Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi u takua sot me ambasadorin turk, Sh.T. Fatih Ulusoj.
Ministri Durmishi dhe Ambasadori Ulsoj diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e tij në periudhën e ardhshme.
Ministri Durmishi falënderoi Republikën e Turqisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia, e deri më sot.
“Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues. Të dhënat e shkëmbimit tregtar tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar është renditur në vendin e 7-të në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet në mënyrë plotësuese”, tha ministri Durmishi në takimin.
Siç theksoi ministri, Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në mbështetjen e kompanive vendore, por edhe të huaja që punojnë në vend, si dhe mbështetjen dhe zhvillimin e tregut të punës, si kompetencë e re që do ta marrim përsipër.
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe unë si ministër do të punojmë në periudhën e ardhshme në krijimin e kushteve për intensifikimin e bashkëpunimit mes bizneseve nga të dyja shtetet, me qëllim të rritjes së shkëmbimit tregtar”, tha ministri Durmishi.
Data 27.07.2026
Aktuale
- “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë!
- Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali/ Arrestohet në Sarandë
- BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat
- Ferati takon ambasadoren sllovake, bisedojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
- “Zgjatja e hetimeve nga SPAK, sepse Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/ Gazetarja Anduena Llabani: Është hapur edhe çështje për “Albcontrol”
- Tre persona nga Prilepi ndalohen në Ohër, policia sekuestron drogë dhe sende të dyshuara
- Fatos Lubonja: Rama është shumë i rrezikshëm! “Besa?” Mashtrim sepse nuk instalon dot diktaturën e pastër
- “E ka degraduar qeverisjen e tij me pantallona nëpër këmbë”- Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Njeriu që i ka vënë zjarrin Shqipërisë, do shuaj flakët në Francë dhe Spanjë!


