Për qytetarët e besimit ortodoks në vend, 21 qershori (e premtja para Ditës së Shpirtrave), është ditë jopune Siç njoftuan sot nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dita jopune është sipas Ligjit për festat. MPPS-ja qytetarëve të besimit ortodoks ua uron festën.
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 16.06.2024 në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në hyrje të fshatit Merovë, automjeti i udhëtarit “Volkswagen Golf” nga Tetova me shenja regjistrimi tetovarë i drejtuar nga M.A.(75. ) nga fshati Merovë, ka dalë nga rruga. Në aksident janë lënduar rëndë shoferi dhe pasagjeri QA (69) nga fshati Merovë, të diagnostikuar në Qendrën Klinike Tetovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer hetime.TS
500 denarë kushton turpi i personave të cilët marrin ryshfet nga qytetarët, për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile. Kështu deklaroi mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski. Derisa shpalosi emrin e Stefan Andonovit për ministër të ardhshëm të Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, kreu i VMRO-së tha se ministri i ardhshëm ka plane dhe projekte ambicioze për digjitalizimin e institucioneve, me të cilat, do të luftohet krimi dhe korrupsioni, por edhe do të rritet transparenca. “Të mos na ndodh sikur deri më tani për disa qindra denarë, të nxirret për shembull certifikatë lindje nga libri amë. Për…
Duket se dita e dytë e Kurban Bajramit ka bërë që të ketë numër të madh të veturave që presin për të kaluar Kufirin në Bllacë – për hyrje në Kosovë. Megjithatë, siç transmeton TV21, jo të gjithë shoferët zgjedhin të presin në kolonë. Disa prej tyre nuk njohin as rregullat dhe për të kaluar më shpejtë qarkullojnë edhe te pjesa e autostradës së re, e cila ende nuk është testuar dhe as lëshuar për qarkullim. Kujtojmë se dita e dytë e Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut është ditë pune, ngaqë është vetëm festë fetare kurse në Kosovë është…
Sot përfundon viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore. Sivjet, për shkak të pushimit pranveror, u zgjat viti shkollor vetëm për nxënësit e shkollave fillore. Nxënësit e shkollave të mesme diplomuan më 10 qershor, me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore ka hasur në një sërë reagimesh, kryesisht nga prindër të cilët kërkuan përfundimin e mësimit para datës 17 qershor ose shkurtimin e mësimit, për shkak të temperaturave të larta ditore që arrijnë deri në 40 gradë. Sipas tyre, shkollat nuk i kanë kushtet për të zhvilluar…
Ministri i i ri për transport dhe lidhje në qeverinë e VMRO-DPMNE-së do të jetë Aleksandar Nikolovski i cili në atë pozitë vjen nga vendi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe është njëri prej personave më aktiv në ekipin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Njohësit e rrethanave thonë se ndarja e tij e pozitës transport aspak nuk është naive sidomos kur kihet parasysh se në masë të madhe janë bllokuar projektet milionëshe, ndërsa shtesë e kësaj është edhe planifikimi për një bum të madh infrastrukturor të qeverisë së re. Aleksandar Nikollovski ka lindur në Ohër në vitin 1984, ndërsa ka…
“Përpjekja e Rusisë që të marrë territor me dhunë është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Konferencës e Paqes që mbahet në Zvicër. Në fjalimin e saj, theksoi se ashpër e dënon luftën agresive të Rusisë. Presidentja thirri që të respektohet e drejta ndërkombëtare. “Të gjithë duhet të ndihmojmë që të gjendet një zgjidhje Solomoni. Kjo do të thotë zgjidhje e drejtë për Ukrainën, zgjidhje që do të garantojë paqe të përhershme”, tha Gordana Siljanovska, presidente. Së fundmi në Shkup, Siljanovska-Davkova e pyetur nëse Maqedonia do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndaluar një fëmijë, pasi i njëjti dyshohet se është marrë me drogë, transmeton TV21. “Më 16.06.2024 në Manastir, nëpunësit policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria një të mitur nga Manastir. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe peshore digjitale. I mituri është arrestuar në Stacionin policor në Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
MPB Maqedoni informon se dje (16.06.2024), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar në Sopot në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë arrestuar M.J.(45) nga Kumanova. “Rreth orës 10:30 në rrugën lokale nga fshati Sopot në fshatin Sushevë është kontrolluar automjeti “Chevrolet Aveo” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga M.J, ndërsa janë gjetur dy emigrantë nga Republika të Turqisë”. “Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit”, Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni. “Pas 25 viteve, të ngarkuara me mall për Shqipërinë, më në fund e vendosa të kthehem. Në familje vazhdimisht dëgjoja të…
VMRO-DPMNE sot do të mbajë solemnitet “34 vite VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, premtim, liri, ardhmëri, vazhdojmë” në teatrin “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot” në Veles me fillim në orën 13:00. Në ngjarje do të flasin kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski. Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë i konfirmuan kuadrot nga koalicioni “Maqedonia Jote” në qeverinë e re për të cilën mandatari Mickoski paralajmëroi votim gjatë fundjavës së ardhshme.
Pas katër ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën burri që u godit nga një veturë në Gjakovë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Viktima ishte përplasur nga një veturë më 12 qershor, në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë. Viktima është I.Gashi, i moshës rreth 77-vjeçare, i cili vdiq dje në QKUK. Përkundër intervenimeve të mjekëve në QKUK, Gashi nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori. I dyshuar për rastin, burimet e Sinjalit thonë se është po ashtu një i moshuar, rreth 73-vjeçar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin. Lajmin për vdekjen e viktimës…

