Me një pasuri prej 132.2 miliardë dollarësh, Bill Gates është personi i nëntë më i pasur në botë. Atë pasuri e ka fituar edhe duke investuar në aksione, nga të cilat ka të ardhura ditore prej 1.3 milionë dollarësh. Pritet që gjatë vitit të ardhshëm të ketë të ardhura deri në gjysmë miliardë dollarë nga aksionet. Aksionet e tre kompanive nga të cilat Gates gjeneron më shumë të ardhura janë Hekurudha Kombëtare Kanadeze, Microsoft, të cilën ai e themeloi dhe Menaxhimi i Mbetjeve. Ai zotëron 54.8 milionë aksione të Hekurudhave Kombëtare Kanadeze, vlera aktuale e së cilës është 6.6 miliardë…
Author: Hamdi Kumanova
Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi nuk ishte serioz, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz. Duke folur në Itali pak para se të nisej për Zvicër, ku të shtunën do të nisë samiti për Ukrainën, Scholz tha se Putini e bëri këtë propozim vetëm sa për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër. Putin u zotua të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat…
Aziz na trego prej kur daton njohja juaj me Arben Taravarin Me doktor Arben Taravarin njohja ime është moti kohë, siç dihet unë jam me Cerebralna paraliz dhe trajtimi im mvaret nga mjekët pra duhet të jem nën kontrollën e disa mjekëve por baza kryesore është neurologjija dhe unë si mjek e kam përgjzedhur doktor Arben Taravarin që të kujdeset për shëndetin tim. Si ka qenë fillimi kur shkove për herë të parë tek doktor Arben Taravari a mbani në mend Ka qenë diçka e pa pritu, kam shkuar si një pacient ai më ka pritur me ngrohtësi, me fjalë…
Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës në Kosovë, një nga qytetet që nuk i shpëtoj dot vuajteve, ishte edhe Gjilani, ku sot më 15 qershor shënon ditën e çlirimit, shkruan Front Online. Shukrie Ramadani në një rrëfim për Front Online, i kujton momentet më të mira me bashkëshortin e saj, Agimin, madje thotë se kur e sheh lirinë, i mungon ai edhe më shumë. “Kam shumë ngjarje në kujtesen time, sepse kam qenë në lidhje të vazhdushme me Agimin, sidomos përmes telefonave në atë kohë. Sukseset për të cilat na…
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, thotë se e dënon pa rezerva sulmin terrorist të ndodhur vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit. Duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, Robertson për KosovaPress, thekson nevojën që të ketë një fund të dhunës në rajon dhe të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga të qenit një zonë problematike në diçka që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane. Për këtë arsye, ai nënvizon se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për perëndimin dhe NATO-në. Megjithëse thotë se s’ka rrezik të një lufte të re në rajon, ai…
Një person nga Manastiri është privuar nga liria, nën dyshimin se gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 24:00, ka marrë veturën e pasagjerëve me targa regjistrimi Manastir. Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. “Me datë 15.06.2024 në ora 01:30 në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të SPB Manastir, është hequr liria E.A (33). Ai dyshohet se në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 24:00 të datës 14.06.2024 ka marrë një automjet pasagjerësh “tiko” me shenja regjistrimi Manastir,…
Geng Shuang, zëvendës përfaqësuesi i Kinës në Kombet e Bashkuara, i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të fillojnë bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 15 qershor. Vërejtjet erdhën në prag të Samitit Global të Paqes që do të mbledhë së bashku përfaqësues të mbi 90 vendeve për të diskutuar paqen në Ukrainë në 15-16 qershor në Zvicër. Samiti u iniciua nga Ukraina dhe Rusia nuk ishte e ftuar. Kina nuk pritet të marrë pjesë. Kina propozoi më parë një plan paqeje në shkurt 2023, i cili…
Rama has në Xhavit Halitin derisa promovon një biznes, me shaka e quan “kriminel lufte që s’është kapur akoma” Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet për humorin dhe sjelljet e tij në raport me liderët e tjerë rajonal e ndërkombëtar. Pothuajse në çdo ngjarje që organizohet në nivel ndërkombëtar, Rama kujdeset që ta marrë vëmendjen me ndonjë gjest apo shaka. “Pre” e këtyre veprimeve të Edi Ramës ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, të cilit në kongresin e Partive Socialiste në Berlin në vitin 2022 ia kishte mbyllur sytë. Sensit të Ramës për humor s’i ka shpëtuar as Xhavit Haliti,…
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill për Kosovën, duke shtruar pyetjen nëse ka një njohje “de facto” që përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB, a ka ndonjë alternativë tjetër për zgjidhjen e Kosovës përveç njohjes “de jure”? Në një koment të publikuar në faqen e ambasadës ruse, Bocan-Kharchenko thekson se është e qartë se Kosova, me mbështetjen e plotë nga ndërkombëtarët, as që dëshiron të dëgjojë për përmbushjen e ndonjë detyrimi të marrë më parë pa garanci për njohja e pavarësisë së saj nga Beogradi. “Ata po përpiqen…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon. Ai akuzon kreun qeveritar se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike. Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit. Tahiri…
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku bëri thirrje për paqe në vend e botë. Tërnava tha se sot është dita më e vlefshme e vitit, ajo e Arafatit, teksa i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, festë e cila sipas tij, karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificën e therjes së kurbanit. “Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, ditë për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”. “Së bashku me miliona haxhilerë nga e…
Samiti i NATO-s i korrikut në Uashington do të jetë para së gjithash një festë e 75 vjetëve të punës si partnerë transatlantikë përtej Atlantikut, por do të diskutohen edhe një sërë temash të ndryshme dhe ne duam të kalojmë pak kohë në një bisedë për ndarjen e barrës dhe faktin se shumë vende kanë punuar shumë në dekadën e fundit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, thotë përfaqësuesja aktuale e SHBA-së në Aleancë, Xhulian Smith, në një intervistë për MIA-n. “Këtu dua të falënderoj vërtet Maqedoninë e Veriut. Ky është një vend që ka marrë vendime vërtet të vështira…

