Katër nga dhjetë grekë (43 përqind) kanë një opinion neutral për Maqedoninë e Veriut, 37.5 kanë një opinion negativ dhe vetëm 18 përqind kanë një opinion pozitiv; opinioni për mbështetjen e perspektivës BE të vendit është pothuajse i ndarë dhe Marrëveshja e Prespës për 38.5 për qind të të anketuarve është e dëmshme, sipas rezultateve të anketës së opinionit publik të Fondacionit Grek për Politikë të Jashtme ELIAMEP, në bashkëpunim me Universiteti i Selanikut të Maqedonisë dhe Fondacioni Konrad Adenauer, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Anketa është e realizuar në gjysmën e dytë të muajit prill dhe ka të…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se dje rreth orës 23:30 në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Vrutok, në fshatin Zdunje automjeti “Jeep” me targa të Gostivarit, drejtuar nga Z.S. (58) nga Vrutoku, ka goditur A.SH. (61) nga Vrbani i Gostivarit. Në aksident këmbësori ka marrë lëndimet të rënda trupore të konstatuar në Spitalin e Gostivarit. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipet policore të DPB Gostivar./Telegrafi/
“Ne si shtet kandidat që presim prej kohësh, nuk e kemi luksin që të mos mbajmë marrëdhënie me shtetet anëtare apo me ato shtete anëtare që janë fqinjët tanë. Absolutisht nuk do t’i ndihmojë askujt në kuadër të integrimeve evropiane”, tha drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane – EPI, Simonida Katsarska në programin e mëngjesit të Sloboden Pecat. Ajo shtoi se për vendin tonë është e rëndësishme që komisioni përmes drejtorisë të na shikojë nga prizmi i atyre vendeve që potencialisht në 7 deri në 10 vitet e ardhshme do të kishin kapacitet për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit. “Përvoja…
Reagimi i Partisë Politike “E Majta” Ministri në largim i Drejtësisë, Krenar Loga, pak ditë para se të largohej nga posti që e kreu në mënyrë katastrofike dhe me skandale të përditshme, u dha një goditje të re qytetarëve gjithnjë e më të varfër të Republikës së Maqedonisë, duke e rritur tarifën tashmë të lartë të noterit për dy deri në trefish. ! Kjo rritje vjen pas një opinioni të mëparshëm nga Oda e Noterëve dhe pëlqimit të marrë nga Qeveria e korruptuar teknike e përbërë nga ministrat e BDI-së, SDS-së dhe DPMNE-së! Nga 1 shtatori, shpenzimet e qytetarëve…
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e ka paralajmëruar Nasim Haradinajn që t’iu përmbahet kushteve të përcaktuara mbi vendimin e dënimit. Trendafilova ka thënë se Haradinaj ka zhvilluar intervista në media pa kërkuar paraprakisht leje, duke potencuar se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit. Në një njoftim për media, ndër tjerash, Trendafilova ka thënë se i ka dhënë paralajmërimin e fundit Haradinajt për këtë, duke shtuar se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit. “Kryetarja shpjegoi…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë së Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi, e cila ka deklaruar se në këtë fazë nuk mund të ofrojnë informacione tjera. “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së…
Me riorganizimin e ministrive, pra me katër ministritë e reja dhe me transformimin e disa prej ministrive të tjera, hapet një numër i madh pyetjesh lidhur me atë se si do të funksionojë administrata shtetërore, nëse dhe sa do të ketë rritje të numrit të të punësuarve në sektorin publik, por edhe sa kohë do të duhet për ta stabilizuar dhe harmonizuar mënyrën e re të funksionimit të administratës shtetërore, shkruan Meta.mk Sipas ndryshimeve në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore të cilat u miratuan për një kohë shumë të shpejtë, organet shtetërore do të kenë…
Deputetja dhe kandidatja për lidere të LSDM-së, Slavjanka Petrovska është përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon kur shkon në Kuvend dhe sheh se LSDM ka vetëm 18 deputetë. Ajo thotë se në 24 vitet e saj në parti ka qenë pjesë e shumë humbjeve por edhe fitoreve. “Kjo është padyshim historikisht një nga disfatat më të mëdha me të cilat është përballur LSDM. Roli i opozitës është i qartë, sidomos sa herë që LSDM është opozitë, bën të pamundurën që të jetë opozitë konstruktive, dhe kur është e nevojshme, natyrisht, të kontribuojë në çështje të caktuara shtetërore, gjithmonë merr pjesë…
Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe sovrane, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. I lindur në vitin 1935 në Kavadar, Andov ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe ka magjistruar në Universitetin e Beogradit. Në disa raste ka mbajtur postin e kryetarit të legjislativit, ka qenë deputet dhe në vitin 1999 kandidoi edhe për president të shtetit.
MPB ka njoftuar se më datë 17.06.2024 në ora 16:35 në SPB Tetovë, një 22-vjeçar nga Tetova ka raportuar se babai i tij S.I. sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e familjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Një vajzë me aftësi të kufizuara trevjeçare, e cila vuante nga paraliza cerebrale, u diskriminua në një nga këndet e lojërave më të vizituara në Shkup, nga një punonjëse e cila nuk e lejoi nënën e saj ta mbante në krahë, ndërsa ajo ishte ulur mes lodrave dhe fëmijëve të tjerë lozonjarë. Përcaktoi Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD), transmeton Almakos. Edhe pse babai ishte kontaktuar më herët me telefon dhe kishte marrë leje nga një punonjës tjetër, nëna për të sjellë vajzën e sëmurë dhe për të qëndruar me të brenda, kur erdhën në sallën e lojërave,…
QKM Rajonale-Ohër dje ka njoftuar për një automjet që ka rënë në një përroskë në rrugën për në Galiçicë, në të cilin paragllajdistët kanë tentuar për ti gjetur dy persona të vdekur. Sot SPB Ohër njofton se dy personat e vdekur të gjetur në afërsi të rrugës Ohër-Oteshevë janë bashkëshortë nga Resnja, transmeton Almakos – Me datë 17.06.2024 rreth orës 13.00 në një përroskë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarët policorë me ndihmën e paragllajdistëve kanë konstatuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës dhe në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur. Mjeku i Urgjencës…

