Author: Hamdi Kumanova

Policia në Mal të Zi e ka arrestuar shtetasin polak, Roman Zimian, në Podgoricë, i cili dyshohet për mashtrim multimilionësh. Polonia dhe Koreja e Jugut kanë lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për të. Pas shumë muajsh kërkime, pjesëtarë të Sektorit kundër Krimit – FAST, e kanë ndaluar 51-vjeçarin, ka thënë Administrata Policore e Malit të Zi, më 18 gusht. Ka dyshime që Zimian, bashkë me partnerin e tij biznesor, Stefan Morgenstern, kanë dëmtuar një mori njerëzish në Poloni dhe Korenë e Jugut, në total prej rreth 21 milionë dollarëve amerikanë. Ai është njëri prej themeluesve dhe pronarëve të fondit “Future net”, i…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se do të punësohen rreth 300 specializantë që siç tha, ka vendim nga Qeveria, ndërkohë që, bëri të ditur edhe kriteret duke përmendur, drejtimet deficitare, vitin e specializimit dhe notën mesatare, përcjell TV21. “Për këtë vit kemi vendim të Qeverisë për 300 punësime të specializantëve. Kriteriumet janë me sa vijojnë: para do të jetë ata që i kemi më shumë deficitare dhe në qytetet ku kemi deficitin më të madh d.m.th, flas për brendinë e shtetit. Mandej do të jetë, deri ku janë me specializime, përparësi do të kenë specializantët që janë…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se dje (18.08.2024) në ora 16:06, është raportuar se në rrugën rajonale fshati Siriqinë – fshati Zhelinë Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjetit të udhëtarëve “Ford Ka” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.G. (82 ) nga fshati Siriqinë dhe automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga V.A (30) nga fshati Tearcë, Tetovë. “Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi M.G, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe shoferi V.A dhe pesë bashkëudhëtarët e tij nga fshati Tearcë, dy prej tyre të mitur”. “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues…

Lexo më Shumë

LSDM në një kumtesë për media thotë se VMRO-ja me ditë të tëra po mundohet që përgjegjësinë për arratisjen e Blerim Ramadanit t’ia kalojë në organet e drejtësisë” “Sa i përket gjyqtarit Pajaziti, për të cilin VMRO-DPMNE prej ditësh kërkon zëvendësimin e tij, sipas informacioneve zyrtare, ai është zgjedhur në kohën e koalicionit të famshëm VMRO dhe BDI. Sipas informacioneve zyrtare, Pajaziti është zgjedhur gjyqtar më 2 janar 2013″, thonë nga LSDM. Nga atje kanë shtuar se VMRO në vend që të heqë përgjegjësinë në tërë këtë rast, duhet ta shkarkojë Toshkovskin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme…

Lexo më Shumë

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime Strugë në Departamentin për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim në Qendrën rajonale për çështje kufitare Perëndim, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e energji elektrike, energji termike ose gaz natyror” sipas nenit 235-a të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më 11.06.2024, punonjës të EVN Strugë kanë deklaruar se i raportuari V.R. kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike trefazore në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Qeveria njoftoi sot se në ora 15:30, kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e vetëqeverisjes lokale Zlatko Perinski do të kenë takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në objektin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk. Pas takimit, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski do të deklarohet për media. Ky takim vjen, pas ftesës së dy ditëve më parë të Arsovskës për takim me kryeministrin, “Udhëheqësia e qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tryezë të përbashkët me kryeministrin. Ftojmë kryeministrin Mickoski që të përcaktojë datën, vendin, temat për diskutim dhe formatin e takimit”, thuhej…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë nën patronat, mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës. Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, Osmani shkruan se sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh edhe në basketboll. “Me kënaqësi të veçantë e kam marr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, i cili solli basketbollistë të rinj nga Kosova dhe ekspertë e trajnerë të basketbollit amerikanë…

Lexo më Shumë

Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se diaspora sjell 250 milionë euro në vit në vend. Profesori universitar, Ali Maksuti, thotë se pjesa më e madhe e remitancave përfundojnë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në dasma, por edhe si injeksion financiar për familjet. “Lëvizja e mërgimtarëve në Maqedoni përfshihet në dy periudha e dimrit dhe e verës, dhe, edhe pse janë të shkurta këto ardhje impakti është tejet i madh. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut për dhjetë vjetët e fundit janë 2.5 miliardë dollarë, që në vit i bie 250 milionë euro në vit.…

Lexo më Shumë

Pajazit Pajaziti të shkarkohet menjëherë, ai është një eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në sistemin gjyqësor, i cili po e shkatërron sistemin nga brenda. Pajaziti nuk i plotëson kriteret etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. Ai, në vend të paraburgimit, i caktoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit, duke i hapur kështu rrugën për të ikur, thonë nga VMRO-DPMNE. “Pajaziti dinte se Ramadani, në përputhje me të kaluarën dhe përvojën e tij, mund të përpiqet të ikë, por megjithatë, qëllimisht e caktoi në arrest shtëpiak. Është e qartë se qëllimi i Pajazitit ishte t’i jepte mundësinë Blerim Ramadanit të ikte. Pajaziti…

Lexo më Shumë

“New York Times”: Çfarë fshihet pas projektit të litiumit në Serbi Dritaret dhe çatitë e thyera, shtëpitë e braktisura në një luginë bukolike të mbuluar me ara me misër dhe pemishte pranë kufirit të Serbisë me Bosnjën, duken si rrënojat e luftërave ballkanike të viteve 1990. Por shtëpitë janë në fakt viktimat e një beteje aktuale të ngarkuar me gjeopolitikën: ku Evropa mund të marrë materialet që i nevojiten për të bërë bateritë e makinave elektrike dhe për të thyer varësinë e saj nga burime si Kina. Shtëpitë, në luginën e Jadarit në perëndim të Serbisë, u blenë vite më…

Lexo më Shumë

Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov. “Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut. Janë aktive disa zjarre më të vogla, me të cilat do të merremi gjatë ditës së nesërme”, tha dje Angelov. Autoritetet vendosën të luftojnë zjarret në ambiente të hapura për dy muaj, disa prej tyre u dogjën për javë të tëra dhe u desh të thirrej ndihma e huaj. Edhe më herët QKM njoftoi…

Lexo më Shumë

LAMM njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka prite të gjata. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…

Lexo më Shumë