetjet fashiste nga UDB edhe sot jane ne operacione politike dhe spinuazhi’ Ai tha se prioritet i Koosvës mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave të sigurisë dhe inteligjencës. Berisha thotë ne reagimin e tij se UDB-ja është këtu por se rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbisë. “UDB e kemi ketu, misioni i tyre eshte i qarte, perçarja e berja pike e pese e shqiptareve.…
Mbrëmjen e djeshme, Grida Duma ka bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi dje brenda Kuvendit, por edhe jashtë saj, ku protestueset e revoltuar dogjën goma dhe shkaktuan kaos. “Padyshim që përplasjet në parlament nuk surprizojnë askënd që ndjek politikën shqiptare, por ajo që surprizon në ecurinë e politikës është që kur ne bëjmë analiza për sa më shumë transparencë se çfarë ndodh në të nënndeshmen dhe në prapaskenat politike sa i përket palëve, atëherë kur mendohej që dy komisione do ngriheshin dhe diskutimi ishte që madje mund të ekzistonte një pakt PD-PS sa i përket rezolutave, paraqitjeve, shtrirjes…

