Platforma për Barazi Gjinore reagon ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë për inicimin e procedurës ndaj 36-vjeçares V.I. nga Kratova, e cila është viktimë e dhunës në familje, transmeton Almakos. “Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, përkatësisht mbrojtje të nevojshme për institutin, e jo vepër e kryer “vrasje me dashje”, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e dhunës në familje tash ndiqet nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje. Gjegjësisht, sipas njoftimit të vetë Prokurorisë Publike të Kumanovës, thuhet: “E dyshuara duke ushtruar dhunë në familje…
Author: Hamdi Kumanova
MPB ka njoftuar se me datën 17.06.2024 në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit- Tetovë, në fshatin Gajre, Tetovë, katraçikleta me shenja regjistrimi tetovare, i drejtuar nga M.R.(39) nga fshati Poroj i Tetovës ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tij E.N (32) nga fshati Poroj, të cilët janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm, kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Tetovë. Pa Censurë
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski për “Bechtel Enka”, tha se qeveria duhet të ndihmojë atë sektor investues, i cili merr pjesë me përqindje të konsiderueshme në bruto produktin vendor. “Të gjitha situatat që nënkuptojnë zhvillimin e ekonomisë gri dhe korrupsionin duhet të eliminohen, të gjithë të tërhiqen në pozicionet e tyre, të ketë prioritet ekonominë. Nuk do të lejojmë që situata të vazhdojë. Preferenca duhet t’i jepet operacioneve shtëpiake. Ajo është e shkatërruar. “Bechtel and Enka” është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në tender është fitues. Duhet të jetë një angazhim…
Nga e enjtja (20 qershor) deri të martën (25 qershor në ora 15) do të bëhet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve në arsimin e mesëm për vitin akademik 2024/2025. Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit do të jetë në datat 1 dhe 2 korrik deri në orën 15:00. Për të optimizuar procesin e regjistrimit në shkollat e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit mundësoi aplikimin elektronik. Regjistrimi bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës (https://e-uslugi.mon.gov.mk) me një njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive…
Kompanitë farmaceutike tashmë janë bizneset më fitimprurëse në botë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Ky biznes tashmë po qarkullon miliarda euro në mbarë globin sidomos me shpërthimin e pandemisë së fundit, përcjell INA. Sipas një analize të portalit Faktor, në vend ky biznes po qarkullon miliona euro dhe se në krye janë tre kompani kryesore farmaceutike. Në vendin e parë është Zegin Farm që gjatë 2023 ka pasur të ardhura 60,6 milionë euro, me fitim të deklaruar prej 1,4 milion eurove. Në vendin e dytë është Eurofarm me të ardhura 42.7 milionë euro të qarkulluara gjatë 2023 me një…
Fshati Likovë mund të jetë rasti i vetëm edhe në Evropë ku kemi të bëjmë me varre të mumifikuara. Vendi ku janë gjetur varret njihet si ” Uji i tharrtë”. Të vdekurit janë varrosur në arkivole të punuara nga druri, ndërsa arsyeja se pse janë ruajtur deri më sot është shkaku i tokës dhe afërsisë së një burimi të ujit mineral. Më poshtë do të sjellim një përshkrim të shkurtër të mënyrës dhe ritit të varrimit. Varret e para “të shpirrosur” janë zbuluar në vitin 1957, gjatë ndërtimit të rrugës për te penda e Likovës. Në vitin 1963 është ndërmarrë…
Dje rreth orës 13:00 në një luginë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Resnjë me ndihmën e paragliderëve kanë gjetur veturën “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës, ndërsa në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur Mjeku i Urgjencës ka konstatuar se personat janë M.H (59) dhe M.H (56), për të cilët djali i tyre ka raportuar se më datë 16.06.2024 janë larguar nga shtëpia me automjet. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi.
40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës. “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të identifikimit të dyshuarve”, thuhet nga Prokuroria.
Shteti është vënë realisht në një situatë të palakmueshme ku ne nuk e kemi luksin të përçajmë, polarizojmë, të llogarisim në tuajat, tonat, të tyret, duhet të angazhohen të gjitha burimet e mundshme për të arritur qëllime të caktuara dhe për këtë arsye është një dorën e shtrirë për ata që janë përfaqësues dhe simpatizantë të LSDM-së. Por kjo nuk do të thotë se dikush që ka bërë një gabim para ligjit do të ikë nga përgjegjësia. Nëse dikush ka qenë drejtor, ministër, zyrtar i LSDM-së dhe BDI-së dhe sipas provave materiale vërtetohet se ka shkelur ligjin, do të përgjigjet…
Ushtarët koreano-veriorë që punojnë në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë hynë përsëri në Jug për një kohë të shkurtër. Përpara se të ktheheshin pas, ushtria e Seulit qëlloi me të shtëna paralajmëruese. Kjo u njoftua nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke raportuar shkeljen e dytë të kufirit nga Veriu në më pak se dy javë pas incidentit të ngjashëm më 9 qershor. Komanda, në raportin e Yonhap, shtoi se ushtarët e Koresë së Veriut kishin kaluar vijën e demarkacionit ushtarak në DMZ rreth orës 8.30 me orën lokale.
Një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore , i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën në një rrugë pranë Acapulco. Salvador Villalba Flores, i cili ishte zgjedhur me partinë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, qendra e majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa. Flores zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra, tha i njëjti burim. Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur “nga autobusi me të cilin udhëtonte” dhe e ekzekutuan. Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e pestë. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor. Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonijo Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor…

