Në një intervistë për RTK, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare e cila pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Kosovë foli edhe për të ariturat e koalicionit VLEN si pjesë e qeverisë.
Sa i përket 100 ditëshit të qeverisë, Mexhiti deklaroi se qeveria e Maqedonisë së Veriut është konform programeve dhe premtimeve dhe se po i zbaton projektet të cilat janë në favor të shqiptarëve.
“Luftë e ashpër po bëhet ndaj biznesit të kazinove për ta reduktuar dukshëm sepse është i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin. Po ashtu po punohet për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit që ka ndodhë në të kaluarën edhe pse fjalën e fundit ia lëmë drejtësisë”, tha ai.
Tutje Mexhiti deklaroi se është marr vendimi i qeverisë për 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza” dhe se të martën do të kalojë vendimi për ta rrumbullakuar sheshin “Skenderbeu” në “Çarshinë e Vjetër” të Shkupit, në vlerë prej 20 milonë euro.
“Në këto 100 ditë ka qenë dukshëm fokusi të fuqizimi i decentralizimit që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit dhe se qeveria ka hapur procedurën që në këtë gjysmë viti 100 milionë euro ndahen për projekte komunale që kanë të bëjnë më infrastrukturën dhe ngritjen e standardit jetësor dhe po përgatitet për 250 milionë euro tjera prej janarit deri në mars. Brenda gjashtë muajve shkon në gjysmë miliardë euro shuma për realizimin e projekteve, shumë e cila shkon për komunat në përgjithësi dhe 30 për qind e kësaj shume shkon për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, shtoi Mexhiti në një intervistë në RTK.
Sipas tij, decentralizimi për shqiptarët në Maqedoni është dy herë më i rëndësishëm për shkak se ka qenë ideja e marrëveshjes së Ohrit që nëpërmjet fuqizimit të komunave shqiptarët t’i realizojnë shumicën e të drejtave të tyre pa pasur nevojë të drejtohen drejt tek qeveria.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë
- Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë
- Zjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve
- Klodi ishte i ftuar në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, e për shkak të tij, Elijona nuk shkoi – ja kush e shoqëroi bukuroshin
- Protesta e natës bllokon rrugën nga Qafa drejt Kuvendit
- Ekskluzive për TV Shenja, Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special
- Turqia: Aleanca e Mbrojtjes së Mekës diskutoi mbështetjen për Arabinë Saudite mes zhvillimeve lidhur me Jemenin



