Gjermania dhe BE-ja kanë premtuar të ndihmojnë Ukrainën të riparojë dhe rindërtojë infrastrukturën e saj energjetike, siguruan të martën liderin ukrainas në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen. Ndryshe, Ukraina ka humbur gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve ruse. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kapaciteti 9 gigavatë tashmë është shkatërruar në sulmet me raketa dhe dron ndërkohë që konsumi i energjisë dimrin e kaluar ishte rreth 18 gigavat. E Scholz tha se fokusi do të jetë në energjinë e rinovueshme dhe potencialin e hidrogjenit…
Author: Hamdi Kumanova
Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it.Gjykata Administrative në Göttingen dhe Gjykata e Lartë Administrative e Saksonisë së Ulët në Lüneburg kanë konfirmuar dëbimin e urdhëruar më parë nga qarku në fjalë. Kosovari jeton në Gjermani që nga viti 1989 dhe kishte aplikuar pa sukses për azil, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative të Göttingenit, transmeton albinfo.ch.Së fundmi ai ka vuajtur një dënim me gjashtë vjet burg për trafik droge. Në bazë të një raporti që vërtetonte se i dënuari kishte një prognozë pozitive sociale, ai ishte liruar në fillim të shtatorit të vitit 2023, shkruan…
Arben Taravari ka konfirmuar zyrtarisht se është përgatitur ligji, i cili, deri në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm nuk do të ketë zgjedhje të reja, në Gostivar dhe Aerodrom, pasi ai dhe Mucunski të hyjnë në qeveri, si dhe në Saraj, ku Blerim Bexheti u bë deputet.
Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet…
Presidenti Joe Biden përzgjodhi opsionin “më të keq të mundshëm” kur vendosi për mënyrën se si do të tërhiqeshin forcat amerikane nga Afganistani, i tha Zërit të Amerikës ish-komandanti që drejtonte operacionin për tërheqjen e forcave amerikane. Gjenerali në pension Frank McKenzie, ish-komandant i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), në një libër të botuar këto ditë me titull “Pika e Shkrirjes” (“The Melting Point”), përshkruan se si i paraqiti Presidentit Biden në shkurt 2021 katër opsione ushtarake për Afganistanin: opsioni i parë, në Afganistan do të qëndronin rreth 2500 forca amerikane dhe tetë baza ushtarake; i dyti, numri i forcave amerikane…
Një banesë e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë i ka marrë jetën një të moshuari që ndodhej brenda. Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë. Gjithashtu polica po merr në pyetje banorët e lagjes.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë. Më tej bëhet me dije se ai është neutralizuar nga policia. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme pak orë pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës. Në videon e publikuar duket një person i veshur me ngjyrë blu teksa gjuan me gurë drejt godinës. Pasi vihet re nga efektivët ato shkojnë drejt tij dhe e kapin ndërsa e shtrijnë në tokë. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja dhe nëse personi është shoqëruar në polici.
Lulzim Basha pas mbledhjes me Kryesinë ka mbajtur një deklaratë para mediave ka folur për humbjen e vulës të Partisë Demokratike. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Sipas tij duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet. Ai tha më tej tha se ai është i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit Edi Rama. Lulzim Basha: Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me…
Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter, i ndjekur katër minuta më vonë nga një tjetër lëkundje e shkallës 4 Rihter, ka tronditur ishullin grek të Evias mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit të parë është 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Vasilikit në një thellësi fokale 13.8 kilometra. I dyti ishte i përqendruar 4 km në veri të Vasilikit në një thellësi fokale prej 5 km. Lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë rajonin e Atikës.
Drejtori i përgjithshëm dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, mori pjesë në konferencën “Rojtarët e urtësisë”, që për herë të dytë mbahet në organizimin e “Halk Bank” SHA Shkup, nën moton “Frymëzim për brezin e ri”. Në kuadër të panelit të dytë të konferencës, me titull “Historia e suksesshme e biznesit – përkushtim, disiplinë, intuitë”, moderuar nga Sashko Kocev, dhe në shoqërinë e bashkëpanelistit Petar Ninovski, themelues i “Brainster”, përmes një diskutimi të këndshëm dhe të drejtpërdrejtë, Mukaetov trajtoi përvojat e tij dhe sfidat e tij personale dhe profesionaqle gjatë karrierës së tij 25 vjeçare. “Për…
Lumturi, eufori, lot, zemërim, debate në kafene, komentim në divan dhe brohoritje energjetike… të gjitha këto do t ‘i përjetojmë në kuptimin e vërtetë nga 14 qershori deri më 14 korrik, kur do të mbahet eventi më i rëndësishëm në botë – Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2024. Bota do të ndalet për futbollistët dhe tifozët e futbollit, por jo vetëm për ta. Ne besojmë se tashmë po organizoheni për KE 2024, por a është gati edhe shtëpia juaj? Për të shijuar plotësisht këtë ngjarje sportive, duhet të përgatisni pajisjet e tuaja brohoritëse në shtëpi. Dhe për të mos…
Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që i bëhet tash. Mexhid Syla, në një intervistë për Radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues të tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për ditën e Prishtinës. “Që prej seancës së parë, në njëvjetorin e çlirimit të Prishtinës të cilën e patëm organizuar në mënyrë madhështore, kurrë më nuk kam marr pjesë në ndonjë seancë solemne të kryeqytetit”, ka thënë Syla. Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk…

