Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në lidhje me debatin mbi hapjen e urës së Ibriti në Mitrovicë. Ajo në një prononcim pët “Bota sot” u shpreh se hapja e urës është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Biserko nuk e kishte të qartë se si po kundërshtohet hapja e kësaj ure, kur ka kohë që ëshë nënshkruar një marrëveshje për një gjë të tillë. “Hapja e urës në Mitrovicë është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe komuniteteve të tjera. Tri ura…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi u takua sot me ambasadorin turk, Sh.T. Fatih Ulusoj. Ministri Durmishi dhe Ambasadori Ulsoj diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e tij në periudhën e ardhshme. Ministri Durmishi falënderoi Republikën e Turqisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia, e deri më sot. “Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues. Të dhënat e shkëmbimit tregtar tregojnë se Republika e Turqisë vitin…
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm. Në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe me breshëri. Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare nga veriu. Nga e enjtja temperatura ditore do të jetë në rritje. Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 21, ndërsa…
MPB ka njoftuar se me datë 18.08.2024 në ora 23:40 në fshatin Grupçin Tetovë nga ana e punonjësve policorë të SPB-së Tetovë është arrestuar E.E.(20) nga fshati Grupçin pasi më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një restorant në fshat duke e sulmuar N.E (27) nga i njëjti fshat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Një bartës i një pozicioni si Afrim Gashi pasohet nga një protokoll i detyrueshëm dhe shoqërim i vazhdueshëm. Situata e kundërt, mungesa e eskortës dhe mos sigurimi është vepër e sanksionueshme, njofton VMRO-DPMNE. “Sipas SDS-së a është dashur të shkelen ligjet në rastin e Afrim Gashit? Ky vend ka institucione. SDS-ja e ka të vështirë të kuptojë pse në kohën e tyre ministrat luanin futboll në zyrë gjatë orarit të punës, policët goditnin merimangat, kallashnikovët u gjuajtën në prani të Ahmetit dhe Oliver Spasovski u shpërndante pasaportat mafiozëve. Koha e arbitraritetit përfundoi me ndërrimin e pushtetit”, thekson partia në pushtet.
Në Daily Click në TV21, Kreshnik Bekteshi nga BDI komentoi deklaratën e Izet Mexhitit ku tha se “BDI nuk ka akuzë për protesta”, përcjell TV21. Bekteshi tha se një parti me eksperiencë si BDI nuk mund të ndryshojë për disa muaj, qe siç tha, BDI po përmirësohet ndërkohë që, për Izet Mexhitin, tha se duhet të reflektojë dhe t’u tregojë qytetarëve se çfarë ka ndryshuar tek ai. “Nuk dua të komentoj deklaratat e zotëri Mexhitit për shkak se para disa viteve ka qenë pikërisht zotëri Mexhiti i cili e ka ngritur figurën e Ali Ahmetit në tubime të ndryshme, emisione…
LSDM do të fitojë kur të ndryshojë sjelljen e saj ndaj anëtarëve dhe t’i riafirmojë fuqishëm vlerat socialdemokrate, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për “Fokus”. Ai shton se platforma e re është e një rëndësie vendimtare për ngritjen e partisë, por dhe se duhet të bëjë riorganizimin dhe demokratizimin e partisë. “LSDM do të fitojë nëse fokusohet në problemet reale të qytetarëve në programin politik që do të thotë avancim të jetës në çdo segment dhe për të gjithë. LSDM në bazë të kësaj duhet të njihet. Të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të afrojë retorikën e…
MPB Maqedoni njofton se dje (18.08.2024) në ora 07:10 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Finska” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori “Ducati” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B (43) nga fshati Haraçinë dhe automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me shenja regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga B.S (61) nga Shkupi. “Në aksident ka pësuar lëndime të rënda motoçiklisti, i cili është konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza””. “Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot në faqen e tij në Facebook se është pozitiv me Covid-19. Siç informoi ministri, këtë javë do t’i kryejë detyrat e punës nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave. “Ju informoj se këtë mëngjes, pas testimit për Covid-19 në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’, rezultatet që mora ishin pozitive. Këtë javë pune, do t’i kryej detyrat e punës në izolim nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave,” shkroi Toshkovski në Facebook.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka pasur informacion të saktë për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për përgjegjësinë e gjyqtarit Pajazit Pajazitin. I pyetur nëse VLEN si koalicion i bashkohet kërkesës së partnerit të tyre të koalicionit, Taravari thotë: “Nuk kam informacion të saktë se për çfarë bëhet fjalë, por pavarësisht emrit, kushdo që nuk ka vepruar siç duhet duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk kam informacion të saktë për rastin konkret, kur ta kem do të kemi qëndrim si koalicion VLEN”, tha Taravari. Kërkesa për përgjegjësi nga gjyqtari Pajaziti është për shkak të vendimit të tij për t’ia hequr…
Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se shumë miq nga VLEN janë bërë pishman, që sic thotë, e kane parë që programi politik i cili u prezantua, as 1 për qind nuk është i përfshirë në programin qeverisës, përcjell TV21. “Besoj se i kanë ra pishmanit se tash e shohin se gjithë ai program politik i cili u prezantua edhe në studion tuaj ku janë ballafaquar me mua dhe z. Ademi për sa u përket përcaktimeve programore, pothuajse as 1 për qind nuk është në programin qeverisës të cilin e dorëzoi asokohe mandatari, tash kryeministër Mickoski.
Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raport.

