Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë. Nga MPB bëjnë me dije se I.M.(22) nga fshati Reçicë e Vogël, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. “Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip nga SVR Tetovë ka kryer hetime”, thonë nga MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Një pjesë e murit mbajtës në rrugën “Belgradska”, e cila kalon mbi Qendrën Klinike “Nëna Terezë” mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, është shembur këtë mëngjes, informon Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Informacioni për shembjen e murit u dërgua sot nga qytetarët në numrin e emergjencës 112. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, ka shpërnda në njvideo anga vendi ku është shembur muri, ai apeloi tek Ministria e Shëndetësisë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër të ndërmarrin urgjentisht masa për të zgjidhur këtë rrezik për qytetarët. Ai tha se është çështje ditësh, ndoshta edhe orësh, kur do të shembet edhe…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme në lidhje me ankesën e Marjan Shokarovskit për shkarkimin e tij nga posti i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, vlerësoi se pretendimet janë të bazuara dhe do të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësi ndaj ministrit të shëndetësisë Ilir Demiri para organeve kompetente. KSHPK pretendon se Demiri ka shkelur ligjet me shkarkimin e Shokarovskit më 27 maj, pas shpalljes së zgjedhjeve dhe derisa nuk është zgjedhur përbërja e re parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, KSHPK ka konstatuar se procedura për shkarkimin e drejtorit nuk ka qenë në përputhje me ligjin për…
Një burrë nga Shkupi u gjet i vdekur në një hotel në Ohër, thonë nga policia e Ohrit. Më 09.06.2024 në 00:09, u raportua se në Ohër që S.D (63) nga Shkupi u gjet i vdekur në kompleksin e hotelit në Ohër. Ekipet e policisë inspektuan dhe një mjek i urgjencës mjekësore gjeti vdekjen pa gjurmë dhune, thuhet në kumtesën e SPB Ohër.
Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak krahasuar me numrin e të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Në vitin 2016, ky numër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur gjatë vitit të kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë. Shumica e…
Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, nuk mendon se dje ka ndodhur “debakël i kongresit”, duke pasur parasysh se Kongresi i partisë është shtyrë për një datë të mëvonshme. “Ka një raport të gjerë dhe nevoja për analiza shtesë, është kërkuar më shumë hapësirë dhe mundësi për të debatuar raportin brenda organizatave komunale. Pas përfundimit të gjithë procesit, Kongresi do të vazhdojë në seancën e tij”, tha Lukarevska në emisionin “Studio 10”. Nuk arritëm në fazën që të kishim numrin. Më herët kemi ardhur te kërkesa për të bërë analizën. Sa i përket vazhdimit të Kongresit llogaridhënës, ai do të vazhdojë…
MPB njofton se dje rreth orës 17:30 policia e SPB Shkup ka ndaluar një 40-vjeçare e cila është kapur me mariuhan. “Është ndaluar A.A. 40-vjeç nga Shkupi e cila është kapur me mariuhan, e cila është përpjekur ta fus në burgun e Idrizovës gjatë vizitës së bashkëshortit të saj, i cili është i dënuar me burg”. “Ajo është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Vitin e kaluar në shtet ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo kazino, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“(Paratë), përcjell TV21. Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit. Por as bastoret dhe as kazinotë nuk janë të ndaluara, dhe për këtë ka një histori të gjatë në botë, ndërkaq kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro. Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren…
Në Kongresin e sotëm llogaridhënës të LSDM-së u analizuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Mile Zeçeviç e prezantoi Raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe u hap debat në lidhje me raportin. Për shkak të vëllimit të Raportit që përfshin pjesë politike, operative por edhe analitike, degët e LSDM-së kërkuan kohë për ta analizuar dhe të deklarohen. Propozimi u mbështet nga shumica e delegatëve të pranishëm dhe u vendos të përfundojë puna në Kongres dhe t’u jepen kohë degëve që ta analizojnë Raportin. Kongresi i LSDM-së…
Më 09.06.2024, në orën 19:50, në rrugën lokale për në fshatin Rostushë, Gostivar, policët e DPB Gostivar arrestuan V.T. (56) nga fshati Rostushë. Ajo dyshohet se rreth orës 19:30 kishte marrë para nga qarkullimi ditor i një bastore sportive në fshatin Rostushë. Paratë u gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa personi u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet një padi përkatëse.
Përmbaruesit në 18 vite që kur kanë filluar të punojnë kanë paguar 1 miliard e 922 milion euro në bazë të kërkesave për përmbarim. Në këtë hark kohor janë pranuar 1.993.277 kërkesa për përmbarim, prej të cilave janë realizuar 758.532 lëndë. Me fjalë tjera niveli i realizimit është 38.05 për qind, tregon raporti i fundi vjetor i Odës së përmbaruesve në Maqedoninë e Veriut. Vetëm në vitin e shuma e mjeteve të paguara në emër të lëndëve ka arritur në afër 160 milionë euro. Arkëtimi nga qytetarët si individë është rekord me 41.9 milionë euro, dhe paraqet rezultatin më…
Në oborrin e një shtëpie në fshatin Rramanli të Kumanovës është hedhur një bombë dore e cila nuk ka shpërthyer, transmeton Almakos. Ngjarja ka ndodhur me 8 qershor në orën 11, ku në SPB Kumanovë M.A. nga fshati Mateç e ka lajmëruar rastin se te dhëndërri i tij Xh.G. në fshatin Rramanli në oborrin e shtëpisë iu është hedhur bombë. Pas kryerjes së kontrollit nga SPB Kumanovë është konstatuar se bëhet fjalë për bombë dore e tipit F1. Me udhëzim të prokurorit publik e njëjta është dërguar për ekspertizë./Almakos/

