Visar Ganiu nga VLEN konfirmoi se si koalicion kanë marrë ministrinë e pestë me resor në qeverinë VLEN-VMRO-ZNAM, shkruan TV21. Ganiu tha se Ministria e Eurointegrimeve do t’i ketë të gjitha nishanet e një ministrie. “Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime dmth kalon në ministri. Me buxhet të vetin, me kabinet, me të gjitha dmth nishanet që duhet t’i ketë një ministri”, tha Ganiu duke mos dashur të zbulojë postet e eshalonit të tretë që ka marrë VLEN, për hir të marrëveshjes me VMRO-në dhe mes partnerëve në VLEN./tv21.tv
Author: Hamdi Kumanova
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ja dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pas zgjedhjeve të 8 majit siguroi shumicën parlamentare me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, që u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit. Sipas Mickoskit, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare dhe në pjesën e eshalonit të tretë. “Pres që ta dorëzoj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të përcaktuar sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Mickoski në Kuvend pas dorëzimit të…
Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se Fronti Europian insiston që të bëhet pjesë e qeverisë. Rexhepi tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin për këtë punë, por që sipas tij, qeveria do të bëhet mes VLEN dhe OBRM-PDUKM. “Ata me kë do të bëjnë qeveri? Ja ne nuk do të bëjmë, do t’i ndërprejmë bisedimet nesër, do të themi se nuk duam të bëjmë, ata me kë do të bëjmë? Për çka i kanë dërguar emisarë Mickoskit dhe vet z.Ahmeti është takuar me Mickoskin, për çka? Po, unë nuk kam qenë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,49 % në raport me vendimin e datës 03.06.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,892 %, te nafta për 3,251 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,443 % dhe te mazuti ulja është 1,756 %. Nga data 07.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale…
Në lagjen Gazi Baba të Shkupit, dje është raportuar se është regjistruar një gjarpër, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Sipas QMK-së, ankuesit i është thënë se nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve. Nga aty theksuan se ka njerëz që trajtojnë dhe kapin gjarpërinjtë dhe që veprojnë në thirrje. Në QMk, në numrin e vetëm të emergjencës – 112, dje është raportuar për një gjarpër në Prilep. Gjarpri, sipas QMK-së, është gjetur në rrugën “Mirçe Acev”. Intervenuan tre zjarrfikës me një automjet nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Prilep, ku gjarpri është kapur i gjallë, më…
Me datë 06.05.2024 në ora 23:45, zyrtarë policorë nga Sektori për Krime të Përgjithshme në SPB Veles kanë privuar nga liria A.N (42) nga fshati Sojaklari, Veles. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, janë gjetur dhe sekuestruar sende, të cilat dyshohet se i ka marrë nga një kompani në Veles ku ka qenë i punësuar. “Mjetet e sekuestruara i janë kthyer pronarit dhe A.N. është ndaluar në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë…
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për të futur Sali Berishën në Grupin e PD-së. Vendimi i saj është kundërshtuar nga deputetët demokratë, pjesë e grupit të ish-kryeministrit, duke e konsideruar si antikushtetues. Por, Lindita Nikolla nuk është tërhequr nga vendimi i saj dhe deputetët e opozitës i janë drejtuar foltores. Në sallë janë futur punonjësit e Gardës të cilët janë rreshtuar përpara mimistrave, ndërsa kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta.
Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Në letrën e partisë Junts përmendet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në vitin 2010 kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu përmendet edhe njohja e Kosovës prej mbi 100 shteteve. “Refuzimi spanjoll…
1576 haxhinjë nga Kosova kanë udhëtuar këtë vit për ta kryer obligimin e haxhit. Ndër ta më i riu është 13-vjeçari nga Vushtrria, Uvejs Muzaqi, njofton Klankosova.tv. Ndryshe, Haxhi është pelegrinazhi i shenjtë që bëhet nga myslimanët në xhaminë e shenjtë të Mesxhid al Haram në Mekë. Haxhi kryhet çdo vit në të njëjtën periudhë, gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik.
Më 31 janar të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut, e ashtuquajtura shkalla e burgosjes ishte 142 të burgosur për 100,000 banorë, që paraqet rritje prej 25.5 për qind në nivel vjetor, treguan të dhënat nga statistikat vjetore penale të Këshillit të Evropës për vitin 2023. Me këtë, siç njofton AIM, Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës sipas rritjes së shkallës së dënimit me burgim pas Moldavisë, e cila ka rritje prej 52,1 për qind. Pas RMV-së, janë Qiproja me rritje të shkallës së burgosjes prej 24,8 për qind,…
Mbi një kilogram stoli ari me vlerë pothuajse 4 milionë denarë janë konfiskuar nga zyrtarët doganorë gjatë hyrjes në pikën kufitare Bogorodica, duke parandaluar kështu një përpjekje për të shmangur pagesën e taksave të importit në vlerë prej një milion denarësh. Ari u zbulua gjatë një kontrolli personal të një udhëtari, i cili përpiqej ta fshihte bizhuterinë në pjesën e brendshme të pantallonave dhe rrobave të brendshme që mbante veshur. Bizhuteria ishte paketuar në katër qese që përmbanin 60 varëse, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë. Ari do të dorëzohet në Bankën Popullore, dhe ndaj udhëtarit do të ngrihet…
Rasti i parë fatal i gripit të shpendëve H5N2 në mbarë botën është konfirmuar në Meksikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një burrë 59-vjeçar ndërroi jetë në kushte të rënda shëndetësore, pasi ishte paraqitur në spital me simptomat që përfshinin ethe diarre dhe të përziera. Ai vdiq më 24 prill, në një institut të specializuar në kryeqytetin meksikan, disa orë pasi u shtrua në të për trajtim mjekësor. “Ky është rasti i parë i konfirmuar nga laboratori i virusit të influencës A(H5N2)”-sqaroi OBSH. Pacienti u paraqit më 17 prill në spital. Ai nuk kishte kontakte të njohura me zogj…

