Anton Andreev, ushtar rus nga regjimenti i 1009-të, ka dhënë një pasqyrë reale të ofensivës ruse në rajonin verior të Ukrainës, përkatësisht në Kharkiv. Ai pranoi pa ngurrim se njësia e tij është shkatërruar, ku vetëm 12 ushtarë janë akoma gjallë nga 100 sa ishin në fillim, transmeton Telegrafi. Ata gjetën vetën nën shkëmbim zjarri të vazhdueshëm nga ukrainasit që i godisnin edhe më dronë në Vovchansk, objekti primar i Rusisë në atë rajon. “Ata thjesht na copëtuan. Na dërgojnë nën breshërinë e plumbave të mitralozave, të sulmeve me dronë, thjesht na përdorin si mish. Komandantët vetëm bërtasin përpara dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet. Ai deklaron se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit, pasi Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë atë nga elementet jokushtetues. Megjithatë, ai shton se drafti i Asociacionit i prezantuar nga Bashkimi Evropian ka disa gjëra të cilat për të janë ta paqarta. “Pasi s’kemi draftin tjetër edhe…
“Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë”, ka denoncuar prestigjiozja britanike BBC, duke cituar dëshmitarë. Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose që janë nxjerrë sërish në det pasi arritën në ishujt grekë, sipas BBC. Roja bregdetare greke ka kundërshtuar të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme. Media britanike shkruan se ka publikuar pamjet e 12 personave duke u futur në një…
NP Higjiena Komunale – Shkup bën thirrje për ndalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve, nga ku siç thonë prej disa kohësh ballafaqohen me këtë hedhje masive të paligjshme të mbetjes në afërsi direkte të enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Deponitë e egra rreth kontejnerëve, thonë nga Higjiena, ndodhin gjatë periudhës kur enët janë plotësisht bosh dhe mbetjet mund të hidhen në to, transmeton Portalb.mk. Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e Ndërrmarjes kanë larguar rreth 40 metra kub mbetje të hedhur në kontejnerët në Bulevardin Kërste Misirkov – afër Q. T. Mavrovka, në rrugët Xhon Kenedi dhe…
Një person ka mbetur i lënduar rëndë pasi një automjet është përplasur në një shinë hekurudhore ditën e djeshme, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Ka pasur një aksion të kombinuar shpëtimi të shpejtë dhe të kufizuar në kohë për të nxjerrë dy persona të lënduar në një aksident trafiku. Automjeti i tyre është përplasur në një hekurudhë, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Automjetin po e largonin nga shina deri në trenin e radhës nga Velesi për në Gradsko, ndërmjet orës 15:08 dhe 17:30. Përveç zjarrfikësve, policisë dhe Shërbimit të Urgjencës Mjekësor, në terren kanë intervenuar…
Sondazhi i fundit i opinionit publik tregon se fëmijët kalojnë shumë kohë në internet dhe kjo ka një efekt të dëmshëm për ta. Ky anketë për Detektor është bërë nga Instituti për hulumtime politike në Shkup. Është interesant fakti se ky qëndrim vjen nga qytetarët prej të cilëve më shumë se dy të tretat thonë se përdorin rrjetet sociale dhe kalojnë më shumë se 2 orë në ditë në internet. 69.4% e qytetarëve besojnë se interneti ka ndikim negativ tek fëmijët, ndërsa 26.1% besojnë se ka ndikim pozitiv. Këtë pyetje e kemi bërë edhe në sondazhin e vitit të kaluar…
Me publikimin e emrave nga të gjitha partitë politike, kështu do të duket qeveria e re që pritet të formohet nga VMRO, Vlen dhe Znam. Kryeministër: Hristijan Mickoski Zëvendës kryeministër i parë – Izet Mexhiti Zëvendës kryeministër për sistem politik – Ljupço Dimovski Zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Arben Fetai Zëvendës kryeministër – Aleksandar Nikolovski Zëvendës kryeministër – Ivan Stoilkoviq Ministër i Punëve të Jashtme dhe Trëgëtisë Ndërkombëtare – Timço Mucunski Ministër i Financave – Gordana Dimitrievska Koçovska Ministër i Mbrojtjes – Vlado Misajlovski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Aleksandar Nikolovski Ministër i Punëve të Brendshme…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj një emri që mandatari Hristijan Mickoski e përmendi sonte gjatë shpalosjes së propozimeve për ministra në Qeverinë e ardhshme VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZANM. “Marrëveshja e Ohrit për herë të parë pas vitit 2001 në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!”, ka shkruar Ademi në Facebook. Po për kë e ka fjalën? Emri që do të propozohet për të qenë ministër që do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive është Ivan Stoillkoviq. Këtë Ministri deri më tani e ka udhëhequr Artan Grubi. Ivan Stoillkoviq është kryetar i Partisë…
Pas gjashtë vitesh, sot lirohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Janakieski ka mbajtur masën e arrestit shtëpiak nga nëntori i vitit 2018 deri më sot. Më pas është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” të SJO-së dhe më pas është transferuar në burgun “Shkup”, ku ka qenë deri më sot./Skopje1.mk
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tash e tre muaj po përballen me rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Shtrenjtimi po ndodh në kohën kur vendi ende nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re, ndërsa ajo që akoma është në detyrë ka kapacitete të kufizuara, e inspektorët nuk duken fare në terren për të mbikëqyrur çmime në treg. Së fundi, rritje prej 15 për qind është regjistruar te buka, e cila nga 30 denarë është rritur në 35 denarë, por çmimi ndryshon dhe mund të jetë edhe më i lartë varësisht llojit të bukës. Janë shtrenjtuar edhe produktet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë. Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën. Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt. Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga ana greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u hap rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë. Marrëveshja u arrit në kohën kur SYRIZA ishte në pushtet në fqinjin tonë jugor, LSDM në vendin tonë dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kozias…

