Author: Hamdi Kumanova

ProCredit Bank vazhdon të nxisë evolucionin digjital me eventin e dytë të fokusuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ProCredit Bank ka përfunduar me sukses eventin e dytë të serisë “Evolucioni digjital – Përgjegjësia e Bizneseve për të Ardhmen”. Është një konferencë biznesi kushtuar avancimit të digjitalizimit në sektorin e biznesit të Maqedonisë me fokus të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pas eventit të suksesshëm të vitit të kaluar që mblodhi së bashku përfaqësues të kompanive vendase nga sektori privat, kompani që ofrojnë shërbime digjitale, si dhe përfaqësues nga institucionet që ofrojnë financim, kësaj radhe konferencës…

Lexo më Shumë

Irani dhe Suedia shkëmbyen të burgosur të shtunën përmes një marrëveshje e cila përfshin lirimin e Hamid Nourit, të dënuar për krime lufte nga Suedia në lidhje me ekzekutimet masive të vitit 1988 në Republikën Islamike. Nouri u liria në shkëmbim të lirimit të një diplomati të Bashkimit Evropian dhe të një burri tjetër të mbajtur nga Teherani. Irani i liroi Johan Floderus, një suedez që punonte për trupin diplomatik të BE-së, si dhe Saeed Azizin, tha kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson. “Ata janë në avion rrugës për në Suedi, dhe së shpejti do të ribashkohen me familjet e tyre”,…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake brenda territorit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kohët e fundit Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasë objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike Ndërsa vendet aleate dhe partnere debatojnë lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina, shefi i NATO-s thotë se forcat ukrainase kanë të drejtë të godasin objektiva ushtarake brenda Rusisë. “Nëse ata nuk do të jenë në gjendje ta…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 komentoi lidhur me vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike. Baçi tha se Basha jo vetëm është i paaftë, por edhe dashakeqas, sepse përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai. Ndërsa ditën që Gjykata vendosi për vulën, reagimi i Bashës dhe grupimit të tij ndryshoi tërësisht, pra ka treguar dashakeqësi për PD, u shpreh Baçi. Më tej ai shtoi se ‘Non grata’ e Berishës është…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në mesnatë në Bogdanci, policët e Drejtorisë së Policisë së Gjevgjelisë ia kanë hequr lirinë BG (52) nga Bogdanci. Siç njofton SPB Strumica, ai dyshohet se ka kryer tradhti bashkëshortore me një të mitur. “Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për incidentin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli”, njofton ky sektor i MPB-së. Në njoftim shtohet se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Janë publikuar momentet e aksidentit, ku 78-vjeçari u përplas për vdekje në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës. Siç shihet nga kamerat viktima është përplasur rëndë teksa kalonte rrugën në këmbë. Sipas policisë, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Lexo më Shumë

Siguria për 50 krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe nuk është një çështje e lehtë dhe për këtë arsye Zvicra ka vendosur 4 mijë ushtarë në detyrë. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e konfederatës zvicerane, Viola Amherd gjatë një konference për shtyp. Për të mbrojtur më shumë se 50 krerët e shteteve duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Zëvendës Presidentin e SHBA Kamala Harris, janë vendosur deri në 4,000 ushtarë, tha Viola Amherd, presidentja e konfederatës zvicerane gjatë një konference për shtyp. Hoteli Bürgenstock ka një histori të…

Lexo më Shumë

Pelegrinët myslimanë janë mbledhur në malin Arafat në Arabinë Saudite perëndimore për të kryer shtyllën më të madhe të Haxhit. Në kuadër të Haxhit, pelegrinët në Mekë vazhdojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke vizituar vendin e rëndësishëm Jabal al-Rahman (Mali i Mëshirës), e cila është një kodër shkëmbore brenda fushës së malit Arafat, e vendosur afër 20 kilometra në lindje të Mekës. Haxhinjtë do të kalojnë tërë ditën në pllajën e Arafatit duke u lutur vazhdimisht dhe duke i kërkuar Allahut falje dhe mëshirë. Më pas ata do të zbresin përsëri në Muzdalife, në gjysmë të rrugës midis Arafatit dhe…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shendetësor (SPPSH) dhe Shoqata e Mjekëve Privatë (SHMP) kanë kërkuar që prioriteti i qeverisë së re të jenë punonjësit në shëndetësinë publike, të cilët prej më shumë se pesë vitesh punojnë pa sigurime shëndetësore dhe pensionale. Në një konferencë për media, kryetari i SPPSH-së, Bobby Bojçevski, së bashku me kryetaren e SHMP-së, Lilija Çolakova, kanë nënvizuar nevojën urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje për të parandaluar një eksod të mundshëm të 1000 deri në 2000 punëtorëve. Bojçevski ka theksuar se pritjet janë që me emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, të zgjidhen këto probleme…

Lexo më Shumë

Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Por ekspertët dhe kritikët thonë se në takim pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë. Në Zvicër nisi të shtunën një takim dyditor, ku synohet të hidhën hapat e parë drejt paqes në Ukrainë edhe pse ekspertët dhe kritikët thonë se pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit të Shahut që po mbahet në Prishtinë. I pranishëm në këtë kampionati ishte edhe mjeshtri i lojës së shahut, Nigel Short, i cili në vitin 1992 e mposhti mjeshtrin rus të shahut në atë kohë, Anatoli Karpov, ndërsa një vit më vonë e mposhti kampionët e botës në shah, Garry Kasaprovin dhe Vladimir Kramnikin. “Më shumë se tre dekada më vonë, në Prishtinë, ku për herë të parë mbahet Kampionati Ballkanik i Shahut, më ftuan në cilësinë time zyrtare si Kryeministër dhe ai si frymëzim për lojtarët”, shkroi Kurti.…

Lexo më Shumë

Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë gjatë kohës së luftës së Kosovë ka folur për atë periudhë të rëndë për kombin dhe rolin e shtetit shqiptar. Në intervistë ekskluzive me kryeredaktoin e ‘RADIO 1’ Fitim Behluli, ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, ka rrëfyer çastet me “të cilat po ecte mbi historinë”. ‘Çastet dhe ngjarjet e asaj kohe janë aq të shpejta e me kthesa aq të mëdha, të cilat mund të shkruhen nëpër net të gjata dimri. Ajo çfarë sot mund të thosha, është se kemi ecur nëpër histori të gjithë bashkë dhe secilin veprim timin e kam bërë sepse ishte…

Lexo më Shumë