Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në ditën e hedhjes zyrtarisht të gurthemelit të Kampusit më modern të Universitetit Nënë Tereza, tha se ky projekt është invesitmi më i madh në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Mexhiti gjithashtu bëri të ditur ky investim kap vlerën e rreth 42 milionë euro.

Lexo më Shumë

Rreth 50 punëtorë, kryesisht nga Maqedonia, janë larguar nga puna nga kompania Bechtel‑Enka, pa paralajmërim paraprak dhe pa një sqarim të detajuar zyrtar. Sipas punëtorëve të prekur, arsyeja që u është dhënë është se Qeveria nuk ka lëshuar mjetet financiare për pagesën e pagave të tyre. Ata thonë se vendimi për largimin nga puna ka ardhur papritur, duke i lënë pa punë dhe pa siguri financiare. Punëtorët kërkojnë që të respektohen kontratat e tyre të punës dhe që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë transparencë lidhur me arsyet e këtij…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër një 55-vjeçari, i dyshuar për veprën penale – Vrasje, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë), dhe kundër tij është zhvilluar edhe procedurë për Kërcënim të sigurisë, sipas nenit 144, paragrafi 3, lidhur me paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal. Më 1 mars, në shtëpinë e familjes, në praninë e një personi tjetër, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, ai me qëllim u përpoq t’i privonte nga jeta bashkëshorten e tij. Ai nxori një pistoletë që e…

Lexo më Shumë

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht po zhvillojmë një listë instrumentesh ku do të investojmë. Kjo nuk i përfshin vetëm kriptovalutat”, ka thënë Suleimanov në një konferencë për media, tek ka shtuar se investimet do të bëhen në kompani teknologjike që lidhen me kriptovaluta dhe asete digjitale financiare. Këto investime pritet të nisin në periudhën prill-maj.

Lexo më Shumë

Një përplasje gjithnjë e më e ashpër mes Hungarisë dhe Ukrainës po përshkallëzohet, pasi Budapesti sekuestroi dy automjete të blinduara ukrainase të bankave që transportonin miliona euro para të gatshme si dhe lingota ari, shkruan The Guardian. Shtatë shtetas ukrainas që shoqëronin makinat u arrestuan gjithashtu. Zyrtarët hungarezë thanë se ukrainasit e ndaluar kishin lidhje me shërbimet e inteligjencës dhe sugjeruan se paratë mund të jenë me origjinë të dyshimtë, ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, akuzoi Budapestin për “marrje pengjesh dhe vjedhje parash”. Sybiha gjithashtu akuzoi presidentin hungarez pro-rus, Viktor Orbán, se po sajonte këtë skandal…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbia, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se Serbia mund të pajiset me “mijëra robotë të armatosur” nga Kina për paradën ushtarake të vitit 2026. Ai ka shprehur shpresën se presidenti kinez, Xi Jinping, si mik i Serbisë, do të ndihmojë në realizimin e këtij plani, ndërkohë që robotët humanoidë janë prezantuar tashmë në Beograd nga kompanitë Minth Group dhe AGIBOT Innovation. Eksperti i sigurisë, Nikolla Lluniq, vlerëson se deklaratat e Vuçiçit janë më shumë një mesazh politik sesa një plan konkret, pasi ushtritë moderne nuk disponojnë robotë humanoidë të armatosur operacionalë në terren. Sipas tij, robotët kinezë përdoren…

Lexo më Shumë

Nga ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se një 45 vjeçar nga Dojrani është privuar nga liria për shkak të dyshimit të veprës “mashtrim”, ku është dëmtuar një grua e moshuar nga Kavadari me shumën prej 300.000 denarë. Njoftimi i plotë nga MPB. Më 06.03.2026, në ora 09:35 në Kavadar, zyrtarët policorë nga SPB Kavadar e kanë privuar nga liria A.T. (45) nga Dojrani. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “mashtrim”, me ç’rast është dëmtuar një grua 81-vjeçare nga Kavadari për shumën prej 300.000 denarësh. Konkretisht, më 05.03.2026, 81-vjeçarja nga Kavadari ka raportuar…

Lexo më Shumë

​Më datë 06.03.2026, në orën 11:10, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin V.B. (29 vjeç) nga fshati Poroj i Tetovës. ​Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë, ai ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë personin M.V. (67 vjeç). Përveç sulmit fizik, 29-vjeçari i ka dëmtuar edhe automjetin të moshuarit. ​Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së, Kaja Shukova, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski pas një sërë tragjedish që lidhen me dhunën në familje dhe dështimet institucionale. “Sa jetë të tjera duhet të humbasin që të jepet llogaridhënie? Sa tragjedi të tjera duhet të ndodhin që Pançe Toshkovski të japë dorëheqjen?”, tha Shukova. Ajo vuri në dukje se publiku është në pikëllim, tronditje dhe zemërim pas tragjedisë së fundit në lagjen Karposh të Shkupit, ku një nënë dhe vajza e saj e mitur humbën jetën. “Ministria e Brendshme e…

Lexo më Shumë

Më datë 06.03.2026, në orën 15:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar personin me iniciale F.Z. (38 vjeç) nga Tetova. ​Sipas raportit, ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë hyrë me përdorim force në zyrën e Z.N. (45 vjeç) nga fshati Falisht i Tetovës, e cila është e punësuar në Kopshtin e Fëmijëve “Mladost”. Pas hyrjes me forcë, ai e ka sulmuar fizikisht punonjësen. ​Policia bën me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës ligjor.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Besart Durmishi në emisionin Biznes21 në TV21, deklaroi se VLEN-i punon për të kthyer mërgimtarët në vend. Durmishi tha se qeveria po ndërmerr masa për ta parandaluar këtë dukuri. “Ikjet nga vendi kanë filluar shumë më herët. Kemi masa për të gjithë personat e shpërngulur që duan të kthehen në vendin tonë dhe të investojnë. Ata do të marrin mbështetje financiare, ndërsa ata që nuk mund të gjejnë vende pune jashtë vendit mund të vijnë këtu dhe të investojnë në biznes. Në ligj ekziston mbështetje për investime për të gjithë njerëzit që janë jashtë vendit të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, gratë mbanin 33,6% të vendeve në parlamentet kombëtare në të gjithë Bashkimin Evropian, që paraqet një rritje prej 5,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015. Në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, 37,5 për qind e deputetëve janë gra, që është një rritje prej 3,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015, tregojnë të dhënat e Eurostat. Pjesëmarrjen më të madhe të grave në parlamentet e tyre e kanë Finlanda (46,0%), Suedia (44,8%) dhe Danimarka (44,7%), ndërsa Qipro (14,3%), Hungaria (15,6%) dhe Rumania (22,0%) kanë përqindjen më të ulët. Krahasuar me vitin 2015, të gjitha vendet e BE-së…

Lexo më Shumë