Author: Hamdi Kumanova

-Në rajonin e SPB-Shkup, për fat të keq është regjistruar një rast më serioz, vrasje. Ku jetën e humbi një shtetas i Turqisë, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shtyp në lidhje me natën e Vitit të Ri, përcjell TV21. Ndërkaq, në raportin e detajuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur “Më 01.01.2026, në orën 01:11, në SPB-Shkup është raportuar se përpara një objekti të gastronomisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ishte shkelur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike, ku dy persona pësuan lëndime…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës nga radhët e VMRO-DPMNE, me votat e këshilltarëve të VMRO-së, VLEN-it, Listës Merko dhe Levica, ka nxjerrë në pah, sipas këshilltarit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Faton Pollozhani, një marrëveshje të hapur politike dhe jo thjesht një procedurë institucionale. Në reagimin e tij publik, Pollozhani thekson se për ditë me radhë është tentuar të ndërtohet një narrativë e rreme, sipas së cilës kinse Aleanca Kombëtare për Integrim bashkëpunon fshehurazi me Listën Merko. “Sot e vërteta foli vetë – jo me deklarata, por me votë. Jo me akuza, por me…

Lexo më Shumë

Kupa e Afrikës zakonisht prodhon çudi nga më të ndryshmet e mes të cilave, një vend kanë edhe vendimet arbitrare të qeverive të pjesëmarrësve kur janë të pakënaqura me rezultatet e ekipeve të tyre Vendimtare ishte ndeshja e fundit në grup, ku ekipi u mund 3-2 me përmbysje nga Bregu i Fildishtë, duke sjellë një “tërmet” të mirëfilltë në radhët e ekipit. Sipas mediave lokale, pas eliminimit, qeveria e Gabonit ka marrë masa drastike, duke vendosur përjashtimin e dy yjeve të skuadrës, Pierr Emerik Aubamejang dhe Bruno Ekuele Manga. I pari njihet si një nga futbollistët afrikanë më të mirë…

Lexo më Shumë

Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, përcjell TV21. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia. “Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se është gjetur i rrëzuar. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient…

Lexo më Shumë

GËZUAR 2026 Vitin që po e lëmë pas ishte vit i punës, guximit dhe rezultateve të dukshme. Ishte viti kur fjala u kthye në vepër dhe premtimi në realitet. Si qeveri, bashkë me qytetarët, dëshmuam se ndryshimi është proces që jep fryte. Gjatë këtij viti u punësuan dhe u avancuan mijëra të rinj e të reja, duke i dhënë shpresë dhe perspektivë brezit që për shumë vite ishte lënë në harresë. U ndanë mjete konkrete për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim historik për arsimin dhe të ardhmen akademike shqiptare. Çdo komunë, pa dallim, mori mbështetje financiare,…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunimit është raportuar dje në Fushë Kosovë Siç bën të ditur policia, viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të panjohur. Po ashtu, sipas raportit të policisë viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim. “DHUNIM Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku…

Lexo më Shumë

Më 01.01.2026 në ora 00:54 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.Z. (19) nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në rr. “Ivo Ribar Lolla” në Tetovë, ai me automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur skajorin e rrugës, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.68 promilë alkool në gjak. Më vonë, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a…

Lexo më Shumë