Author: Hamdi Kumanova

Kushtet e pafavorshme atmosferike, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë në trafik. Sonte është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës, njofton TS. Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident dyshohet se janë përfshirë rreth dhjetë automjete. Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masa për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

Lexo më Shumë

Mbreme në ora 15:50, në SPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, në të cilin një automjet pasagjerësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë, rajoni i Gostivarit, njofton TS. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti pasagjerësh do të mbahet në Stacionin Policor Gostivar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ndërsa trupat e të ndjerëve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./TS

Lexo më Shumë

Moti sot do jetë pjesërisht me re. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale me ndërprerje shiu, dhe në malet më të larta me borë. Do të fryjë mesatarisht, në vend të erës së fortë të herëpashershme nga jugu. Në Shkup, moti do jetë pjesërisht me vranësira. Do të ketë shi të lehtë me ndërprerje në pjesë të luginës. Një erë mesatare do të fryjë nga jugu.

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Shkolla duhet të jetë hapësirë e dijes, e mendimit kritik dhe e formimit të lirë të individit. Kur ajo shndërrohet në instrument formësimi ideologjik, problemi nuk është më vetëm arsimor. Kthehet në rrezik serioz për fëmijët, shoqërinë dhe vetë shtetin. Debati mbi shkollat e lidhura me lëvizjen FETO në Ballkan nuk është çështje emocioni apo pozicionimi politik të përkohshëm. Është çështje strukturore, e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë shoqërore, edukimin e brezave të rinj dhe funksionimin e shtetit modern. Trajtimi sipërfaqësor i këtij fenomeni është gabim me pasoja afatgjata. FETO nuk vepron si një organizatë arsimore klasike.…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar sot në mëngjes fëmija dyvjeçar, i cili u plagos rëndë nga një plumb qorr në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri, derisa po shikonte fishekzjarrët, njoftuan autoritetet shëndetësore. Fillimisht, fëmija u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup, ndërsa për shkak të seriozitetit të plagëve u transferua urgjentisht në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, përcjell INA. Ekipet mjekësore konstatuan gjakderdhje masive në tru, me përfshirje të të gjitha ventrikujve cerebralë. Pavarësisht kujdesit intensiv mjekësor dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme, gjendja e fëmijës ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe kërcënuese për jetën. Mëngjesin e…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Stiven Ivanovski, rezulton i zhdukur pas zjarrit të madh që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në një lokal nate në qendrën turistike zvicerane Crans-Montana. Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka shpërthyer gjatë festës së ndërrimit të viteve, duke shkaktuar kaos dhe panik mes të pranishmëve. Autoritetet zvicerane raportojnë për dhjetëra viktima dhe mbi njëqind persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale të ndryshme të vendit. Familja e Stiven Ivanovskit ka humbur çdo kontakt me të pas incidentit dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë apel publik për…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për një 26-vjeçar nga Shkupi, pasi në veturën që po voziste, janë gjetur 10 kilogramë kokainë. Ndërkaq, në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se bëhet fjalë për personin me iniciale I.E. nga Shkupi, i cili fillimisht ishte ndaluar për kontroll në fshatin Koliçan të Epërm më datë 31.12.2025, në ora 14:30, ndërsa më pas i është marrë vetura për kontroll të mëtutjeshëm, ndërsa droga ishte gjetur më 1 janar nga Policia. Nga Prokuroria thonë se duke qenë se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge, janë lëshuar disa urdhra për të hetuar origjinën e kokainës,…

Lexo më Shumë

Sot, më 2 janar, në Varrezat e Dragodanit do të varroset ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas një agjende zyrtare të bërë publike nga familja Daci. Homazhet për të ndjerin do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në Sallën Plenare të Kuvendit do të organizohet Akademia Përkujtimore, përcjell Klankosova.tv. Varrimi me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20 në Varrezat e Dragodanit. “Familja Daci falënderon të gjithë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit.Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë. “Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai.

Lexo më Shumë

-Në rajonin e SPB-Shkup, për fat të keq është regjistruar një rast më serioz, vrasje. Ku jetën e humbi një shtetas i Turqisë, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shtyp në lidhje me natën e Vitit të Ri, përcjell TV21. Ndërkaq, në raportin e detajuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur “Më 01.01.2026, në orën 01:11, në SPB-Shkup është raportuar se përpara një objekti të gastronomisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ishte shkelur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike, ku dy persona pësuan lëndime…

Lexo më Shumë