Ferit Idrizi do të inaugurohet sot si kryetar i Komunës së Vushtrrisë. Seanca solemne do të mbahet në Kuvendin Komunal, duke nisur nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv. Idrizi doli fitues në zgjedhjet e fundit lokale, ku mposhti kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Idrizin.
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale po zhvillon këtë të premte, më 12 dhjetor, një operacion të koordinuar në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes. Sipas raportimeve nga terreni, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime paraprake pohojnë se arrestimet u kryen në Fushë Kuqe, ku të dy personat dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e rendit u sekuestrua edhe një sasi armësh zjarri.…
Shqiptarët prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndërtojnë jetën dhe bizneset e tyre me sukses. Ndër ta është edhe Mergim Lala nga Ferizaj, i cili prej më shumë se katër dekadash jeton dhe vepron në Houston të Texasit. Ai drejton me sukses biznesin familjar të picerisë “Brother’s Pizza”, një emër i vlerësuar lart nga komuniteti amerikan, por edhe nga forcat policore të zonës. Shefi i policisë së qarkut Harris, Mark Herman ka falënderuar pronarin shqiptar të picerisë “Brothers Pizz” për befasinë që u ka bërë policëve të stacionit të katërt. “Sot, Mike nga Brothers Pizza…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup. Në përgjigjen e dërguar nga MPB, institucioni sqaron se formimi i Shtabit Operativ nuk është një masë e jashtëzakonshme, por një procedurë standarde që zbatohet për çdo tubim publik të shkallës së gjerë. Sipas tyre, të gjitha masat e nevojshme do të zbatohen sipas ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar një protestë të sigurt dhe pa incidente. Sipas tyre, të gjitha masat…
Mbrëmjen e kaluar, në seancën maratonë Kuvendi ka kaluar me 73 vota pro dhe 14 kundër, projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ky akt normativ, i miratuar pas mesnatës, pati kundërshti të forta nga opozita, e cila kërkoi publikimin e listës së përfituesve të kësaj amnistie fiskale. Ligji i miratuar parashikon që të gjitha detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2014 të fshihen automatikisht, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në total, nisma prek rreth 2 miliardë euro detyrime, nga të cilat rreth 1…
Më 10.12.2025 në orën 22:40, policia e Çegranit arrestoi B.M. (62), pas denoncimit të një 20-vjeçareje se ai e kishte shqetësuar me thirrje telefonike dhe mesazhe kërcënuese. Pas dokumentimit, ndaj tij do të vazhdojë procedura ligjore.TS
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni Kilajt, njëri nga të akuzuarit për pengim të drejtësisë në rastin “Thaçi 2”. Në Klan Kosova, Haradinaj tha se për 40 mijë euro të dorëzuara në rastin e Kilajt, Specialja ka rënë në “lajthitje”. Madje, këtë institucion e ka quajtur edhe grup kriminal ekonomik, që sipas tij, e kanë demaskuar veten me vendimin e fundit, transmeton Klankosova.tv “Kjo gjykatë s’ka standard. Është grup kriminal ekonomik, që janë ulë vetëm për rroga. Llogarite, 40 mijë euro i kanë josh, ndërsa një shtet, një aparaturë…
Shkëndija e Tetovës sonte luan një nga ndeshjet më vendimtare të këtij edicioni europian, teksa në arenën “Todor Proeski” pret skuadrën sllovake të Slovan Bratislavës, në duelin e parafundit të fazës së parë të Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit në këtë duel vijnë pas mbylljes së suksesshme të gjysmësezonit vjeshtor në kampionat, teksa i gjithë fokusi është për ndeshjen e sotme, ku do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, pasi një fitore do ti hapte Shkëndijës rrugën drejt fazës pranverore, duke e afruar historikisht me një sukses të ri në arenën europiane. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara,…
Më 10.12.2025 në orën 13:00, policia e Stacionit Zherovjan arrestoi B.E. (30) nga Zherovjani, i dyshuar se për disa ditë ka kryer vjedhje në një stallë të braktisur në fshatin Tenovë, në pronësi të L.I. (22). Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.TS
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot është për vizitë pune në komunën Strumicë ku po merr pjesë në Mbledhjen Solemne të Komunës me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Strumicës. Gjatë takimit me kryetarët ai theksoi se NP për rrugë shtetërore tashmë e përfundoi projektin për një trase për rrugën e shpejtë e cila lidh Korridorin 10 dhe Korridorin Struma në Bullgari, gjegjësisht pjesën nga Smokvica përmes Vallandovës, Strumicës, Novo Sellës dhe kufirit me Bullgarinë. Ministri gjithashtu tha se 14 projekte infrastrukturore janë paraparë për komunën Strumicë me mbështetje të Qeverisë, ndërsa paralajmëroi edhe projekte të…
Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise. Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër. “Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të…
Deputeti Lefkov nga VMRO-DPMNE thotë se Venko Filipce dhe LSDM-ja, kishin një politikë partiake dhe shtetërore për vendosjen e migrantëve, duke treguar me kete rast edhe dokumentin i cili, sipas tij, vërteton këtë “Lideri i LSDM-së, Venko Filipce, si ministër në Qeverinë e Zoran Zaev, në vitin 2018 punoi në mënyrë aktive për hapjen e një kampi migrantësh në Bardovc, gjegjësisht mori pjesë në miratimin e një Plani Projekti për ndërtimin e një qendre pritjeje për migrantë në Bardovc” – tha Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, në një konferencë për shtyp. – Konkretisht, në “Gazetën…

