Janë marrë 15 vendime për largim nga puna për persona në funksione të larta në MPB për shkak të parregullsive gjatë dhënies së lejeve për armë. Ministri Toshkovski tha se në kabinetin e tij por edhe ai personalisht ka marrë denoncime nga qytetarë për mënyrën e zbatimit të procedurave në MPB për dhënien e lejeve për armë. Pas hetimit të detajuar, siç tha Toshkovski, nga ana e Komisionit që e ka zbatuar revizionin për denoncimet, u konstatua se në të kaluarën nuk është vepruar për mbi 5000 lëndë ndërsa në shumë raste ku aplikuesit nuk i kanë plotësuar kushtet kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematik në Shkup, mëngjesin e sotëm të datës 16.11.2024 në ora 05:31 ka regjistruar tërmet. Epiqendra e të cilit ndodhet 80 km në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore Dojran-Kukush me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndier në Dojran dhe rrethinë. Ai kishte intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Në një intervistë për RTK, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare e cila pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Kosovë foli edhe për të ariturat e koalicionit VLEN si pjesë e qeverisë. Sa i përket 100 ditëshit të qeverisë, Mexhiti deklaroi se qeveria e Maqedonisë së Veriut është konform programeve dhe premtimeve dhe se po i zbaton projektet të cilat janë në favor të shqiptarëve. “Luftë e ashpër po bëhet ndaj biznesit të kazinove për ta reduktuar dukshëm sepse është i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin. Po ashtu po punohet…
Ndalohet një 16-vjeçar në Tiranë me akuzën “pornografi me të mitur” dhe “falsifikim kompjuterik”, shpërndau materiale intime të një të mitureje në rrjetet sociale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë…
Një rast i dhunë në familje është raportuar të premten në Prishtinë. Dyshohet se dy të dyshuarit, babë e djalë pas një mosmarrëveshje verbale, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info. “Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Zëri
Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, Ukraina ka marrë më shumë se 100 miliardë dollarë mbështetje buxhetore të jashtme. Në veçanti, që nga shkurti 2022, Ukraina ka marrë: 31.1 miliardë dollarë në 2022, 42.5 miliardë dollarë në 2023 dhe 27.2 miliardë dollarë në 2024 (që nga 14 nëntori), raporton Ukrinform, duke iu referuar Ministrisë së Financave. “Dhuruesit më të mëdhenj të ndihmës buxhetore për këtë periudhë janë: Bashkimi Evropian – 40.5 miliardë dollarë; Shtetet e Bashkuara – 28.2 miliardë dollarë; FMN – 11.4 miliardë dollarë; Japonia – 6.3 miliardë dollarë; Kanada – 5.4 miliardë dollarë”, thuhet në…
Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë therur katër persona me thikë nga një burrë i moshës 59-vjeçare, ndërsa në Klinë në pasditen e së mërkurës dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Dy tentim vrasje kanë ndodhur edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë. Rastet e vrasjeve në Kosovë në përgjithësi që po shkaktohen për motive të ndryshme, kanë shqetësuar qytetarët të cilët kërkojnë reagim më serioz të organeve të drejtësisë. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka thënë se…
Donald Trump zhvilloi takimin e parë me një lider të huaj që nga fitorja në zgjedhjet presidenciale. Ai tha se ishte një “nder” takimi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei në Florida përpara një samiti konservator të investimeve. Në një takim në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Milei përgëzoi presidentin e zgjedhur dhe tha se kjo dëshmoi “se forcat e qiellit ishin në anën e tyre”. Ai lavdëroi gjithashtu Elon Musk, biznesmenin miliarder që do të drejtojë Departamentin e ri të Efiçencës së qeverisë së Trumpit, duke pretenduar se platforma e tij X po ndihmonte “për të shpëtuar njerëzimin”, sipas BBC.…
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit. Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij. Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen…
Shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka reaguar ndaj kreu dhe kandidatit të AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj. Lajçi shprehet habi sesi ai Qeverinë e ka bërë “rrotë me tre spica”. “Rrotë hesapi! Ramushi e paska ba Qeverinë rrotë me tre spica! Demek kur të dalë spica e AAK-së lart, ai të jetë Kryeministër! – Rrotë (acion)! Haaaaaa! Rrotë hesapi! Ramushi e paska ba Qeverinë rrotë me tre spica! Demek kur të dalë spica e AAK-së lart, ai të jetë Kryeministër! – Rrotë (acion)! Haaaaaa!”, ka shkruar Lajçi. Në fund, ai e pyet Haradinajn se ku ka mbetur Fatmiri? “E…
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë të premten në mbrëmje. “Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruante…
I vetmi shpjegim logjik për një situatë të tillë është mbulimi i incidentit me bombën në Keramidnicë, dhe në të njëjtën ditë u bë publikimi i një lajmi tjetër, kështu thotë koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski për shkarkimin e djeshëm të 15 zyrtarëve të policisë për shkak të dhënies së paligjshme të lejeve për armë. Sipas Spasovskit, absolutisht nuk lejohet që njerëzit të poshtërohen, edhe pse, siç informon ai, deri më tani nuk janë ndëshkuar apo ndjekur penalisht. “Të gjithë kanë certifikata, disa prej tyre kanë edhe certifikata të NATO-s dhe e kanë kryer punën e tyre…

