Author: Hamdi Kumanova

Emisioni “Inside21”, siguroi pamjet ekskluzive nga vendngjarja ku duket se ndodhi një mosmarrëveshje verbale, e cila më vonë u bë e kobshme për të akuzuarin B.M. Ky video material i konsideruar si provë nga Prokuroria Themelore e Kumanovës, doli të jetë e pamjaftueshme për të vërtetuar gjendjen faktike. Por, sipas pamjeve, shihet qartë se B.M. ofrohet te vetura taksi ku shofer ishte M.P. dhe aty shkëmbejnë komunikim verbal. Në asnjë nga sekuencat e këtyre 4 minuta e 55 sekonda nuk shihet që i akuzuari B.M. ka sulmuar fizikisht, përveç hapjes dhe mbylljes së derës nuk vërehet asnjë kontakt fizik, duke…

Lexo më Shumë

U.d. Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr, Ibrahim Dehari tha se, në mbledhjen e Bordit që pritet të mbahet sot, do të bëhet edhe largimi i tij, që për këtë, iu drejtua edhe me një letër kryeministrit të vendit, Hristijn Mickoskit, përcjell TV21. Dehari tha se edhe pse është emëruar në pozitën e tij nga qeveria e kaluar, ai nuk është pjesë e ndonjë partie dhe për këtë, i kërkoi kryeministrit që t’ia mundësoj siç thotë, të vazhdoj me sukseset në këtë institucion. Dehri numëroi një numër të arriturash që nga emërimi i tij dhe shtoi se është i…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media komentoi edhe retorikën e BDI-së. Mickoski tha se retorika e BDI-së po e irriton edhe faktorin ndërkombëtar por edhe qytetarët. “Sa më shumë që ne i kushtojmë rëndësi kësaj retorike, ajo nuk është një shenjë e mirë për cilësinë e qytetarëve. Do të jenë gjithnjë e më intensive. Me bësoni që kjo e irriton edhe faktorin ndërkombëtar edhe qytetarët”, tha kryeministri Hristijan Mickoski. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1138030684411273/?ref=embed_video

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve, ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë. Siç njofton MASH, vende të lira për akomodim ka në konviktet e studentëve: KSHS “Koço Racin” – Manastir, KSHS “Tome Stefanovski Seniq” – Shkup, KSHS “Nikolla Karev” – Ohër, KSHS “Orde Çopella” – Prilep dhe në KPS “Hiljadnikov” – Shtip. “Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike me aplikimin…

Lexo më Shumë

Alsat mëson ekskluzivisht se ish kryeshefi i sektorit të armëve në Shkup, Kire Danevski është i përjashtuari i parë në mesin e 15 zyrtarëve policorë të cilët u larguan nga MPB mbi konstatimet e kontrollit të brendshëm se kanë dhënë leje për armë në mënyrë jo ligjore. Bashkë me Danevskin është edhe struktura organizative e nën kompetencën e tij të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë shpërdoruar me detyrën zyrtare duke proceduar kërkesa pa plotësimin e kushteve ose duke i mbajt pezull kërkesat me vite. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në intervistën në Alsat, i pyetur lidhur me prezencën e Pasko Kuzmanit, ish kreut të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore i dënuar për krim me artefakte, në lokalitetin ku u gjenden artefakte historike në fshatin Koroshishtë të Strugës, tha se Kuzman është person i lirë dhe profesionist në fushën e arkeologjisë. Ai siguroi se nuk mund të manipulohet me artefaktet. “Z. Lutkov, kjo fotografi është marrë nga profili juaj i Facebookut. Çfarë kërkon me ju Pasko Kuzman në lokalitetin arkeologjik? Siç mund të shihni atje ka edhe njerëz tjerë, dhe ka edhe banorë. Po,…

Lexo më Shumë

Aksident në aksin Gostivar-Tetovë, lëndohet rëndë një person Më datë 14.11.2024 në ora 08:55, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar – Tetovë, afër kryqëzimit të Kamnjanit, automjeti i pasagjerëve ,,BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.O (20) nga fshati Pirok i Tetovës ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.O., të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin e vendit të aksidentit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë në takimin ministror në kuadër të samitit të klimës COP29 në Baku, Azerbajxhan, ku konfirmoi pjesëmarrjen aktive të vendit dhe mbështetjen për dy iniciativa kryesore: : COP29 Green Energy Pledge: Green Energy Zones and Corridors и COP29 Global Energy Storage and Grids Pledge. Siç njoftojnë sot nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, takimi ministror për iniciativat energjetike të COP29 është një nga ngjarjet kryesore të ditës së energjisë të samitit të klimës në Baku të Azerbajxhanit. Ky takim, i cili organizohet nga presidenca COP29 e Azerbajxhanit në…

Lexo më Shumë

Evi Kokalari, aktiviste e njohur shqiptare në SHBA, ka shkruar në lidhje me Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës. Ajo ka komentuar zërat se me ardhjen e Trumpit mund të lëvizet në drejtim të zhbërjes së Gjykatës Speciale ose një lloj shpejtimi të gjykimit fer dhe të drejtë. Kokalari ka shkruar se Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse. “Presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them se Trump është një nga burrat më përdëllyes që do të gjeni ndonjëherë. Ai do…

Lexo më Shumë

Problemi i kësaj “varësie të padukshme” është gjithnjë e më i pranishëm tek të rinjtë, për të cilët bixhozi, bastet dhe lojërat e fatit janë një përditshmëri. Edhe pse për këtë temë publikisht flitet shumë pak, psikiatrit paralajmërojnë se vitet e fundit numri i personave që kanë krijuar varësi nga bixhozi sa vjen e rritet, shkruan Meta.mk. Ky problem bëhet i dukshëm vetëm atëherë kur grumbullohen borxhe ose kur paralelisht me lojërat e fatit shfaqen edhe probleme të tjera, edhe pse si për çdo gjë tjetër, parandalimi është rruga më e mirë, për çka përveç disa individëve, pothuajse askush në…

Lexo më Shumë

BDI dhe disa satelitë të saj tani që janë në opozitë po përpiqen të imponojnë një moral të rremë politik. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre. BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie. Kështu i përgjigjet VLEN-i akuzave të djeshme të BDI-së se Nafije Vërzivolli dhe Nafije Selmani janë kandidatë politikë…

Lexo më Shumë

Katër komuna kanë dalë kundër Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12, duke vendosur për ndalimin e përdorimit të tyre në shkolla, pas reagimeve të shumta mbi përmbajten e tyre, që është cilësuar si abuzuese për fëmijët. Deri tash, një vendim të tillë e kanë marrë Komuna e Prishtinës, Skënderajt, Fushë Kosovës dhe ajo e Vitisë. Komuna e parë që vendosi kundër përdorimit të këtyre doracakëve, ishte ajo e Prishtinës. Nënkryetarja e kësaj komune, njëherit Drejtoreshë për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, njoftoi për këtë vendim, derisa u bëri thirrje edhe komunave të tjera që të veprojnë njëjtë,…

Lexo më Shumë