Author: Hamdi Kumanova

Temperatura më e ulët prej -4 gradë këtë mëngjes është matur në Berovë dhe Manastir, -2 në Tetovë dhe Strumicë, -1 në Shkup, Prilep, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa më e larta plus katër gradë është regjistruar në Gjurishtë, njofton DPHM. Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri…

Lexo më Shumë

Ministria e Transformimit Digjital njofton se kanë mbetur edhe 10 ditë për aplikimin për kuponët studentorë në vlerë të 15,300 denarëve, për blerje të pajisjeve teknologjike. Deri tani janë ndarë gjithsej 42.606 vauçerë, nga të cilët 27.426 janë përdorur. “Sipas projektit aktual të Qeverisë, i cili realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Transformimit Digjital, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë paraparë gjithsej 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentët e studimeve deridiplomike, të regjistruar në vitin akademik 2025/26,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. Nga atje rikujtojnë se afati për aplikim nga studentët…

Lexo më Shumë

Në përballjen që vlen për xhiron e 6-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League, e programuar për sonte në “Allianz Stadium“, Zhegrova pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Juventusit kundër Pafo-s, Ky vendim vjen pasi lojtari ka treguar përkushtim në stërvitje dhe trajneri Luciano Spalletti beson se ai mund të sjellë kreativitet e ritëm në krahun ofensiv, diçka që Juventusit i duhet në këtë ndeshje me rëndësi të madhe për kualifikim. Për Zhegrovën, kjo është një mundësi e re për të dëshmuar vlerën e tij, pasi deri tani ka pasur pak minuta lojë me Zonjën…

Lexo më Shumë

Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e…

Lexo më Shumë

Policia ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur dje në Graboc të Pejës. Sipas policisë, një persona derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “HETIM I VDEKJES Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka…

Lexo më Shumë

Gjyqi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit në Idrizovë, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e disa prej të akuzuarve e kundërshtoi aktakuzën, duke e vlerësuar si të paplotë dhe pa prova konkrete për veprimet individuale. Rasti, në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, familjarëve të viktimave dhe një numri të madh gazetarësh. Deri më tani, fjalën hyrëse, përveç prokurorisë, e kanë dhënë mbrojtja e të akuzuarit të parë – pronarit të diskotekës,…

Lexo më Shumë

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve të qeverisë për vitin 2026 para fundit të vitit. Dhoma e ulët e Parlamentit francez mbështeti masën, e cila përfshin pezullimin e një reforme pensionesh, me 247 vota kundrejt 234. Lecornu e falënderoi atë që e quajti “shumicë përgjegjëse”. Buxheti tani do të kthehet në Senat para se të kthehet sërish në Dhomën e ulët.Lecornuja e pati të vështirë ta bëjë Parlamentin të miratojë buxhetin që…

Lexo më Shumë

Gianni Infantino, kreu i FIFA-s, po përballet me një ankesë zyrtare për shkelje etike pasi organizata humanitare FairSquare ka akuzuar se ndarja e “FIFA Peace Prize” për Donald Trump dhe mbështetja publike nga Infantino ndaj tij shkelin detyrimin për neutralitet politik të FIFA-s. FairSquare i ka dorëzuar Komitetit të Etikës të FIFA-s një letër pesëfaqëshe, ku theksohet se ndarja e çmimit për një lider në detyrë politik është “vetë një shkelje e qartë” e parimit të neutralitetit. Organizata gjithashtu kritikon procesin për vendosjen e çmimit, sipas saj, ky vendim është marrë nga Infantino në mënyrë të njëanshme dhe pa autoritet…

Lexo më Shumë

Biblioteka Halk Bank pranë Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit është vlerësuar me çmimin “Biblioteka më e Mirë Universitare në Maqedoninë e Veriut” nga Shoqata e Bibliotekave të Maqedonisë. Njoftimi u bë gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Shën Klimentit të Ohrit. Ky vlerësim e vendos bibliotekën në qendër të institucioneve që po sjellin qasje të reja në shërbimet akademike. Gjithashtu nënvizon punën e ekipit të bibliotekës dhe rolin e saj në mbështetjen e studentëve dhe stafit universitar. Nga Universiteti u shprehën se çmimi është një motivim i fortë për të…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj, ka kritikua ashpër qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti. Zemaj mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova hodhi akuza të forta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se paratë e keqpërdoruara nga kjo zyrtarët dhe militantët e kësaj partie përdoren më pas edhe për të blerë vota dhe siguruar mbështetje. “E kemi parë qysh na ka ndërruar rezultatet edhe në zgjedhjet lokale. Kemi parë edhe në disa komuna se me çka janë fituar, ose janë fituar me punësime të paligjshme, se me program fare fare…

Lexo më Shumë

Ndeshjet e darkës së të martës në Ligën e Kampioneve kanë kthyer në role kryesore disa skuadra të rëndësishme që kishin humbur paksa rrugën e tyre në këtë turne. Liverpuli ka marrë një fitore thelbësore ndaj Interit në Milano, ndërsa edhe Barcelona me Atletikon kanë marrë pikë të rënda për renditjen, për të synuar edhe një herë tetëshen e parë. Atalanta ka bërë një nga fitoret më të rëndësishme të mbrëmjes teksa ka përmbysur me shifrat 2-1 Çelsin, teksa vazhdon rrugëtimi pozitiv i ekipeve si Totenhem e Olimpik Marsejë të cilat ecin të qeta drejt raundit tjetër. …

Lexo më Shumë

Sot me fillim nga ora 09:30, do të nisë gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit. Kjo ishte konfirmuar në muajin nëntor nga Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës, njofton Klankosova.tv. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, pati thënë Gashi. Më 11 nëntor,…

Lexo më Shumë