Author: Hamdi Kumanova

Në vitin 2025, gratë mbanin 33,6% të vendeve në parlamentet kombëtare në të gjithë Bashkimin Evropian, që paraqet një rritje prej 5,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015. Në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, 37,5 për qind e deputetëve janë gra, që është një rritje prej 3,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015, tregojnë të dhënat e Eurostat. Pjesëmarrjen më të madhe të grave në parlamentet e tyre e kanë Finlanda (46,0%), Suedia (44,8%) dhe Danimarka (44,7%), ndërsa Qipro (14,3%), Hungaria (15,6%) dhe Rumania (22,0%) kanë përqindjen më të ulët. Krahasuar me vitin 2015, të gjitha vendet e BE-së…

Lexo më Shumë

Derisa Tetova ka 12 vjet që pret të mbyllet projekti i Bibliotekës dhe Teatrit, Kamjani i Bogovinës ka 9 vjet që qendrën për kulturë e ka ende në shtylla, Komuna e Zhelinës është drejt përfundimit të Qendrës për Kulturë. Kryetari Blerim Sejdiu pret që punët të përfundojnë në mars. Ndërtimi ka zgjatur tre vite, për arsye jo se është punuar në mënyrë permanente por sepse është përfunduar njëra fazë dhe është dashur që kohë që të gjejmë mjete për fazën e dytë. Tani jemi duke përfunduar, unë jam i gëzuar që jemi duke e përfunduar atë projekt sepse ka…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonia e Veriut është arrestuar në Zvicra pas një incidenti serioz me armë zjarri që ndodhi të enjten, më 5 mars. Sipas raporteve policore, i dyshuari 34-vjeçar ka qëlluar nga një veturë në drejtim të një grupi personash, duke shkaktuar një ndjekje dramatike nëpër rrugët e qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në zonën industriale të qytetit Aigle. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari nga automjeti i tij ka shkrepur të paktën një plumb pranë një grupi burrash që qëndronin para një lokali publik. Menjëherë pas të shtënave ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy persona…

Lexo më Shumë

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e gjata dhe nervozizmi i shoferëve kanë krijuar një atmosferë paniku. Shumë qytetarë raportojnë se në disa pika të caktuara nuk po lejohet furnizimi me dizel, ndërsa në të tjera po aplikohen kufizime jozyrtare të sasisë, përcjell INA. “Në disa benzinata thjesht nuk të lënë të mbushësh naftë dhe më kthyen mbrapsht. Është një kaos i vërtetë sepse askush nuk jep informacion zyrtar, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të frikësohen se do mbeten pa karburant,” deklaron i revoltuar një shofer…

Lexo më Shumë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka reaguar ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara për një dorëzim pa kushte, duke e quajtur atë një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Deklarata u bë gjatë një fjalimi të regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror. Pezeshkian komentoi gjithashtu postimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Truth Social, ku ai theksoi: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT!” Në të njëjtën kohë, presidenti iranian kërkoi falje për sulmet e kryera ndaj vendeve fqinje, duke theksuar se ato shpesh u shkaktuan nga keqkomunikimi brenda…

Lexo më Shumë

FC Barcelona është duke zhvilluar negociata të avancuara me Manchester United për ta bërë të përhershëm transferimin e sulmuesit anglez Marcus Rashford. Rashford aktualisht është pjesë e klubit katalunas në formë huazimi për sezonin 2025/26, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve përfshin një opsion blerjeje që kap vlerën rreth 30 milionë euro. Paraqitjet e tij të mira gjatë këtij sezoni kanë bindur drejtuesit e Barcelonës që të punojnë për ta mbajtur atë edhe përtej verës. Sulmuesi anglez ka qenë një element i rëndësishëm në repartin ofensiv të Barcelonës, duke kontribuar me gola dhe asistime, gjë që ka shtyrë klubin të…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve të Njësitit tonë Territorial, u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit që shpërtheu mbi vendbanimin Bogovinë, në deponinë e egër përskaj rrugës për në fshatin Selcë”, ka shkruar kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Tutje, ai ka falenderuar njësitin e Zajrrfikësve, për reagimin e shpejtë dhe efikas. “Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për zjarrfikësit tanë për përkushtimin, guximin dhe punën e tyre të palodhur në mbrojtje të qytetarëve dhe mjedisit. Njëkohësisht bëj APEL tek të gjithë qytetarët që të tregojmë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj…

Lexo më Shumë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësimdhënësit që, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo ditë simbolizon jo vetëm fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip, por edhe vlerësimin për misionin fisnik të mësimdhënësit, i cili përmes dijes, edukimit dhe shembullit personal kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës…

Lexo më Shumë

Punëtorët do të dalin në protestë të madhe më 14 mars, duke kërkuar një rritje të pagës minimale prej 600 euro, si dhe një rritje të të gjitha pagave të tjera prej 6,000 denarë. Protesta fillon në orën 12.05, sepse, siç thotë Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, ka kohë që ka kaluar pesë nga 12. Trendafilov theksoi se nëse nuk ka vesh nga autoritetet edhe pas kësaj proteste, do të ketë grevë të përgjithshme. “14 mars në orën 12.05, sepse ka kaluar që moti pesë në 12, ka kaluar ora 12, nga Oda e punëtorëve fillojmë një protestë…

Lexo më Shumë

Në Shkup do të mbahet ceremonia solemne e vënies së gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti “Nënë Tereza”, një projekt i rëndësishëm që synon zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe kërkimit shkencor në vend. Në këtë ngjarje, përkrah rektorit të universitetit, Prof. Dr. Bekim Fetaji, pritet të marrin pjesë edhe drejtues të lartë të institucioneve shtetërore. Të pranishëm do të jenë kryeministri i Republika e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, si dhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli Shaqiri. …

Lexo më Shumë

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) – Stacioni policor në fshatin Mateç të Likovës ka bere te ditur se e ka arrestuar një 39 vjeçar, nën dyshimin se ka gjuajtur në drejtim të një veture në të cilën gjendeshin dy veta. Sipas kumtesës per opinion te policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 6 mars 2026 (e premte). “Në datën 6 mars ne ora 06:15, policët e Stacionit Policor ne fshatin Matec, e kane arrestuar personin me iniciale A.M. 39-vjeç nga fshati Hotël i Likovës”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme. Sipas policise, personi ne fjale dyshohet se rreth ores…

Lexo më Shumë