Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka mohuar se ka ndonjë nismë për krijimin e një lëvizje apo partie të re nga disa deputetë brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Korencia thotë se as ai si deputet nuk ka bërë ndonjë lëvizje për diçka të tillë. “Nuk ka asnjë nismë të re politike sa i përket ndonjë grupi të ri jashtë Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket pozicionit tim si deputet nuk ka ndonjë lëvizje të re për të krijuar ndonjë lëvizje të re apo parti politike”, ka thënë Korenica në Tëvë 1. Korenica ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin e…

Lexo më Shumë

Ljupço Palevski Palco sot është marrë në pyetje për disa orë në Prokurori ku ka mohuar lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit dhe në mbrojtje të tij ka treguar provat që do t’i dorëzohen shtesë, thotë avokati Marjan Vitanovski i cili informoi pas përfundimit. të marrjes në pyetje. Marrja në pyetje e Palevskit vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Shkup më 31 maj ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kundër tre personave të tjerë lidhur me vrasjen e dyfishtë të vajzës katërmbëdhjetëvjeçare Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Të tre të pandehurit ndiqen…

Lexo më Shumë

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Republikën Çeke me pasojë 4 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar. Aksidenti ndodhi në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres nate, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop në kufirin me Sllovakinë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash. Në trenin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë. Bilanci i përkohshëm është katër të vdekur dhe të paktën 23 të lënduar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Vit Rakusan, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit bashkë me ministrin e Transporteve…

Lexo më Shumë

Tetë në 10 mësues të shkollave fillore në Angli shpenzojnë paratë e tyre për të blerë sende për nxënësit që vijnë në shkollë të uritur dhe pa veshje adekuate, sipas një studimi të ri. Pothuajse një e treta (31%) e atyre që morën pjesë në sondazh thanë se po shihnin më shumë fëmijë të uritur në klasë, me 40% që raportuan një rritje të nxënësve që vinin pa uniformën e duhur ose pallto të ngrohtë dimërore, sipas një hulumtimi nga Fondacioni Kombëtar për Hulumtimi Arsimor (NFER), raportoi The Guardian. Si rezultat, mësuesit që mund të jenë duke luftuar me presionet…

Lexo më Shumë

Një kamera sigurie në Kosta Rika fiksoi momentin e vrasjes së një 53-vjeçari nga fqinji i tij pas një sherri për një matës uji të përbashkët. Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora, nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër. Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që u grindën për një sahat të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë me të cilën…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizoi një program të veçantë për të treguar solidaritet me popullin e Gazës. Aktiviteti filloi me një minutë heshtje për të nderuar të prekurit nga konflikti. Pas kësaj, u lëshuan balona, që simbolizonin bombardimin në Gaza, me të gjithë të pranishmit të informuar paraprakisht. Fjalim mbajti kryetarja e parlamentit studentor, Blerta Imeri dhe poezi interpretoi studentja Şevval Arpacı, ku shpreheshin mesazhe mbështetjeje dhe qëndrueshmërie. Malike Denizcan Dizdar performoi një këngë që përcolli një mesazh të fuqishëm solidariteti. Një peticion që mbronte për paqen dhe drejtësinë ishte në dispozicion për nënshkrime, duke i lejuar të pranishmit të ndërmarrin…

Lexo më Shumë

“Ne mund të furnizojmë me raketa që godasin vendet e NATO-s në përgjigje të sulmeve me armë perëndimore kundër Rusisë. Dorëzimi i armëve perëndimore në Ukrainë është një hap shumë i rrezikshëm”. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë për ANSA dhe disa nga agjencitë kryesore ndërkombëtare. Ai nënvizoi se megjithatë se është “çmenduri” të mendosh se Moska dëshiron të sulmojë NATO-n: “Kush e shpiku këtë? Është një marrëzi, marrëzi!”. Më pas ai saktësoi se në Itali nuk ka rusofobi. “Ne shohim që pozicioni i Italisë (ndaj Rusisë) është më i përmbajtur se vendet e tjera evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Sot mbushen katër vjet qëkur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti hoqi masën e reciprociteti ndaj Serbisë, e cila u vendos nga Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti pas heqjes së taksës 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia. Me sugjerimin e kryeministrit Hoti, me shumicë votash të kabinetit qeveritar u anuluan vendimet e qeverisë së mëparshme të miratuara më 20 mars dhe 30 maj për futjen graduale të reciprocitetit, në vend të taksës 100 për qind të mallrave nga Serbia. Anëtarët e Qeverisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt votuan kundër këtij vendimi,…

Lexo më Shumë

Me një rezolucion mbi 3.2 gigapiksel, një peshë prej gati tre tonësh dhe me ambicie për të kryer kërkime me dekada, kamera digjitale më e madhe ndonjëherë, e krijuar për qëllime astronomike, është gati për t’u instaluar në veri të Kilit. Pjesët e nevojshme për të montuar observatorin Vera C. Rubin, si teleskopi dhe vetë kamera, udhëtuan me disa automjete drejt majës së Cerro Pachon në rajonin Coquimbo, në skajin e shkretëtirës Atacama. Stuart Corder, drejtues shkencor i shoqatës universitare AURA dhe zëvendësdrejtor i qendrës NOIRLab që do të menaxhojë observatorin, shprehu shpresën se gjithçka do të jetë gati për…

Lexo më Shumë

Të paktën dy persona humbën jetën kur avioni i një kompanie ndërtimi u rrëzua në një zonë pyjore në shtetin jugor të Brazilit Santa Catarina, tha departamenti lokal i zjarrfikësve. Avioni i vogël po fluturonte nga qyteti i Governador Valadares në shtetin juglindor të Minas Gerais për në Florianopolis, kryeqyteti i Santa Catarina, dhe u rrëzua në mbrëmje pasi raportoi një ulje emergjente. Mbetjet e avionit u gjetën në një zonë pyjore të vështirë për t’u arritur në qytetin Itapoa në Santa Catarina. Forcat Ajrore po hetojnë arsyet që e shtynë pilotin të kontaktojë me aeroportin në qytetin Joinville, në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Katar më 5 qershor për një vizitë zyrtare, ku do të bisedojë me liderët e Katarit për kthimin e fëmijëve ukrainas që po mbahen nga Rusia. Zelensky tha se Katari “e ndihmon Ukrainën t’i kthejë fëmijët e rrëmbyer nga Rusia”, dhe se ka ndër mend të mbajë takime me sheikun Tamim bin Hamad al-Thani, për vazhdimin e punës brenda Koalicionit Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas dhe për një samit për paqen, i cili do të mbahet në Zvicër kah mesi i këtij muaji. Katari ka qenë aktivisht i përfshirë në përgatitjet për…

Lexo më Shumë

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar dy automjete të vjedhura në Kosovë që dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen. Një 34-vjeçare është arrestuar si e dyshuar “se ka trafikuar në Shqipëri dy automjetet me targa kosovare”. “Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip ‘BMË’ dhe ‘Volkswagen’, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen”,…

Lexo më Shumë