Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-maj) në periudhën prej orës 17.00 deri në ora 22.00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje (TE-28 dhe GV-24), shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 35 (TE-22 dhe GV-13) dhe 1 (GV) motoçikletë me dattë të skaduar të lejes së qarkullimit, 5 (GV) me polisë sigurimi të skaduar dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) pa patentë shoferi, si dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) kundërvajtje të tjera rrugore. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë ankesa përkatëse.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 29.07.2026
Aktuale
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit
- Rreziku i ri nga hakerët: Si ‘DarkSword’ po vjedh të dhënat e miliona iPhone
- Prishtina gati për “Sunny Hill”, festivalin që elektrizon Kosovën
- Propozimi spektakolar për martesë në majë të Empire State Building i kushton çiftit akuza penale
- Facebook dhe Instagram bien nga funksioni për herë të dytë brenda 72 orëve
- Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan
- “Askush nuk mundet të më tregon kujt çfarë t’i shes”! Trump: Turqia ka një ushtri tmerrësisht të fuqishme dhe marrëdhënie të shkëlqyera me mua
- Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë



