Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov do të realizojë takim me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. Siç informojnë nga Qeveria, takimi vjen pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillit gjyqësor, besimin e ulët dhe thirrjes së hapur të Qeverisë për propozime për reforma në Këshillin gjyqësor. Pas përfundimit të takimit, kryeministri do të japë deklaratë për mediat.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se është në proces dorëzimi i teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të shtypura që do të përdoren në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin akademik 2024-2025. Sipas dinamikës së përcaktuar, dorëzimi duhet të kryhet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator, por për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe shpejtësia e të gjithë drejtorëve të shkollave. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska u ka dërguar mesazh drejtorive të shkollave, ku thotë se nxënësit dhe mësimdhënësit janë shqetësimi i tyre kryesor dhe se janë ata…

Lexo më Shumë

Një mashtrim prej 23,000 eurosh është raportuar në polici nga një grua, e cila është mashtruar duke besuar se një burrë 41-vjeçar nga Prilepi do ta ndihmonte të blinte tre apartamente në Strugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “SPB Strumica ka ngritur kallëzim penal kundër B.K. (41) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “mashtrim”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm në emër të një personi nga Strumica, përmes aplikacioneve mobile e ka mashtruar një grua nga Shkupi duke e bërë të besojë se do ta…

Lexo më Shumë

Burrat që shmangin pagesat për mbështetjen e fëmijëve duhet të detyrohen të paguajnë borxhet e tyre dhe të fitojnë respektin e familjeve të tyre duke u angazhuar në ushtrinë ruse, ka sugjeruar një deputet rus. Në një intervistë me faqen e lajmeve 360 ​​të Rusisë të hënën, deputeti i Dumës së Shtetit, Vitaly Milonov u ankua për faktin se kaq shumë burra të divorcuar “u thonë përmbaruesve se nuk kanë punë, nuk kanë pronë, kështu që nuk mund të mbajnë familjen e tyre”. Ata që i shmangen me këmbëngulje pagesave të fëmijëve duhet t’u ofrohen kontrata me forcat e armatosura…

Lexo më Shumë

Një veturë është vjedhur së fundi në Shkup. Një qytetar i Kosovës, por që jeton jashtë vendit ka njoftuar se vetura e tij është vjedhur në një prej qendrave tregtare të Maqedonisë së Veriut. Ai madje tregoi se ku saktësisht u vodh kjo veturë. Duhet theksuar se vjedhjet e shpeshta të automjeteve po u shkakton pasiguri e dëme të mëdha qytetarëve.

Lexo më Shumë

Një ngjarje tronditëse është regjistruar më fshatin Lajthizë, ku një 68-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale F.R, është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte. Si pasojë e plagëve të marra burri kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, ka qenë vajza e viktimës ajo e cila e ka gjetur të pajetë të atin në banesën në fshatin Lajthizë ku dhe ai kalonte muajt e verës. Ajo kishte dy ditë që nuk kishte pasur asnjë komunikim me të atin dhe e shqetësuar shkoi në banesë ku dhe…

Lexo më Shumë

Një vrasje sapo ka ndodhur në parkingun e Mavrovkës. Një person ka dalë nga një veturë ngjyrë gri – karavan, me targa të huaja, ka gjuajtur me pistoletë në gjoks një person ndërsa nga vetura e hapur i është marrë një kuti tashmë të ndjerit. Policia e ka bllokuar vendin, ndërsa janë vënë pas veturës që iku nga vendi i ngjarjes e që me shpejtësi të madhe u drejtua nga rruga majtas udhëkryqit drejt Bit Pazarit. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Një person mbrëmë ishte plagosur nga të shtënat në lagjen Hasanbeg të Shkupit. “Më 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin Aleksandar Makedonski nga një veturë në lëvizje ishte gjuajtur ndaj veturës ‘pasat’ me targa austriake, me çka plagë ka marrë një person i cili është dërguar në Qendrën Klinike”, informojnë nga MPB. Nga aty shtojnë se po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 17 gusht, në Kopaonik, në moshën 58-vjeçare, ka vdekur Aleksandar Grbovic (Aleksandër Gërboviq), bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq. Grbovic, u varros dje (e hënë) në Pozhegë të Serbisë. Aleksandar Grbovic, ka qenë kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës. Ai ka vdekur pas mesnatës, gjatë një ndeje që po organizohej në Kopaonik, me rastin e datëlindjes së djalit të terroristit Milan Radoiçiq. Sipas burimeve tëKP, Grbovic, ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, pronë e Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinovicit. Aleksandar…

Lexo më Shumë

Përgjegjësia për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak duhet të kërkohet në institucionin që ka kryer mbikëqyrjen, thonë nga Gjykata Penale. Në këtë rast kjo është MPB-ja. Gjykata përmes një kumtese ka arsyetuar vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti për t’i shqiptuar Ramadanit arrest shtëpiak. Nga Gjykata shtojnë se Pajaziti gjatë sjelljes së vendimit për paraburgim shtëpiak i ka marrë parasysh faktet se në raste identike janë sjellë aktgjykime se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim. Nga Gjykata kërkuan që rasti të mos përdoret për përplasje politike. Megjithatë, VMRO-DPMNE kërkon shkarkim të gjykatësit Pajaziti, ndërsa nga koalicioni VLEN ende nuk…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN një kumtesë për media thotë se udhëheqësia e BDI-së vazhdon të jetojë në një botë paralele. Nga VLEN thonë se BDI përpiqet të shitet si viktima politike të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it. “Shumica e shqiptarëve votuan për ndryshim më 8 maj, që, ndër të tjera, do të thotë përgjegjësi penale për të gjithë ata që janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve gjatë këtyre 22 viteve të regjimit. Qëllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me çdo kusht zbulimin e plotë të tyre para opinionit. Prandaj, nuk është rastësi që kemi thënë se ata duhet të riemërohen në…

Lexo më Shumë