Author: Hamdi Kumanova

“Rritja e theksuar e mjeteve për harxhime ushtarake dhe militarizimin në llogari të uljes së komponentës sociale dhe ekologjike në buxhet, është një tregues alarmant për prioritetet e kësaj qeverie”, thonë nga partia “E Majta”. Sipas tyre, buxheti për mbrojtje dhe blerje të armëve nga SHBA-të, është rritur për 13%, derisa pushteti OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN, qytetarëve të tyre të kategorisë sociale, siç thonë, u shkurton madje 40% të mjeteve. “Strategjia ekonomike e qeverisë aktuale, jo vetëm që bazohet në modelin e njëjtë të asaj të mëpërshme LSDM-BDI, por vendosi të shkurtojë për kategoritë e cënueshme. Alarmante është se buxheti…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka paralajmëruar sot një tjetër, siç thotë ajo, skandal të qeverisë së Hristijan Mickoski-t dhe OBRM-PDUKM-së, përkatësisht një tjetër përvetësim skandaloz dhe partizim bruto të AKE-së. “Pronarja e kompanisë që është dashur të ndërtojë garazhin kontrovers pranë Kuvendit, Ankica Trpkovska, është zgjedhur nga autoritetet për të qenë anëtare e Komisionit të AKE-së (Agjencia për Komunikime Elektronike) me një tarifë prej 2700 euro në muaj. Zgjedhja e Trpkovskës kontestohet nga disa aspekte. 1. Së pari, qeveria zbaton një partizim brutal të AKE-ut, i cili duhet të jetë një organ i pavarur, dhe strehon njerëz me…

Lexo më Shumë

“OBRM-PDUKM është parti e përgjegjshme e përkushtuar për transformimin e përshpejtuar ekonomik, financiar dhe infrastrukturor të Maqedonisë”, thotë partia dhe shton se viti i ardhshëm 2025 do të jetë vit zhvillimi me shumë investime kapitale, zhvillim të ekonomisë dhe rritje të standardit jetësor dhe mirëqenie për qytetarët. “Për këtë qëllim, qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka përgatitur një buxhet zhvillimor, i cili do të mbështesë dhe garantojë rritjen e ekonomisë maqedonase prej 3,7%. Në buxhetin e vitit 2025, rritja e të hyrave nga TVSH-ja është parashikuar për 10.5% më shumë se tani, ndërsa rritja e të hyrave doganore do…

Lexo më Shumë

Gjashtë ditë para manifestimit të 22 nëntorit, ditës së Alfabetit shqip, Muzeu në Manastir do të ketë drejtor të ri. Nuer Arsllani do të khehet në pozitën e drejtorit, i cili me Muzeun ka udhëhequr edhe në vitin 2016. Arsllani do të zëvendësoj Zait Aliun. Nuer Arsllani është emëruar ushtrues detyre drejtor, dhe si U.D drejtor mund të qëndroj maksimum 6 muaj.

Lexo më Shumë

Rreth 200 mijë qytetarë deri në fund të vitit duhet t’i ndërrojnë patentat e shoferit dhe t’i marrin me emrin e ri të shtetit Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është e gatshme të prodhojnë deri në 12 mijë patenta në ditë dhe sipas ministrit Pançe Toshkovski të gjitha lejet mund të lëshohen për më pak se 20 ditë. Toshkovski u bën thirrje shoferëve të dorëzojnë kërkesat dhe ta fillojnë procesin. “Diku rreth 200 mijë leje për vozitje i kemi si aktive në këtë moment e që janë me emrin e vjetër të shtetit dhe sipas legjislatives ligjore duhet…

Lexo më Shumë

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit. Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit…

Lexo më Shumë

Një e mitur është raportuar e zhdukur në Rahovec, ka njoftuar të shtunën Policia në raportin e saj 24-orësh. Sipas njoftimit, për viktimën nuk ka asnjë informacion që nga 13 nëntori. Tutje bëhet e ditur se nuk është hera e parë që ajo është larguar nga shtëpia pa u lajmëruar. “Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë”, thuhet në njoftim. Policia bën me dije se rasti është duke…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina duhet të bëjë çfarë është e mundur për të siguruar që konflikti të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë. Në një intervistë radiofonike të transmetuar sot, ai pranoi se situata në fushën e betejës në lindje është “e vështirë”, ku Rusia po avancon dhe ka pretenduar kapjen e disa qyteteve dhe fshatrave. Megjithatë, ai theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshje paqeje, shkruan skynews. Sipas një raporti të publikuar nga media Ukrainska Pravda, Zelensky deklaroi se një “Ukrainë e fortë” është kushti kryesor – qoftë…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë e cila ishte me leje të skaduar. Në shtëpinë e të dyshuarit është bërë bastisje, ku është gjetur edhe një pistoletë me leje të skaduar. “Patrulla policore ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasme kanë gjetur një pushkë M-48 e cila ishte me leje të skaduar”. “Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur një pistoletë me leje të skaduar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Rrugët e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me lagështirë. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës në qafat malore Strazhë 80 m, Gjavato 100 m, Mavrovë 80 m, dhe Pletvar 80 m. Të gjitha rrugët rrugore në vend janë të kalueshme. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje. Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, nga 15.11.2024 është mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e mjeteve.

Lexo më Shumë

Google Maps po përgatitet të bëjë ndryshime në funksionin e gjurmimit të vendndodhjes, që do të thotë se historia e mëparshme e vendndodhjes së përdoruesve do të fshihet nëse ata nuk ndërmarrin veprime të caktuara. Në dhjetor të vitit 2023, Google njoftoi se historia e vendndodhjes e mbledhur përmes Timeline do të zhvendosej nga cloud në hapësirën ruajtëse të telefonit deri në fund të 2024. Si parazgjedhje, ky ndryshim do të ruajë tre muajt e fundit të historikut të “Kronologjisë” së një përdoruesi dhe do të fshijë përgjithmonë pjesën tjetër. Ndërsa ky ndryshim pritej të ndodhte në muajin dhjetor,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar mbrëmë në Negotinë të komunës së Vraoçishtit. Nga atje ka bërë thirrje deri te Prishtina dhe Tirana që ta ngrisin zërin, pasi siç thotë, “Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak”. “Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbrojë gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar. Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë. Do t’i bllokojnë rrugët e Maqedonisë së Veriut. Presim që gjatë mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Kosovës ta ngrisë çështjen e gjuhës shqipe. Reagim presim…

Lexo më Shumë