Dje në ora 14:45 në Gostivar, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë së Gostivarit, kanë hequr nga liria 34-vjeçarin banues të Gostivarit S.M., i dyshuar për “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim e sipër. Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se ka kryer “vjedhjen e rëndë” në periudhën prej 13 qershorit deri në orën 12:50 të pasdites, gjatë së cilës ka marrë disa sende. “Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Sot mjekët e Emergjencës së Kumanovës kanë njoftuar se është rritur numri i tkuhirrjeve dhe intervenimeve të tyre. Ata tani po përballen me 40 deri në 50 ndërhyrje në ditë, duke shënuar një rritje prej rreth 30 për qind. Gjatë javës së fundit, janë vërejtur raste në rritje të pacientëve që shemben në vende publike. Valentina Todorovski Trajkovska, mjekja e Emergjencës, tregon se ka pasur një numër të shtuar të ndërhyrjeve, veçanërisht në institucione dhe sheshe qytetare ku lëvizja është më e madhe. “Shumë kolapse ndodhin sepse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet për kujdes gjatë kohëve të vapa. Të moshuarit veçanërisht…
Kremlini thotë se Perëndimi ka reaguar në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të presidentit rus Vladimir Putin për një arkitekturë të re sigurie dhe bisedime paqeje me Ukrainën. Këtë të shtunë, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar se “Ka shumë, një sasi të madhe – reagim zyrtar, deklarata zyrtare. Të natyrës jokonstruktive.” Ukraina e ka quajtur propozimin e presidentit Putin si ‘jo serioze’. Ndërsa kancelari gjerman tha se ‘Rusia nuk është në gjendje t’i vendosë kushte Ukrainës’.
“Nuk ka asnjë lëshim nga parimet bazë të marrëveshjes së Prespës”, ka paralajmëruar udhëheqjen e re të Maqedonisë së Veriut , ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis menjëherë pas Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Shkup. Në një intervistë të tij të orëve të fundit,për portalin grek NEWSBOMB i pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë Athina dhe në se Greqia mund të vendosë veto në takimin e NATO-s pas disa ditësh ku merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut në se vendin fqinj ende sfidon marrëveshjen e Prespës ai është përgjigjur: “Respektimi me besnikëri i traktateve…
Rastet e dhunës në familje i kanë paraprirë vrasjes së dyfishtë në Kratovë. Prej disa vitesh ka pasur disa denoncime nga 36-vjeçarja V.I., e cila tashmë dyshohet se ka vrarë me sende të mprehta bashkëshortin dhe vjehrrin. Ajo ka bërë denoncime, por edhe kundër saj. Vrasja është kryer me thikë. MPB njofton se policët në Kratovë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një grua 36-vjeçare, e cila dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj. “Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar nga liria V.I.(36) nga Kratovë. Ajo dyshon se…
Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha, se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”. “Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse…
Analisti serb, Dushan Janjiq, ishte i ftuar mbrëmjen e të premtes në emisionin “Balkan Talks”, në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për gazetarin Franko Egro, Janiç analizoi dhe arsyet pse presidenti Vuçiç mblodhi në Beograd “parlamentin gjithëserb” pak ditë më parë. Janiç theksoi se dy nga motivet që e shtynë presidentin Vuçiç të mblidhte gjithë serbët e rajonit në një shfaqje nacionaliste ishte për të mbuluar manipulimin e zgjedhjeve, si dhe për të kamufluar dështimet ekonomike që ka në politikën e brendshme të Serbisë. Pjesë nga…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçin për shpifje dhe po kërkon 15 mijë euro kompensim dëmi. Padia e Konjufcës është dorëzuar të premten (14 qershor) në Departamentin Civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas padisë së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, më 2 maj 2024 në kanalin televiziv “Kanal 10”, në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, e paditura Natyra Kuçi, ka bërë shpifje dhe lajme të pavërteta kundër paditësit Glauk Konjufca, ku është deklaruar lidhur me “pasurimin e pabazë të Glauk Konjufcës”. Në padi thuhet se në përmbajtje të…
Në një deklaratë të fundit gjatë një interviste me “Bloomberg Adria”, Igor Velickovski, drejtori i Drejtorisë për Sisteme të Pagesave në Bankën Popullore, ka njoftuar se konkurrenca në tregun e shërbimeve të pagesave në Maqedoninë e Veriut pritet të shtohet ndjeshëm. Ky zhvillim vjen si rezultat i licencave të reja të lëshuara për institucionet e pagesave, të cilat tashmë mund të ofrojnë shërbime brenda dhe jashtë kufijve të vendit, në përputhje me kornizën e re ligjore. Banka Popullore ka lëshuar licenca për pesë kompani që ofrojnë shërbime të ndryshme të pagesave, duke përfshirë transferime të shpejta të parave dhe lëshimin…
Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm. Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore. Siç rezultoi nga hetimet, të dyshuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat në prostitucion, të cilat i dërgonin në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio, duke përfituar nga një pjesë e të ardhurave. Madje, për t’i shërbyer qëllimit…
I moshuari përplaset për vdekje në Durrës, autori largohet. Dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe. Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Fusha ajrore Morozovsk, e vendosur në Rajonin e Rostovit të Rusisë, u sulmua nga të paktën 70 dronë më 13 qershor, tha media e Zonës së Luftës më 14 qershor, duke cituar shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov. Guvernatori i Rajonit të Rostovit Vasily Golubev tha një ditë më parë se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore u përballën me një “sulm masiv” të dronëve, i cili shkaktoi një zjarr dhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike lokale. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më pas se 70 dronë ishin rrëzuar mbi rajon. Budanov tha se ai ishte “në…

