Pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë që nisi në orën 03:00 lokale (08:00 GMT), presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, njoftoi vendosjen e forcave policore e ushtarake përgjatë kufirit me Venezuelën. Nga Bogotá, po bëhen përgatitje për një mundësishëm valë të madhe refugjatësh venezuelianë pas sulmeve të SHBA-së në Karakas dhe zona të tjera të vendit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini. Rajoni qëndron në pritje pas raporteve të mëtejshme mbi kapjen e dyshuar të presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, siç u njoftua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Petro ka bërë thirrje të përsëritura për paqe…
Author: Hamdi Kumanova
Më 03.01.2026 në ora 02:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rr. “Ilinden” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. (27) nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit, ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes” me targa të Gostivarit, i parkuar nga E.S. (19) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i tij V.A. (27) nga fshati Gradec, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri tjetër N.I. (37) nga fshati Gradec, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga…
MPB njofton se më datë 02.01.2026 në ora 13:00 në Stacionin Policor të Zherovjanit, E.A. (58) nga fshati Radiovcë, komuna e Bërvenicës, ka raportuar se rreth orës 12:40 në fshatin Radiovcë është sulmuar fizikisht nga M.B. derisa ishte duke kryer detyrat e punës si punonjës i EVN Maqedoni. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 02.01.2026 në orën 17:45 në fshatin Strimnicë, rajoni i Tetovës, pjestaret e Policisë ne Grupçin arrestuan F.B. (34) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, ai e ka kërcënuar me një objekt të mprehtë B.S. (40) nga fshati Kopaçindol, kryetar i komunës së Zhelinës, transmeton Faktiditor.info Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Faktiditor.info/
Mzpzb mjofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do…
Që nga tetori kemi filluar të punojmë në planifikimin e hekurudhës. Do të përfundojmë deri në verë dhe atëherë do të shohim ekskavatorët e parë në terren. Projekti i hekurudhës me shpejtësi të lartë do të përfundojë në vitin 2031, ndërsa ndërkohë, një binarë ose deri në vitin 2028 do të jetë funksional, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, duke folur për projektet hekurudhore. “Tani po punojmë në pjesën më të rëndësishme që nuk është e dukshme për qytetarët, dhe kjo është planifikimi i mirë. Tani po punojmë në planifikim dhe përgatitje. Kur bën planifikim të mirë, atëherë…
Ulja e temperaturave dhe shfaqja e ngricave në disa rrugë të vendit, kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim për shumë drejtues të automjeteve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur disa aksidente. Më i rëndi ka qenë ai në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, ku dy persona humben jetën. Sipas informatave të MPB-së, automjeti i drejtuar nga A.F. 56 vjeçar nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë-Rostushë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Radikë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjerja M.F. 56 vjeçare kanë ndërruar jetë në vendin e…
Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar, Valbon Limani, prezantoi një masë konkrete për mbështetjen e të rinjve, duke paralajmëruar financim direkt për nisma të reja rinore.“Për çdo të ri dhe të re deri në moshën 30 vjeç, Komuna e Gostivarit do të ndajë nga 60.000 denarë për start-up-e. Çdo vit do të mbështesim 30 ide të reja, sepse rinia është motori i zhvillimit,” deklaroi Limani. Limani nënvizoi që kjo masë do të zbatohet menjëherë pas marrjes së mandatit dhe synon të mbajë të rinjtë në vend duke investuar në idetë dhe potencialin e tyre. 30…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se viti 2026 do të jetë një vit i vështirë për qytetarët, duke theksuar se në buxhet nuk ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagave të punëtorëve, për vendosjen e një page minimale prej 600 eurosh, apo për uljen e çmimeve të larta. Sipas LSDM-së, në arkën shtetërore tashmë mungojnë rreth 1 miliard euro. Ata theksojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të shkaktojë një zinxhir shtrenjtimesh edhe në produkte dhe shërbime të tjera. “Gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Me afrimin e zgjedhjeve…
Disa furra në Maqedoninë e Veriut kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të bardha të bukës dhe të burekut, ndërsa të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim, si pasojë e rritjes së kostove të energjisë elektrike, thanë qytetarë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Sipas konsumatorëve, në disa furra çmimet janë rritur deri në 10 denarë për produkt, ndërsa nuk përjashtohet që shtrenjtimi të përfshijë edhe produkte të tjera nga mielli. Kjo ndodh vetëm disa muaj pasi çmimet e produkteve të furrës u rritën për herë të fundit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Prodhuesit thonë se…
Kryeministri Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se po realizohet projekti për ndërtimin e një salle të edukatës fizike në SHFK “Naum i Ohrit” në vendbanimin Creshevë në Komunën e Gazi Babës. Siç thekson kryeministri, projekti përfshin realizimin e një impianti sportiv modern pa auditor, i destinuar për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve rekreative. Ndërtimi i këtij objekti, siç thuhet në postimin në Fejsbuk, krijon kushte të sigurta, funksionale dhe moderne për aktivitet fizik për nxënësit, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre të shëndetshëm, rritjen e aktivitetit fizik dhe cilësinë më të mirë të…
Nga Drejtoria për të Ardhura Publike në një kumtesë për media bëjnë të ditur se në buxhetin e shtetit në vitin 2025 janë mbledhur 4 miliardë e 426 milionë euro nga taksat dhe kontributet sociale, transmeton TV21. Siç thonë nga DAP, krahasuar me vitin 2024 ka rritje të të ardhurave prej 308.3 milionë euro. Nga DAP mes tjerash theksojnë se nga shuma totale, të ardhurat tatimore arrijnë në 2 miliardë e 334 milionë euro, me një rritje prej 7,5%, përkatësisht 163,2 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Kumtesa e plotë e Drejtorisë për të Ardhura Publike. Drejtoria e…

