Author: Hamdi Kumanova

Rusia mund t’u japë raketa me rreze të gjatë veprimi disa prej aleatëve të saj pasi vendet e NATO-s i dhuruan Kievit raketa me rreze të gjatë dhe autorizuan disa sulme ukrainase në territorin rus, sipas një harte të re të publikuar nga media shtetërore ruse. “Moska mund të fillojë të furnizojë të njëjtat raketa me rreze të gjatë dhe me precizion të lartë për ato kombe të gatshme për të goditur armiqtë tanë, vetëm se ato do të jenë të cilësisë më të mirë sepse janë rusë,” tha në një deklaratë spikerja e medias shtetërore ruse Olga Skabeyeva, e…

Lexo më Shumë

Qeveria armene nuk ka ndërmend të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht protestave të vazhdueshme në vend, sipas kryetarit të parlamentit Alen Simonyan. Duke folur në një konferencë për shtyp, Simonyan deklaroi, “Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk planifikojmë ta diskutojmë”. Komentet e tij vijnë ndërsa demonstruesit vazhdojnë të bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe reforma politike.

Lexo më Shumë

Me krenari të madhe ЈK Travel paralajmëroi shënimin e 18 vjetorit të saj me të cilin rast ka organizuar një Giveaway të madh për të gjithë klientët e saj lojal. Qysh nga themelimi i saj në vitin 2006 ЈK Travel u bë synonim për udhëtime të paharruara, pushime familjare të verës dhe avantura me kruzer. „ Përkushtimi jonë ndaj cilësisë dhe kënaqja e klientëve na bëri liderë në tregun e turizmit në Maqedoni, po është e dukshme edhe rritja e shfrytëzuesve të shërbimeve tona nga shtetet fqinje. Duke e shënuar me krenari ditëlindjen e 18, vendosëm që kampanjën ta nisim…

Lexo më Shumë

Qytetarët pothuajse çdo ditë befasohen me çmime të reja nëpër markete dhe tregje. Të gjithë heshtin! Se si rriten çmimet e produkteve të ndryshme sqaron profesori universitar Tome Nenovski. Sipas tij rënia e fuqisë punëtore ka bërë që të rriten pagat menjëherë në sektorin privat. Mungesa e lëndëve të para, vonesa e produkteve të përpunuara të cilat e mbajnë të varur tregun tonë nga importi bënë që kostot e shtuara të kompanive të reflektojnë në rritjen e çmimeve tek konsumatori final. Ai tha se edhe tregtarët po manipulojnë me çmimet në mungesë të qeverisë dhe mos zbatimit të ligjeve përkatëse.…

Lexo më Shumë

Ai theksoi se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se SHBA-ja do të qëndrojë prapa këtij qëndrimi “me krenari”.Gjatë të ashtuquajturit Kuvend gjithëserb të 8 qershorit u theksua që ai i mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Në deklaratë thuhet, mes tjerash, se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.Nënshkruesit e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexheti për Alsat konfirmoi se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, me 19 apo 20 qershor. Mexhiti, gjithashtu tha se ai do jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërkaq Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë. “Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheqë resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbajti fjalën këtë të hënë në Kuvendin e Kososvës. Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë. “Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë.25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë…

Lexo më Shumë

Rrëmuja me autobusët e reduktuar të linjave private vazhdon. Për të gjetur një vend në autobus qoftë edhe në këmbë thuajse është e pa mundur. Qytetarët ankohen se u pamundësohet të kryejnë obligimet ditore për të shkak vonesave të autobusëve privatë dhe pritjeve të gjata në temperaturat e larta. “Po nuk ka gjatë gjithë ditës, as me numër nëntë e as linja tjera, unë jetoj në Përzhinë dhe atje nuk ka aspak linje me numër gjashtëmbëdhjetë, pra duhet patjetër që qeveria të filloj të reagoj qe të jemi ne qytetaret të kënaqur dhe të mund të arrijmë në kohë në…

Lexo më Shumë

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë. Nga MPB bëjnë me dije se I.M.(22) nga fshati Reçicë e Vogël, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. “Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip nga SVR Tetovë ka kryer hetime”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Një pjesë e murit mbajtës në rrugën “Belgradska”, e cila kalon mbi Qendrën Klinike “Nëna Terezë” mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, është shembur këtë mëngjes, informon Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Informacioni për shembjen e murit u dërgua sot nga qytetarët në numrin e emergjencës 112. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, ka shpërnda në njvideo anga vendi ku është shembur muri, ai apeloi tek Ministria e Shëndetësisë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër të ndërmarrin urgjentisht masa për të zgjidhur këtë rrezik për qytetarët. Ai tha se është çështje ditësh, ndoshta edhe orësh, kur do të shembet edhe…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme në lidhje me ankesën e Marjan Shokarovskit për shkarkimin e tij nga posti i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, vlerësoi se pretendimet janë të bazuara dhe do të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësi ndaj ministrit të shëndetësisë Ilir Demiri para organeve kompetente. KSHPK pretendon se Demiri ka shkelur ligjet me shkarkimin e Shokarovskit më 27 maj, pas shpalljes së zgjedhjeve dhe derisa nuk është zgjedhur përbërja e re parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, KSHPK ka konstatuar se procedura për shkarkimin e drejtorit nuk ka qenë në përputhje me ligjin për…

Lexo më Shumë

Një burrë nga Shkupi u gjet i vdekur në një hotel në Ohër, thonë nga policia e Ohrit. Më 09.06.2024 në 00:09, u raportua se në Ohër që S.D (63) nga Shkupi u gjet i vdekur në kompleksin e hotelit në Ohër. Ekipet e policisë inspektuan dhe një mjek i urgjencës mjekësore gjeti vdekjen pa gjurmë dhune, thuhet në kumtesën e SPB Ohër.

Lexo më Shumë