Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar sot se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, për veprime që dyshohet t’i kenë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm të konsiderueshëm financiar. Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, ndaj Spasovskit rëndon dyshimi për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, me ç’rast buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerë prej 5.565.927 denarësh. “Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në…

Lexo më Shumë

Inspektorati për Bujqësi, në bashkëpunim me Policinë e Liqenit të Ohrit, ka konfiskuar 9 rrjeta peshkimi të paligjshme 46.6 kg peshk të llojit belvica (belushka) dhe klen, përcjell TV21. Nga Inspektorati thonë se do të vazhdojnë kontrollet gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit të belvicës dhe troftës, nga 1 dhjetori deri më 28 shkurt, për të mbrojtur fondin autokton të Liqenit të Ohrit. “Inspektorati i Shtetit për Bujqësi, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” (Policia e Liqenit), ka zhvilluar mbikëqyrje të përforcuar të përbashkët me qëllim mbrojtjen e fondit të peshkut gjatë periudhës së mbarështimit…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në pushtet akuzon LSDM-në se po përpiqet të tërheqë vëmendjen përmes të pavërtetave lidhur me temën e emigrnatëve. “LSD përpiqet të tërheqë një lloj vëmendjeje mediatike çdo ditë duke përhapur lajme të rreme, spekulime dhe të pavërteta. Si një disk ose kasetë e prishur që rrotullohet në rrathë, LSD, në mungesën e saj të veprimit, pa një program, pa një ide, pa kritikë të arsyeshme, po ngjall shqetësime në publik”, thonë VMRO-DPMNE. Ata thonë se edhe kryeministri Hristijan Mickoski mohoi se do të ketë emigrantë në Maqedoni. “Sot, për herë të parë, nuk e dimë sa herë, si OBRM-PDUKM,…

Lexo më Shumë

Gjatë nëntë ditëve të para të dhjetorit janë regjistruar 6,151 shkelje trafiku, ndërsa 44 persona janë arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, njoftoi policia. Në periudhën 01–09.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët policorë të të gjitha sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 6,151 urdhërpagesa të shqiptuara, 1,573 shkelje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, janë privuar nga…

Lexo më Shumë

Kryetar i LSDM-së, Venko Filipce njoftoi se do t’i paraqesë Parlamentit një rezolutë që do të parandalonte sjelljen e migrantëve në Maqedoni. Sipas tij, LSDM nuk po gënjen, por VMRO-DPMNE. Ai tregoi se ata po planifikojnë gjithashtu një protestë masive. “Ne do t’i kërkojmë Parlamentit të votojë një rezolutë për ta ndaluar këtë. Nëse rezoluta nuk pranohet, një nga mënyrat për të luftuar është të thërrasim një protestë të madhe kombëtare, të bashkuar fort kundër sjelljes së migrantëve në Maqedoni”, tha Filipce. Ai gjithashtu tha se burimet e tyre në Britani u thanë atyre se Qeveria ka dhënë konfirmim për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një burri në Novëbërdë, pasi i njëjti kishte publikuar foto me armë në rrjete sociale. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. “ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Llabjan, Novobërdë 08.12.2025 – 18:20. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës fizike është raportuar në Malishevë, ku një grua u sulmua nga ish-nusja e djalit të saj. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. “Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj. Është intervistuar e dyshuara e cila më pas me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Telegrafi. Rasti po vazhdon të trajtohet në përputhje me procedurat e rregullta ligjore. Policia dhe prokuroria po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që kanë…

Lexo më Shumë

Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, raporton Tch. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e…

Lexo më Shumë

Duke pranuar emigrantë, qeveria do ta bëjë vendin jashtëzakonisht të pasigurt, thonë nga Andrej Zhernovski. “Tashmë po dëgjojmë detaje se njëzet mijë paund do të paguhen për çdo emigrantë. ‘Cilët migrantë?’ Këta janë ata që Britania refuzon t’i pranojë dhe që do të lëvizin lirisht në vendin tonë”, tha Andrej Zhernovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, në “Telma”. Zhernovski theksoi se sipas informacioneve nga autoritetet dhe mediat britanike, emigrantët nuk do të vendosen në kampe, por do të kenë të drejtë të lëvizin lirisht në të gjithë vendin dhe të përdorin vendet e punës, gjë që mbart…

Lexo më Shumë

Furnizimi me ujë do të ndërpritet sot nga ora 7:30 për konsumatorët në vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishevë, Gllumovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Arnakia, Lubini dhe fshatin Saraj në Komunën e Sarajit, si dhe katet e sipërme të ndërtesave në vendbanimin Gjorce Petrov. NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë për shkak të një defekti në një valvul me diametër F-350 mm në rrugën “20” në Saraj dhe do të zgjasë deri në riparimin e tij. Nga EVN Macedoni SHA, ndërkaq, njoftojnë se sot nga ora 8:30 deri në…

Lexo më Shumë

Për shkak të paraqitjes së mjegullës vërehet dukshmëri e ulur deri 100 metra në aksin rrugor Demir Kapi – Gjevgjeli dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina…

Lexo më Shumë