Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se autostrada “Ibrahim Rugova” duhet të bëhet me pagesë dhe të ketë një kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Sipas Maliqit, degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe problemet në këtë rrugë do të shkojnë vetëm duke u rritur. “ Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë/toll dhe për kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Çkado që është duke u bërë sot qartazi nuk po funksionon. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur edhe më herët, por degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe ka për të qenë gjithnjë e më shumë problem”, ka…
Author: Hamdi Kumanova
Ka skaduar afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kryetarë komunash nga përfaqësuesit e autorizuar për zgjedhjet e përsëritura lokale të caktuara më 11 janar 2026. Siç na informoi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani, në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, ku në zgjedhjet e kaluara nuk u arrit minimumi ligjor i daljes prej një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve, janë dorëzuar gjithsej shtatë kandidatura. Në Gostivar në garën zgjedhore do të konkurrojnë kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të koalicionit VLEN. Në Vrapçisht do të garojnë kandidati i AKI-së dhe një…
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hazgan Haklaj tha se UÇK nuk mund të njolloset dhe askush nuk mund ta perëndojë diellin e saj, pasi siç tha, është epoka më e ndritur e cila me gjak shkroi lavdinë më të madhe të shqiptarëve, përcjell TV21. Haklaj tha se soz zë gjitha rrugët të dërgonin në Shkup. “Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në e lavdishme. Ajo me gjakun e saj nënshkroi lavdinë më të madhe të historisë sonë, pas epokës së Skenderbeut, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është epoka më e ndritur epoka e UÇK-së. Në këtë betejë…
Profesoresha e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Renata Deskoska, e cila më parë ka shërbyer si ministre e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ministre e Drejtësisë në qeveritë e LSDM-së, është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Venedikut, transmeton Portalb.mk. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehu kënaqësinë që është nënkryetarja e parë e këtij Komisioni që vjen nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo nga ndonjë prej shteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Sipas saj, zgjedhja përbën një vlerësim për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm në…
Nuk ka shqiptar, pavarësisht kampit politik, që ka dyshime mbi legjitimitetin e luftës për çlirim dhe liri të Kosovës. Ky legjitimitet u dëshmua nga koalicioni i UÇK-së me Perëndimin, asokohe, i vijuar me themelimin e shtetit të Kosovës, i përforcuar sot me dëshminë e figurave të NATO-s.., etj, etj, në procesin e Hagës. E flamuri kombëtar që do valëvitet në atë protestë të ligjshme, nuk përjashton askënd të etnisë shqiptare dhe as do të jetë kërcënim për etninë tjetër me të cilën bashkëjetojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë kusht të bashkëjetesës në barazi mes dy etnive kryesore…
“Ky është një moment me emocione të veçanta, sepse bëhet fjalë për ata që dhanë më të shenjtën për lirinë e Kosovës. Porosia përfundimtare është e qartë: duhet të vendoset drejtësia dhe të lirohen ata që sot po mbahen padrejtësisht informon Tetovasot. Viktima dhe xhelati nuk mund të barazohen në asnjë mënyrë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. Drejtësia duhet të vihet në vend dhe ata duhet të jenë të lirë.”tha Talat Xhaferi.Tetovasot
Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua dje në Liqenin e Mavrovës. Kryetari i Komitetit, Marjan Prposki, në një deklaratë për MIA tha se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Ai shtoi se Komiteti ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit sportiv të tipit Piper 28 rreth dje rreth orës 12:30, pas së cilës ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet, transmeton Portalb.mk. “Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për…
Lidhur me protestën e sotme për mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, lideri i partisë politike “Dinjiteti” dhe veteran i forcave maqedonase të konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angellov, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook. Angellov thekson se të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pa marrë parasysh se ku dhe kur janë kryer ato krime. Ai nënvizoi se kjo vlen edhe për pjesëtarët e UÇK-së që, sipas tij, kanë kryer krime lufte në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001, duke vlerësuar se është…
Në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente (TOARILUC), për herë të parë në Maqedoni është realizuar një ndërhyrje kirurgjikale komplekse te një fëmijë 4-vjeçar me deformim të rrallë kongjenital – deformiteti i Sprengelov (Sprengel deformity), në bashkëpunim me prof. dr. Ufuk Ajdinli nga Republika e Turqisë. Kjo ndërhyrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor maqedonas për trajtimin e gjendjeve ortopedike të rralla dhe komplekse në moshën pediatrike, përmes punës ekipore, përcjelljes së njohurive dhe zbatimit të teknikave moderne operative. “Kjo ndërhyrje është rezultat i një koordinimi multidisiplinar…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në poligonin “Krivollak” do të shkatërrohet një sasi e madhe mjetesh shpërthyese-mina që janë sekuestruar para 15 vjetësh. “Pas plot 15 vjet, gjatë ditës së sotme (13.12.2025), mjetet shpërthyese -minat nga kazerma “Gjorçe Petrov” deri në poligonin e armatës “Krivollak” do të transportohen me mjete transportuese -kamionë të ARM-së, ku në prani të Komisionit për shkatërrimin e armëve, pjesëve dhe komponentëve të armëve, municionit dhe materialit shpërthyes, nga nëpunës policorë të Njësitit për Zbulimin dhe Çmontimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese, ekspertë nga ARM-ja dhe piroteknikë nga Drejtoria për…
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me 7 vjet burg dhe që nga viti 2021 vuante dënimin në Burgun “Idrizovë”, në fillim të javës është kthyer në shtëpi, duke u liruar nga burgu. Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski. “E dënuara Janeva përfitoi lirim me kusht dhe është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit 7-vjeçar”, deklaroi për SDK.MK Jovanovski. Janeva ishte nënshkruese e aktakuzës për blerjen e Mercedesit luksoz për Nikolla Gruevskin, të financuar me para të policisë, për të…
Përveç barrierave financiare, Maqedonia е Veriut përballet edhe me sfida serioze strukturore, rënie të normave të imunizimit tek fëmijët, ulje të jetëgjatësisë së pritshme si pasojë e pandemisë, barrë të lartë nga sëmundjet jo-ngjitëse, prevalencë të lartë të duhanpirjes, si dhe emigrim dhe plakje të fuqisë punëtore shëndetësore. Këta faktorë e vështirësojnë më tej sigurimin e një kujdesi shëndetësor të drejtë, të qasshëm dhe cilësor për të gjithë qytetarët. Kjo theksohet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), me rastin e Ditës Botërore të Mbulimit Universal Shëndetësor, ku vihet në pah barra e rëndë dhe pasojat serioze që sjellin…

