Author: Hamdi Kumanova

Ne mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare. Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, tha sot Hristijan Mickoski nga Forumi i 7-të i Energjisë Maqedonase (MEF). Mickoski theksoi se efiçienca energjetike do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta kompletojë tablonë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore. Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Kavajë. Blutë njoftojnë se ky person u kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë. Dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Njoftimi: U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari. 47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi…

Lexo më Shumë

Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos nesër kur temperatura ditore do të arrijnë deri në 40 gradë. Të enjten, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata të rralla. Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore. Ndryshe, sot dhe nesër disa rajone të Maqedonisë së Veriut janë në fazë të portokalltë,…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar në Veles pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe armë. “Më 10.6.2024 rreth orës 16:00 në Veles, oficerët e policisë nga Departamenti për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë nga SPB Veles arrestuan S.T. (49), L.L. (37), R.S. (32) dhe S.L. (29), të gjithë nga Velesi”, thonë nga MVPB. Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.T. dhe L.L., e kryer me urdhër gjyqësor dhe në bashkëpunim me Njësinë e Qenve të Policisë, ku janë zbuluar R.S. dhe S.L., te S.T. janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhëpluhur dhe një peshë digjitale,…

Lexo më Shumë

Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do duhet të tejkalojnë politikat partiake, porositi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler. Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit energjetik të Maqedonisë (FEM) që mbahet në Shkup, Ageler tha se Maqedonia e Veriut në masë të madhe është rikuperuar nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale para vetes. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin me Greqinë i cili do të eliminojë, siç tha ajo, “varësinë nga Rusia dhe kërcënimet e caktuara rreth furnizimit”. “Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të mund të ndërtojë…

Lexo më Shumë

Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri.  Vetura ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai pati treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës. E në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”. “SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, se nuk është qëndrim i SHBA-së ajo që u tha në deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën. Vulin e quajti Hovenierin “të ashtuquajtur ambasador” ndërsa e ka përdorur sërish termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”. “I ashtuquajturi ambasador i SHBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit gjithëserb. Hovenier nuk e ka problem që Kurti ta shfuqizojë dinarin, i cili shkel çdo marrëveshje dhe për 12 vjet pa…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.06.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve dhe 11 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë sanksione për kalim në semafor të kuq. “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e…

Lexo më Shumë

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në muajin prill janë më të larta në nivel mujor për 0.7 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për një për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) Në prill krahasuar me marsin e këtij viti, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta me 4.9 për qind në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.6 për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner për 0.5 për qind në Industrinë përpunuese, ndërsa janë të pandryshuara në sektorin e furnizimit me…

Lexo më Shumë

Para se të bëhej një votim i tillë (për ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore), disa ditë më parë kemi pasur një mbledhje të koalicionit ‘Fronti Evropian’ me një përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partitë, në të cilat jemi informuar se ka ftesë nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet ose ndonjë lloj ftese përmes palëve të treta. Kemi diskutuar dhe një nga pyetjet ka qenë se si do të veprohet, pra a duhet të ulemi të flasim apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është shpallur, pra të vazhdojmë të…

Lexo më Shumë

Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian. Ministri i Drejtësisë formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues. Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Gjermani për të marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare ku do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës nga dëmet e luftës. Zelensky do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me liderë të tjerë të shtetit, derisa konferenca në Berlin do të jetë pjesë e një sërë samitesh për Ukrainën, raportoi “Kyivindependent” Kjo vizitë do të pasohet me një samit G7 në Itali, e pastaj një konferencë në Zvicër.

Lexo më Shumë