Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Rudicë të Klinës, ku një 41-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës nga familjarët e saj, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.