Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për martesat e hershme të vajzave nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian. Në një konferencë të sotme, ai tha se ky fenomen është i dëmshëm për vajzat e reja që martohen dhe humbasin mundësinë e tyre në arsim. “Kemi parë se sa e dëmshme është si fenomen për vajzat e reja që martohen dhe e humbasin mundësinë e tyre në arsim, për fëmijët e tyre eventual dhe kësisoj për familjet e tëra. Është fenomen përgjithësisht i fshehur mirëpo shifrat e UNICEF-it me agjencinë e statistikave prej vitit 2020 na tregojnë që në grupmoshën…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023 janë regjistruar 14 fëmijë të nënave nën moshën 15 vjeç. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për natalitetin në vitin 2023, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 7,4 përqind më pak foshnje sesa në vitin 2022. Kanë lindur 16.859 fëmijë, nga të cilët 16.737 kanë lindur të gjallë dhe 122 kanë lindur të vdekur, shumica e të porsalindurve janë meshkuj, pra 50.9 përqind. Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur në gusht – 1558. Sipas moshës së nënës, peshën më të madhe prej 33.0 përqind e zënë…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai të cilët vijnë nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai u bë deputetja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ajo në një intervistë deklaroi se gratë nuk duhet të shihen me atë që kanë mbi kokë, por se duhet të vlerësohen për atë që përfaqësojnë, për atë se çfarë mund të japin kontribut…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, gjatë negociatave për qeverinë e re me mandatarin Hristijan Mickoski janë dakorduar që në 100 ditët e para të qeverisjes të shqyrtohen të gjitha vendimet e dyshimta për lojërat e fatit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti u zotua se Qeveria e re do të angazhohet për zvogëlimin e numrit të kazinove. “Nuk do të marrim pjesë në drejtorinë e Lotarisë apo të lojërave të fatit. Poashtu kemi biseduar me mandatin e ardhshëm që ndër pikat e para në qeveri ta rishqyrtojmë çështjen e kazinove, të anulohen vendimet joligjore që janë sjellë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takimin e parë pas zgjedhjes së tij në funksion me ambasadorin evropian David Geer dhe me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend. Duke e uruar Gashin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, ambasadori Geer shpreson që përbërja e re parlamentare do të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Kryetari Gashi, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e qartë dhe të vazhdueshme të institucioneve evropiane për procesin e zgjerimit. Ai e përshëndeti Planin…

Lexo më Shumë

Siç informojnë nga DPHM, nga fillimi i javës së ardhshme, temperatura ditore në gjithë vendin do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore rreth 40 gradë. “Nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 29 deri në 36. Indeksi UV do të jetë 8”. “Në Shkup…

Lexo më Shumë

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më mandatarin për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoskin, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, e vlerëson të njejtën si solide dhe shpresdhënëse për një qeverisje të mirë. “Mendoj që në rrethanat aktuale është një marrëveshje solide që jep shpresë për një fillim të mbarë dhe një qeverisje të mirë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM. Mexhiti, tha se përveç kryetarit të parlamentit, VLEN-i në qeverinë e re do të ketë dy zv.kryeministra, pesë ministri, duke nisur nga ajo e shëndetësisë, ekonomisë, ekologjisë, e euro-integrimeve dhe e ekologjisë. “Do të kemi edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e ka komentuar deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se “shqiptarët kanë ende gjak për të derdhur”. Kasami sot i pyetur nga gazetarët, theksoi se “shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner”. “Jo, shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner. Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë…

Lexo më Shumë

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në maj 2024, krahasuar me prillin e vitit 2024, është 0.9 për qind, njoftoi Enti shtetëror i statistikave. Rritja e inflacionit në maj të vitit 2024, krahasuar me prillin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: restorante dhe hotele për 3.1 për qind, rekreacion dhe kulturë për 2.1 për qind, transport për 1.9 për qind, veshje dhe këpucë për 1.5 për qind, mobilje, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1.0 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7 për qind, mallra dhe shërbime të…

Lexo më Shumë

ProCredit Bank hapi një degë të re dhe të modernizuar në Gostivar, duke vazhduar kështu iniciativën për pasurimin e rrjetit të saj, në kuadër të së cilës këtë vit do të hapen lokacione të reja dhe do të rinovohen dhe modernizohen disa nga degët ekzistuese. Qëllimi i nismës është të përmirësojë përvojën e personalizuar të klientëve dhe disponueshmërinë e shërbimeve nga profesionistët e bankës. Kjo jo vetëm që përfiton klientët, por gjithashtu kontribuon në një mjedis pune më produktiv dhe komod për nëpunësit, duke inkurajuar efikasitet më të madh dhe kënaqësi në punë në bankë. Dega e rinovuar në rr.…

Lexo më Shumë