Një burrë 58-vjeçar i dënuar për vrasjen e një gruaje 33-vjeçare në vitin 1989 u ekzekutua në Florida të martën . Ekzekutimi , I kryer me injeksion vdekjeprurës, ishte i 45-ti në Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke përfshirë 18 në shtet. Ishte numri më i lartë që nga viti 2010, kur kishte 46. Tre të tjerë janë planifikuar deri në fund të vitit 2025. Mark Geralds ishte shpallur fajtor në gjyqin e tij për vrasjen e nënës së tij. Tressa Pettibone ishte gjetur e rrahur dhe e therur për vdekje në shtëpinë e saj nga djali i saj tetëvjeçar…
Author: Hamdi Kumanova
Nga 1 janari hyn në fuqi Ligji për Punësimin e Personave, një rregullore e re që synon të formalizojë punësimin sezonal dhe të krijojë kushte më fleksibile për punonjësit dhe punëdhënësit. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, deklaron se ligji është “revolucionar”, pasi për herë të parë vendos një kornizë të qartë për angazhimet sezonale, duke synuar uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e transparencës në tregun e punës. Kush përfiton nga ligji i ri? Ligji u mundëson disa kategorive të qytetarëve të punojnë sezonal pa humbur statusin aktual: pensionistët që nuk humbin pensionin, studentët që ruajnë statusin e…
Edhe dy muaj e gjysmë pasi u hap thirrja publike, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka zgjedhur operatorin i cili duhet të përgatisë uniformat e reja të policisë. Nga MPB na njoftuan se ende janë duke bërë vlerësim të ofertave. “Ju njoftojmë se furnizimi me uniforma të terrenit është në fazë të evaluimit, respektivisht se nuk është zgjedhur operator ekonomik”, njoftojnë nga MPB. Ribrendimi i policisë është paraparë të bëhet me uniforma moderne, cilësore e funksionale, të përpunuara sipas modelit të forcave policore evropiane. Megjithatë, në këto uniforma nuk është paraparë të figurojë edhe gjuha…
Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml. Nga Qyteti ofrojnë edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion. për tatimin…
MPB njofton se një 35 vjeçar nga Gostivari është ndaluar, pasi që kishte vozitur 174km/h në zonën 80 në autostradën Gostivar-Tetovë. “Më 08.12.2025 në orën 15:45 në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikëpagesën në Tetovë, punonjës të policisë së trafikut në Tetovë arrestuan S.A. (35) nga Gostivari. Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, u përcaktua se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh Audi me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 174 kilometrash në orë në një zonë të populluar, ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.” /Alsat.mk
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka shkruar se kjo ditë nuk është vetëm simbol por një kujtesë serioze se e ardhmja e vendit varet nga aftësia për të ndërtuar institucione të pastra me integritet dhe me llogaridhënie, përcjell Alfax.mk “Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kujtojmë që kjo ditë nuk është vetëm simbol, por një kujtesë serioze se e ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie. Të mos harrojmë se korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, VLEN kujton se kjo nuk është një ditë formale për deklarata boshe, por një alarm i fortë për një sëmundje që ka gërryer themelet e shtetit për vite me radhë. Korrupsioni nuk është thjesht shkelje ligjore, është tradhti ndaj qytetarëve, vjedhje e së ardhmes dhe shkatërrim i besimit publik. Ai nuk luftohet me fjalë, as me dokumente për sy e faqe. Luftohet me vendime të guximshme, me njerëz të pastër dhe me refuzim të kompromisit me të keqen, dhe këtë po e bëjmë. Shteti nuk pastrohet me deklarata, por me karakter. Institucionet…
Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight, nga sot deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë, përcjell TV21. Mëngjesin e sotëm ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski. “Pata një takim me Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight. Gjatë bisedës u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona, veçanërisht në fushat e trajnimit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse moderne dhe efikase”, shkroi kryeministri Mickoski. Gjatë qëndrimit të tij, sipas agjendës, është parashikuar edhe takim me presidenten e…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që Kamboxhia dhe Tajlanda të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre për armëpushim pas përleshjeve vdekjeprurëse përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm, tha një zyrtar i lartë i administratës të hënën. “Presidenti Trump është i përkushtuar për ndërprerjen e vazhdueshme të dhunës dhe pret që qeveritë e Kamboxhias dhe Tajlandës t’i përmbushin plotësisht angazhimet e tyre për t’i dhënë fund këtij konflikti”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Deklarata erdhi ndërsa Tajlanda nisi sulmet ajrore të hënën në mëngjes në përgjigje të një sulmi të mëparshëm nga forcat kamboxhiane që vrau të paktën…
Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll. Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja. Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është…
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke komentuar mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, tha se po bashkëpunojnë me Turqinë për të promovuar paqen. Sipas lajmit të gazetës “Hungary Today”, Orban vlerësoi marrëdhëniet Budapest-Ankara gjatë fluturimit të tij për në Turqi. Orban deklaroi se ata shqyrtojnë “çështjet më të rëndësishme” me Turqinë çdo vit, duke vënë në dukje se katër pikat kryesore të negociatave aktuale janë ekonomia, migrimi, lufta në Ukrainë dhe çështja e energjisë. Orban vuri në dukje se Takimet e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, ekuivalente me një takim të përbashkët qeveritar,…
Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Fushë-Kosovë. Djali e ka rrahur babanë e tij. Policia njofton duke iu referuar deklaratat së viktimës se i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. “Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.

