Përveç situatës në Misionin e përhershëm të KB-së në Nju-Jork, kemi indikacione për keqpërdorime financiare edhe në të paktën dy përfaqësi të tjera diplomatike-konsullare të RMV-së jashtë vendit, deklaroi sonte ministri Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, pa specifikuar se për cilat ambasada bëhet fjalë? “Për fat të keq kam evidentuar edhe disa raste të tjera të punës joprofesionale, më duhet të konstatoj se në javët e fundit kemi evidentuar edhe disa raste të tjera të mospërputhjeve serioze. Nuk mund të them këtu se ku, në radhë të parë për respekt për vendet ku ata individë janë të akredituar, por kemi…
Author: Hamdi Kumanova
Ervin Salianji, deputet i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me gjendjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa shprehet se ndërkohë që vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë, halli më i madh i policisë është si të manipulojë dhe fshehë krimet. Salianji shprehet se Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë! Postimi nga Ervin Salianji Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet,…
“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për çështje me interes të ndërsjellë”, thonë nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacion për destabilizimin në Maqedoninë e Veriut, siç paralajmëroi kryeministri Ministri Hristijan Mickoski, si dhe a kanë biseduar për këtë temë me Qeverinë e Maqedonisë. “Deri sa ne përgjithësisht nuk ofrojmë komunikime nga takimet diplomatike, ne jemi në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët”, thonë nga zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit. Mickoski, gjatë vizitës së…
Policia e Tiranës ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku një mësues amerikan, Matthew Janes Wertz mbyti gruan e tij, vrau 2 qentë me shkop bejsbolli dhe më pas vari edhe veten. Blutë bëjnë të ditur se në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrara dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçare, pasi ka goditur një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Traumës, ndërsa përveç policit, 39-vjeçarja ka goditur edhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike. Arsyet ende nuk dihen, ndërsa gruaja është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës” “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet…
Policia Federale gjermane njofton se numri i sulmeve ndaj punonjësve të saj është rritur. Vitin e kaluar u sulmuan 2,979 oficerë të policisë federale, thuhet në raportin e fundit vjetor, i cili u prezantua në Rostock. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri tani që nga viti 2001 kur nisi mbajtja e statistikave për sulme të tilla. Rreth një e katërta e policëve dhe policeve të sulmuara (793 vetë) pësuan madje edhe plagosje, gjë që sipas Policisë Federale është gjithashtu një rekord që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2001. Po sipas statistikave 11 për…
Katër të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i kësaj të hëne gushti. Rreth orës 14:07 të ditës së sotme (19 gusht), në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të…
Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të hënën se Irani është përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj ekipit elektoral të ish-Presidentit Donald Trump. Kjo është hera e parë që qeveria amerikane deklaron se kush mban përgjegjësi për sulmin kibernetik, për të cilin kandidati republikan pati fajësuar më parë Teheranin. FBI-ja dhe agjencitë e tjera federale thanë se Irani i konsideron si veçanërisht të rëndësishme zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti dhe se ka vendosmërinë që nëpërmjet këtij operacioni kibernetik dhe aktiviteteve të tjera të ndërhyjë në politikën amerikane, “të mbjellë përçarje dhe të dëmtojë besimin tek institucionet tona demokratike”. “Kemi pikasur aktivitet…
Ish-hetuesi i krimeve të rënda, Mehdi Kozhani, është shprehur se një zyrtar policor, i cili kryen vrasje, mund të dënohet me dënimin maksimal. Kjo për faktin se, sipas tij, ai e di ligjin, është trajnuar për siguri, është trajnuar për përdorim të armës, andaj përgjegjësinë e kamë të madhe. “Vrasja është dënim i rëndë, një zyrtar policor e di se sa e rëndë është, është trajnuar për atë punë, e di çka është ligji, pra në këtë drejtim ai mund të jetë më përgjegjës, kjo do të thotë se një person që e kryen vrasjen dhe nuk ka njohuri për…
Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington thotë se nuk ka arrit të jetë prezentë në varrimin e babait të saj i cili vdiq para dy ditësh. Shkak sipas saj është shenjëstrimi që i është bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuciq. Me prejardhje nga Serbia, Stradner thotë se asaj i është këshilluar të mos jetë në funeralin e babait. “Babai im ndërroi jetë dhe sapo më thanë që nuk duhet të shkoja në funeralin e tij në Serbi sepse presidenti serb më shënjestroi si objektiv në televizionin kombëtar”, shkroi Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese në Fondacionin…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në Hagë, sot për të dytën ditë me radhë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 76-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ish-oficeri i forcave amerikane në KFOR, Steven Rusell. Në sallën e gjyqit ai të hënen kishte ardhur i shoqëruar nga tre përfaqësues të qeverisë amerikane. Ish-oficeri i forcave amerikane të KFOR-it u përball edhe me mbrojtjen e të akuzuarve pasi në dëshminë e tij me shkrim Rusell kishte…
Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 90-vjeçarit në lagjen 4 të qytetit të Korçës. “Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut”, thotë policia. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

